BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës
Bashkimi Europian ka ndarë 7.5 milionë euro shtesë për Kos...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë pas një takimi në Beograd me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian (BE), Peter Sorensen, se është thelbësore që dialogu me Kosovën të “kthehet tek obligimi” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe te mbrojtja e të drejtave të serbëve.
“Politika jonë është politika e paqes, e përkushtuar fuqishëm në kërkimin e zgjidhjeve kompromisi përmes dialogut, por edhe e vendosur dhe e përgjegjshme në mbrojtjen e interesave shtetërore e kombëtare”, shkroi Vuçiç më 26 gusht në "Instagram", pas takimit me Sorensen-in.
Ai shtoi se “përpjekja për ndalim” të pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë tregon se “respektimi i të drejtave themelore dhe lirive të veprimit politik të serbëve është i rrezikuar”.
Vuçiç theksoi, gjithashtu, se me Sorensen-in zhvilloi një bisedë të hapur, të fokusuar në mundësitë për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, si dhe mbi sfidat që lidhen me pozitën e serbëve në Kosovë.
Sorensen, pas takimit me Vuçiç-in, do të takohet edhe me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
I dërguari i BE-së për dialogun kishte vizituar Prishtinën më 6 gusht, ku me zyrtarët kosovarë kishte diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
I pyetur nga gazetarët mbi gjendjen aktuale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Sorensen tha shkurt se procesi është “aktiv”.
Marrëveshja për të cilën bëhet fjalë u arrit mes dy palëve në vitin 2023. Edhe pse nuk është nënshkruar, BE-ja insiston se marrëveshja është detyruese.
Dokumenti prej 11 nenesh, ndër të tjera, parasheh një nivel të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë, njohjen reciproke të simboleve shtetërore, shmangien e bllokimit nga Serbia të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe detyrimin që Prishtina dhe Beogradi të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme të arritura në dialog.
Raundi i fundit i dialogut Kosovë–Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së, u mbajt më 10 qershor.
Pas këtij takimi, në nivel të kryenegociatorëve, Sorensen deklaroi se po bëhen përgatitje për një takim në nivel të lartë.
Takim i tillë mes Kosovës dhe Serbisë nuk është zhvilluar që nga shtatori i vitit 2023.
Ai takim u mbajt pak ditë para se një grup serbësh të armatosur të sulmonte policinë e Kosovës në Banjskë, afër Zveçanit.
Kosova fajëson Serbinë për atë ngjarje, ndërsa Beogradi mohon çdo përfshirje.
Sorensen erdhi në Serbi në mes të një krize politike dhe protestave shumëmujore kundër qeverisë, që shpërthyen pas vdekjes së 16 personave në shembjen e çatisë së Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit.
Protestuesit, përveç kërkimit të përgjegjësisë për këtë tragjedi, po ashtu kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – kërkesë që autoritetet e refuzojnë./ Rel
Bashkimi Europian ka ndarë 7.5 milionë euro shtesë për Kos...
Në fjalimin e tij të parë pasi u zgjodh në krye të organit...
Dimal Basha është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës,...
Më në fund deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur k...
Presidenti i SHBA-së, Trump, tha se kishte folur përsëri n...
Në Francë jeta politike pas pushimeve të verës nis me simp...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do ta shka...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se presidenti ru...
Ministri i transportit i Turqisëabdulkadirura u dënua me g...
Vila Certosa, vila ikonike e Silvio Berlusconit në Costa S...
Kryeministri francez François Bayrou do të kërkojë një vot...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se mund të ketë...
Presidenti amerikan Donald Trump priti këtë të hënë në Sht...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç sqaroi sot situatën me p...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mirëpriti sot në nj...
Presidenti Trump është planifikuar të takohet këtë të hënë...
Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet kompetente ...
Prokuroria Speciale e Kosovës i ka kërkuar të hënën Gjykat...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë u k...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një taki...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...