Mediat: Zbulimi amerikan mendon se vrasja e Aleksei Navalnit ndoshta nuk urdhërua nga Putini
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të pu...

Rreth një e katërta e amerikanëve në moshën mbi 50 vjeç, të cilët nuk kanë dalë ende në pension, thonë se mund të mos ta kenë kurrë këtë mundësi. Nga një anketim i organizatës AARP mësohet gjithashtu se 70% e tyre janë të shqetësuar nga rritja më e shpejtë e çmimeve, përkundër rritjes së pagave.
Gati 1 në 4 prej tyre nuk kanë fare kursime për një fond pensioni, thuhet në studimin e publikuar nga organizata AARP, që tregon se si amerikanët janë gjithnjë e më të shqetësuar se si do të përmbushin nevojat e tyre ekonomike, megjithëse ndërkohë ekonomistët dhe politikë-bërësit thonë se ekonomia amerikane ka arritur të përballojë pa pasoja të rënda dy vite inflacioni rekord.
Shpenzimet e përditshme dhe kostoja e strehimit janë arsyet kryesore përse amerikanët nuk munden të kursejnë për pensionin.
Këto të dhëna marrin rëndësi këtë vit ndërsa presidenti demokrat Joe Biden dhe rivali republikan Donald Trump po përpiqen të fitojnë mbështetjen e amerikanëve në moshë më të vjetër, të cilët tradicionalisht marrin pjesë më shumë në votime.
Anketimi i organizatës AARP u drejtoi pyetje 8 mijë personave dhe u bë në koordinim me Qendrën NORC për Çështjet Publike. Sipas rezultateve të anketimit, një e treta e personave në moshë madhore kanë shuma të pashlyera në kartat e kreditit mbi 10 mijë dollarë dhe 12% e tyre kanë borxhe mbi 20 mijë dollarë. 37% kanë shqetësimin nëse do të munden të plotësojnë shpenzimet bazë të jetesës, si ushqimi dhe strehimi.
Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë, votuesit e moshës mbi 65 vjeç përbëjnë rreth 30.4% të të gjithë votuesve, ndërsa e ashtuquajtura gjenerata Z (të lindurit deri në mesin e viteve 2000) dhe gjenerata e mijëvjeçarit (të lindurit deri përpara viteve 2000) janë rreth 11.7% e votuesve.
Presidenti Biden është përpjekur të tërheqë votuesit më të vjetër duke u shprehur në favor të vendosjes së një çmimi tavan prej 35 dollarësh për insulinën dhe dhënien e autoritetit programit të sigurimit shëndetësor ‘Medicare’ për të negociuar drejtpërsëdrejti me kompanitë prodhuese për çmimet e ilaçeve me recetë.
Ish-presidenti Trump, gjatë një interviste në muajin mars me kanalin televiziv CNBC, sinjalizoi se mund të ishte i hapur ndaj shkurtimeve të buxhetit të programit të sigurimeve shoqërore ‘Social Security’ dhe atij të sigurimit shëndetësor ‘Medicare’.
Karoline Leavitt, sekretare për shtypin e fushatës elektorale Trump, tha të martën në një deklaratë për agjencinë e lajmeve ‘Associated Press’ se zoti Trump “do të vazhdojë të mbrojë fuqishëm shërbimet e sigurimit shoqëror dhe shëndetësor gjatë mandatit të tij të dytë”, siç u shpreh ajo./ VOA
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të pu...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha ...
Retorika nacionaliste dhe prirjet e elektoratit për të mbë...
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të shtunën në ...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, u shp...
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarë...
Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shtetev...
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, njoftoi një ndihmë ma...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u është lutur s...
Tajvani ka thënë se 12 avionë ushtarakë të Kinës janë futu...
Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste...
Vota historike që iu dha Kosovës më 16 prill në Asambl...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të premte...
Egjipti dërgoi një delegacion të nivelit të lartë në Izrae...
Franca dhe Gjermania arritën pajtim për të prodhuar së bas...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashin...
Specialistët e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ukr...
Bashkimi Evropian tha se do të japë edhe 68 milionë euro p...
Pamje nga lart shfaqin shkallën e shkatërrimit në pjesën q...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, dhe pres...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...