web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndarja nga jeta e gjykatësit në Kosovë/ Policia jep detajet

28 Gusht 2025, 16:39, Kosova & Bota CNA

Ndarja nga jeta e gjykatësit në Kosovë/ Policia jep detajet
Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Kosovë, ku gjykatësi mbikqyrës i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Avdullah Mecinaj është gjetur pa shenja jete në fshatin Klinë e Epërme në Skënderaj.

Policia e Kosovës ka klasifikuar rastin si një vdekje të dyshimtë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas burimeve zyrtare, autoritetet janë njoftuar menjëherë për ngjarjen dhe kanë mbërritur në vendin e incidentit, ku kanë gjetur edhe ekipin mjekësor të emergjencës. Mjekët kanë konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë, pa shfaqur asnjë shenjë jete në momentin e mbërritjes.

Hetuesit kanë marrë në dorë çështjen dhe janë duke zhvilluar veprimet e nevojshme hetimore për të kuptuar shkakun dhe rrethanat që çuan në vdekjen e 65-vjeçarit. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetimet mbeten në vijim./CNA





Lajmet e fundit nga