Nis Marshi i Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës
Në Bosnje e Hercegovinë nisi të premten Marshi i përvitshë...

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoan?, tha në Prishtinë se Ballkani Perëndimor nuk përballet me kërcënime. Udhëheqësit e Kosovës thonë se anëtarësimi në NATO është garancia më e mirë për paqe.
Zëvendëssekretari i NATO-s, gjenerali Mircea Geoana, tha në Prishtinë se NATO ka një interes strategjik në Ballkanin Perëndimor, duke denoncuar kështu, siç tha, "luftën e palogjikshme dhe brutale" të Rusisë në Ukrainë si dhe "ndikimin e saj agresiv dhe keqdashës mbi Ballkanin Perëndimor". Gjenerali Geoana, vizitoi të enjten pasdite Prishtinën ku takoi presidenten Vjosa Osmani dhe trupat paqeruajtëse të NATO-os në kuadër tëKFOR-it.
"Ne kemi një interes strategjik në Ballkanin Perëndimor. Dua të dërgoj një mesazh shprese për të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor se në fund të gjithë ne do ta gjejmë veten në familjen evropiane dhe euroatlantike”, tha Geoana. Geoana përshëndeti vendimet e shteteve anëtare të NATO-s në rajon, të cilët kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes siç tha si "një reagim i natyrshëm ndaj agresivitetit rus", dhe shtoi se "NATO do të mbronte të gjithë aleatët dhe çdo centimetër katror të territorit të tyre".
Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, tashmë janë anëtare të NATO-os. Ndërsa Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina janë partnerë. Pas luftës në Ukrainë, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës tashmë kanë konfirmuar se do të aplikojë për anëtarësim në Partneritetin për Paqe, që konsiderohet si hapi i parë në procesin drejt anëtarësimit në NATO.

Osmani: Uniteti transatlantik është vendimtar
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nga ana e saj, pas takimit me gjeneralin e NATO-os, nënvizoi përkushtimin e Aleancës për Kosovën, si dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë. Sipas presidentes "uniteti transatlantik është vendimtar për t'i mbrojtur vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë dhe lirisë dhe për ta luftuar ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajonin tonë”, thuhet në një deklaratë nga presidenca e Kosovës.
Presidentja Osmani ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, si dhe për gatishmërinë për t'i mirëpritur vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të anëtarësohen në NATO, ashtu siç është konfirmuar në Konceptin Strategjik të NATO-s, të miratuar së fundi. Presidentja Osmani, po ashtu "nënvizoi vullnetin e qartë të Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike me përfshirjen e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO”, thuhet në deklaratë.
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-os, Mircea Geoan?, e ka vlerësuar lartë qëndrimin e Kosovës “për strehimin e refugjatëve afganë dhe për mbështetjen e Kosovës për popullin e Ukrainës, përmes mbështetjes së gazetarëve, sanksioneve kundër Rusisë dhe gatishmërisë për t'i strehuar refugjatët ukrainas”.

Vizita e delegacionit të NATO-s
Në Kosovë pas vizitës së zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të NATO-os, qëndroi edhe një delegacion i lartë i përbërë nga përfaqësues të përhershëm të 26 vendeve anëtare tëNATO-s dhe Suedisë, e cila së fundi aplikoi për anëtarësim në këtë organizatë. Sipas udhëheqësve më të lartë të institucioneve të Kosovës që takuan delegacionin e NATO-s, "uniteti transatlantik është i domosdoshëm për ta garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe në Evropë kundër qëllimeve dashakeqe të Rusisë”.
Sidoqoftë, Kosova 10 vjet më parë aplikoi për t'u bërë pjesë e Partneritetit për Paqe, por kjo nuk u mundësua për shkak se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), kishte statusin e organizatës për ndërhyrje në emergjenca dhe katastrofa natyrore, dhe jo atë të ushtrisë. Në vitin 2016, qeveria e Kosovës bëri përpjekje të serishme për të forcuar bashkëpunimin me NATO-n, por ishte Spanja që e kundërshtoi atë. Në vitin 2017, NATO pranoi ta forcojë bashkëpunimin e saj me FSK-n, por vetëm midis forcës paqeruajtëse të KFOR-it që ka mandat nga OKB dhe zyrës ndërlidhëse dhe ekipit këshillues të NATO-s në Prishtinë. Në vitin 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin i cili i shton kompetencat Forcës së Sigurisë së Kosovës, për ta shndërruar atë në ushtri në një periudhë brenda 10 vitesh, por pa ia ndërruar emrin.
Aleanca Veriatlantike e NATO-s me trupat e saja në kuadër të KFOR-it, është e pranishme në Kosovë që nga 10 qershori i vitit 1999 pas luftës ndaj Serbisë. Tash për tash, në Kosovë ka rreth 3.700 trupa, në kuadër të misionit të KFOR-it, që akoma funksionon nën mandatin e rezolutës 1244 të KS-it të OKB-së./DW
Në Bosnje e Hercegovinë nisi të premten Marshi i përvitshë...
Një influencuese e njohur nga Maqedonia e Veriut, vajza e nj...
Ka ndërruar jetë në spital ish-kryeministri japonez, Shinz...
Presidenti rus Vladimir Putin kritikon Perëndimin se p...
Gara për të zëvendësuar Boris Johnsonin në postin e kr...
Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, është qëlluar...
Zëvendës sekretari i NATO-s, gjeneral Mircea Geoana, v...
Basketbollistja amerikane, Brittney Griner, pranoi fajësin...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në seancën e së ...
Biznesmeni Alush Koka, babai i shqiptarit të arrestuar...
Forcat ruse kontrollojnë tashmë rreth 22 për qind të t...
Deri më 24 shkurt, kur Presidenti Vladimir Putin urdhë...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në n...
Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlament...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në një d...
Isuk Koka, i cili mbrojti me armë mbrëmjen e djeshme h...
Sa mund të ndikojë konflikti i Ukrainës në Ballkanin Perën...
"Kryeminsitri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të j...
Rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë ka shtyrë m...
Boris Johnson po lufton për të qëndruar si kryeministër, e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...