BE: Presim proces zgjedhor demokratik në Maqedoninë e Veriut më 8 maj
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha ...

Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën, agjencitë amerikane të zbulimit kanë dalë në përfundimin se ndoshta presidenti rus Vladimir Putin, nuk ka urdhëruar vrasjen e politikanit opozitar Aleksei Navalnit në muajin shkurt ndërsa ai ndodhej në një burg në Arktik.
Aleksei Navalni, vdiq në moshën 47 vjeçare. Ai ishte kritiku më i fortë në vend i Vladimir Putinit. Aleatët e tij, të cilësuar si ekstremistë nga autoritetet, akuzuan presidentin rus për vrasjen e tij dhe kanë thënë se do të ofrojnë prova për të mbështetur pohimet e tyre.
Kremlini ka hedhur poshtë çdo përfshirje në vrasjen e Aleksei Navalnit. Muajin e kaluar, Vladimir Putini e quajti vdekjen e politikanit opozitar diçka "të trishtueshme" duke shtuar se ai ishte gati ta shkëmbente atë me Perëndimit me kushtin që zoti Navalni të mos kthehej më në Rusi. Aleatët e zotit Navalny kanë thënë se ishin duke u zhvilluar bisedime mbi këtë çështje.
Në shkrimin e saj gazeta ‘Wall Street Journal’ citonte persona të paidentifikuar që ishin në dijeni të raportit të agjencive amerikane të zbulimit, që sipas tyre kishin arritur në përfundimin se Vladimir Putini ndoshta nuk kishte urdhëruar që zotit Navalni të vritej.
Gazeta shkruante më tej se me këtë përfundim Uashingtoni nuk po e shfajësonte udhëheqësin rus nga përgjegjësia e përgjithshme për vdekjen e zotit Navalni, duke pasur parasysh se politikani opozitar kishte qenë për vite me radhë në shënjestër të autoriteteve ruse, ishte burgosur nën akuza që Perëndimi i ka cilësuar si të motivuara politikisht, si dhe ishte helmuar në vitin 2020, me një agjent nervor.
Kremlini mohon përfshirjen e shtetit në helmimin e vitit 2020.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të shtunën se kishte lexuar artikullin e gazetës, duke shtuar se ai përmbante "spekulime boshe".
"Nuk mendoj se është material me cilësi të lartë që meriton vëmendje", u tha ai gazetarëve kur u pyet për këtë çështje.
Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ njoftoi se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur njoftimin e gazetës, që citonte burime sipas të cilave, gjetjet ishin "pranuar gjerësisht brenda komunitetit amerikan të zbulimit dhe ishte ndarë nga disa agjenci, përfshirë Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA-n), Zyrën e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar si dhe Njësinë e Zbulimit në Departamentit të Shtetit".
Të njëjta burime i thanë gazetës se vlerësimi amerikan u bazua në një sërë informacionesh, disa prej tyre të klasifikuara, si dhe në një analizë të fakteve publike, përfshirë kohën e vdekjes së zotit Navalni dhe tek mënyra se si ngjarja sfumoi rizgjedhjen e zotit Putin në mars.
Gazeta citonte gjithashtu një ndihmës i lartë të zotit Navalni, Leonid Volkovin, i cili i quajti gjetjet e zbulimit amerikan, naive dhe qesharake./ VOA
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha ...
Retorika nacionaliste dhe prirjet e elektoratit për të mbë...
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të shtunën në ...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, u shp...
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarë...
Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shtetev...
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, njoftoi një ndihmë ma...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u është lutur s...
Tajvani ka thënë se 12 avionë ushtarakë të Kinës janë futu...
Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste...
Vota historike që iu dha Kosovës më 16 prill në Asambl...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të premte...
Egjipti dërgoi një delegacion të nivelit të lartë në Izrae...
Franca dhe Gjermania arritën pajtim për të prodhuar së bas...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashin...
Specialistët e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ukr...
Bashkimi Evropian tha se do të japë edhe 68 milionë euro p...
Pamje nga lart shfaqin shkallën e shkatërrimit në pjesën q...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, dhe pres...
Kompania kineze ByteDance, e cila e ka në pronësi "TikTok"...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...