SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarët mblidhen në Shtëpinë e Bardhë për një darkë, që dominohet nga humori. E njohur si ‘Darka e Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë’, ajo është e mbushur me figura të njohura dhe është një moment i përshtatshëm për të analizuar se si një president i ndryshon fjalimet në varësi të audiencës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti njofton mbi pritshmërinë mbi këtë ngjarje në këtë vit zgjedhjesh.
Gazetarët e organizojnë Darkën e Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë, por yjet e vërtetë të saj janë presidenti dhe komediani i zgjedhur për të argëtuar audiencën. Ndonjëherë, presidenti është humorist.
“Jam kritikuar se kam shmangur Kongresin. Ku është problemi këtu? Shumë gjëra fluturojnë mbi kokat e ligjvënësve”, tha ish Presidenti Ronald Reagan Darkën e Korrespondentëve më 17 prill 1986.
Në Darkën e Korrespondentëve bëhet humor me presidentin në detyrë, i cili përgjigjet me humor të parapërgatitur për gazetarët e akredituar në Shtëpinë e Bardhë dhe të ftuarit e tyre. Në mesin e të ftuarve zakonisht ka yje të Hollivudit dhe personazhe të tjerë të famshëm.
"Në fund të fundit, unë besoj në Amendamentin e Parë. Jo thjesht sepse ai është shkruar nga miku im i mirë Jimmy Madison", tha Presidenti Biden në Darkën e Korrespondentëve në vitin 2023.
Në këtë vit zgjedhjesh, pjesëmarrësit e zakonshëm të kësaj ngjarje presin që Presidenti Biden në shakatë e tij të përmend edhe rivalin e tij politik.
"Mendoj se një nga temat kryesore gjatë mandatit të tij ka qenë rëndësia e demokracisë dhe natyra e brishtë e saj në këtë periudhë të veçantë", thotë studiuesja e politikës Martha Joynt.
Kjo është një traditë amerikane për çdo president. Por, në vitin 1981, presidenti Ronald Reagan nuk arriti të merrte pjesë në Darkën e Korrespondentëve për shkak të plagëve që mori nga një atentat kundër tij.
Që atëherë, çdo president ka marrë pjesë në këtë ngjarje, përveç ish Presidentit Trump, i cili nuk mori pjesë asnjëherë gjatë mandatit të tij.
"Mendoj se ai nuk ishte i interesuar të merrte pjesë në këtë ngjarje", thotë studiuesja Martha Joynt Kumar.
Sidomos pas vitit 2011, kur biznesmeni i atëhershëm Donald Trump ishte objekt i një breshërie kritikash nga presidenti i atëhershëm Barack Obama dhe komediani Seth Meyers.
“Donald Trumpi ka thënë se do të kandidojë për president si republikan, gjë që është befasuese, sepse unë mendova se ai do ta bënte këtë për shaka”, tha komediani Seth Meyers.
"Askush nuk është më i gatshëm të heqë dorë nga çështja e certifikatës së lindjes sesa 'Donaldi'. Kjo do t’i jepte atij mundësinë të përqendrohet në çështjet e rëndësishme, si falsifikimi i mbërritjes në Hënë", tha Presidenti Obama në Darkën e Korrespondentëve në vitin 2011.
Të tjerë thonë se këto kritika e çimentuan idenë e tij për të hyrë në garën për president, të cilën zoti Trump e ka mohuar.
Shumica e presidentëve tallen me median dhe më pas shfrytëzojnë rastin për ta nderuar atë.
“Shtypi i lirë është një shtyllë, ndoshta shtylla e një shoqërie të lirë, jo armiku”, tha Presidenti Biden.
Sidomos në një botë ku gazetarët mund të burgosen për shakatë që bëjnë me presidentin, siç u theksua nga komediani Trevor Noah dy vjet më parë.
“A e kuptoni sa e mahnitshme është kjo? Sonte u talla me presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe çdo gjë do të jetë në rregull me mua....apo jo?”, pyeti ai në darkën e korrespondentëve në vitin 2022.
Avantazhet e demokracisë dhe shtypi i lirë do të jenë sërish në qendër të vëmendjes në Uashington të shtunën mbrëma./ VOA
Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shtetev...
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, njoftoi një ndihmë ma...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u është lutur s...
Tajvani ka thënë se 12 avionë ushtarakë të Kinës janë futu...
Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste...
Vota historike që iu dha Kosovës më 16 prill në Asambl...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të premte...
Egjipti dërgoi një delegacion të nivelit të lartë në Izrae...
Franca dhe Gjermania arritën pajtim për të prodhuar së bas...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashin...
Specialistët e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ukr...
Bashkimi Evropian tha se do të japë edhe 68 milionë euro p...
Pamje nga lart shfaqin shkallën e shkatërrimit në pjesën q...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, dhe pres...
Kompania kineze ByteDance, e cila e ka në pronësi "TikTok"...
Gazetaret dhe gazetarët e medias publike të Italisë, "RAI"...
David Pecker, ish-botues i tabloidit ‘National Enquire...
Ligjvënësit evropianë miratuan një rezolutë, ku bënë t...
Një problem teknik me kontrollin e pasaportave ka shkaktua...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...