Tarifa prej 50% e Trump ndaj Indisë hyn në fuqi, Modi thirrje bizneseve
Tarifat e larta prej 50% të Donald Trump ndaj Indisë kanë ...

Edhe pse më shumë se 140 shtete e kanë njohur tashmë Palestinën si shtet të pavarur, dhe atyre pritet t'u shtohen edhe Kanadaja, Franca, Britania e Madhe, Danimarka dhe Australia, Gjermania nuk e mbështet këtë.
Sipas kancelarit Friedrich Merz ndryshe nga vendet e tjera si Kanadaja ose Franca qeveria gjermane aktualisht nuk planifikon të njohë një shtet të pavarur palestinez . Kancelari Friedrich Merz e bëri sërish të qartë këtë pas një takimi me kryeministrin kanadez Mark Carney. "Ne nuk do ta mbështesim këtë iniciativë," tha Merz në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministin kanadez Carney. "Aktualisht ne nuk i konsiderojmë të përmbushura në asnjë lloj mënyre kushtet për njohjen e shtetit." - tha Merz.
Kanadaja, Franca, Britania e Madhe dhe Australia kanë deklaruar se do ta njohin një shtet të pavarur palestinez nëAsamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. "Nëse kjo do të jetë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ne nuk do ta ndjekim këtë hap" tha Merz.
Gjermania mbështet zgjidhjen me dy shtete
Nuk ekziston as "një komb në kuptimin e vërtetë", as një territor kombëtar palestinez i njohur, as "një autoritet shtetëror që ofron një qeveri që njihet nga të gjithë", e sqaroi më vonë kancelari qëndimin e tij në një takim të përbashkët me kryeministrin belg Bart De Wever në Berlin.
"Megjithatë qeveria izraelite nuk duhet ta bëjë të pamundur që një shtet i tillë të krijohet një ditë", shtoi Merz. Zgjerimi i ngulimeve izraelite në Bregun Perëndimor, për shembull, "padyshim synon ta bëjë të pamundur formimin e shtetit në të ardhmen" - tha Merz duke shtuar se qëllimi i qeverisë gjermane mbetet një zgjidhje me dy shtete.
Spanja, Irlanda dhe Danimarka
Më shumë se 140 vende në mbarë botën e kanë njohur tashmë Palestinën si shtet të pavarur, përfshirë edhe disa shtete anëtare të BE-së si Spanja dhe Irlanda. Edhe kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, nuk e ka përjashtuar njohjen e një shteti palestinez. "Ne jemi pro," u tha Frederiksen gazetarëve të martën (26.08.). Megjithatë duhet të sigurohet që ai do të jetë "një shtet demokratik"./ DW
Tarifat e larta prej 50% të Donald Trump ndaj Indisë kanë ...
Presidenti amerkan Donald Trump tha sot se qeveria federa...
Një ushtar polak u shtrua në spital pasi një granatë shpër...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Turqia, ...
Presidenti amerikan Donald Trump mbajti këtë të martë një ...
Autoritetet në Gjermani caktuan sot akuza për vrasje kundë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përshëndetur zhvill...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio zhvilloi një bis...
Komisioni Europian i dha sot Gilead Sciences (GILD) mirati...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë pas një t...
Bashkimi Europian ka ndarë 7.5 milionë euro shtesë për Kos...
Në fjalimin e tij të parë pasi u zgjodh në krye të organit...
Dimal Basha është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës,...
Më në fund deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur k...
Presidenti i SHBA-së, Trump, tha se kishte folur përsëri n...
Në Francë jeta politike pas pushimeve të verës nis me simp...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do ta shka...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se presidenti ru...
Ministri i transportit i Turqisëabdulkadirura u dënua me g...
Vila Certosa, vila ikonike e Silvio Berlusconit në Costa S...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...