4 vende europiane që kanë në fuqi rregullat anti-COVID në kufi
Ndërkohë që shumica e vendeve të Bashkimit Europian ka...

Ministrat e ekonomive më të mëdha në botë (G20) kanë shpërfaqur mosmarrëveshje të thella të në një takimi në Bali, të premten, lidhur me pushtimin rus në Ukrainë dhe për luftën me pasojat globale që janë rezultat i atij konflikti.
Në takim, sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ishin në të njëjtën hapësirë, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.
Nikoqiri i takimit, Indonezia, bëri një thirrje emocionale për unitet dhe për përfundimin e luftës.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Indonezisë, Retno Marsudi, u bëri thirrje të pranishmëve, në mesin e të cilëve ishte edhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, që të tejkalojnë mosbesimin për hir të planetit që po përballet me sfida të shumta, që nga pandemia e koronavirusit, ndryshimet klimatike e deri te lufta në Ukrainë.
Ajo deklaroi se vendet e varfra dhe ato në zhvillim po përballen me mungesë karburanti dhe gruri për shkak të luftës në Ukrainë dhe shtoi se G20 ka përgjegjësinë për ta trajtuar këtë çështje më seriozisht.
Pavarësisht kësaj, dukej e pamundur arritja e një konsensusi në takim, në një kohë të ndarjeve të thella midis Lindjes dhe Perëndimit, me Kinën dhe Rusinë në njërën anë dhe SHBA-në dhe Europën në anën tjetër.
Lavrov dhe Blinken nuk kanë treguar kurrfarë interesi për njëri-tjetrin dhe nuk kanë plane të takohen, thotë "Associated Press".
Lavrov, i cili u largua nga salla menjëherë pas fjalimit, si dhe u largua shpejt edhe nga takimi, tha se nuk ishin rusët “ata që i ndërprenë të gjitha kontaktet, por SHBA-ja”.
“Kjo është e tëra që mund të them. Ne nuk vrapojmë pas askujt që propozon takime. Në qoftë se nuk dëshirojnë të bisedojnë, është zgjedhja e tyre”, tha shefi i diplomacisë ruse.
Menjëherë pas kësaj, Blinken akuzoi drejtpërdrejt Moskën për bllokimin e miliona tonë drithë në portet ukrainase, duke shkaktuar kështu mungesa të ushqimit në pjesë të mëdha të botës, ka thënë një diplomat perëndimor që ishte i pranishëm në takim.
“Një mesazh për kolegët rusë: Ukraina nuk është vendi juaj. Gruri i saj nuk janë gruri juaj. Pse po bllokoni portet? Do të duhej të lejonit që gruri të dalë jashtë”, ka thënë Blinken.
Zyrtarët amerikanë thonë se çështja qendrore e takimit në Bali duhet të jetë çrregullimi i furnizimeve me ushqim dhe energji në botë, që është shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
Para se të largohej nga takimi, Lavrov doli dy herë nga salla, kur po fliste ministrja e Jashtme gjermane Annalena Bearbock dhe pak para fjalimit të ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, tha diplomati perëndimor.

Derisa Lavrov po shtrëngonte duart me Marsudit, në fillim të takimit, u dëgjuan thirrjet “Kur do ta ndaloni luftën” dhe “Pse nuk e ndaloni luftën”.
Një nga qëllimet e takimit të sotëm ishte vendosja e bazave për samitin e G20, nikoqir i të cilit, në muajin nëntor, do të jetë Indonezia.
Rusia edhe më tej është anëtare e G20, pavarësisht sanksioneve të vendosura nga Perëndimi për shkak të luftës në Ukrainë, por SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë njoftuar se do të bojkotojnë samitin në nëntor nëse ftohet presidenti rus Vladimir Putin.
Ukraina nuk është anëtare, por presidenti i saj Volodimir Zelenski u ftua të marrë pjesë në samitin e nëntorit. Zelenski tha se ai nuk do të shkojë nëse lufta nuk përfundon deri atëherë.
Takimi ministror i G20 filloi vetëm pak orë pasi kryeministri britanik Boris Johnson dha dorëheqjen, gjë që çoi në largimin e ministres së Jashtme britanike Liz Truss nga takimi, ndërkaq derisa po mbahej takimi, ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u plagos rëndë dhe më vonë vdiq nga plagët.
Anëtarët e G20 janë SHBA-ja, Rusia, Kina, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Turqia, Kanadaja, Meksika, Brazili, Argjentina, India, Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Indonezia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut dhe Bashkimi Eiropian. Ata kanë pjesëmarrjen prej 80 për qind në prodhimin ekonomik në botë dhe rreth dy të tretat e popullsisë së botës./rel
Ndërkohë që shumica e vendeve të Bashkimit Europian ka...
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geo...
Në Bosnje e Hercegovinë nisi të premten Marshi i përvitshë...
Një influencuese e njohur nga Maqedonia e Veriut, vajza e nj...
Ka ndërruar jetë në spital ish-kryeministri japonez, Shinz...
Presidenti rus Vladimir Putin kritikon Perëndimin se p...
Gara për të zëvendësuar Boris Johnsonin në postin e kr...
Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, është qëlluar...
Zëvendës sekretari i NATO-s, gjeneral Mircea Geoana, v...
Basketbollistja amerikane, Brittney Griner, pranoi fajësin...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në seancën e së ...
Biznesmeni Alush Koka, babai i shqiptarit të arrestuar...
Forcat ruse kontrollojnë tashmë rreth 22 për qind të t...
Deri më 24 shkurt, kur Presidenti Vladimir Putin urdhë...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në n...
Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlament...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në një d...
Isuk Koka, i cili mbrojti me armë mbrëmjen e djeshme h...
Sa mund të ndikojë konflikti i Ukrainës në Ballkanin Perën...
"Kryeminsitri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të j...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...