Denoncimi: Qytetarët në radhë në Poliklinikën e Lushnjes
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër p...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër p...

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në seancën e së enjtes ka marrë vendim dhe ia ka kaluar parlamentit propozimin për kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, të paraqitur nga presidenca franceze e Bashkimit Europian.
Propozimi ka gjetur ndërkohë mbështetje të gjerë te komuniteti ndërkombëtar dhe partnerët e Maqedonisë së Veriut. Departamenti amerikan i Shtetit thekson në një deklaratë për "Zërin e Amerikës", mbështetjen e fuqishme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Një zëdhënës i tha "Zërit të Amerikës" se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së. “Procesi i zgjerimit mundëson paqen afatgjatë, qëndrueshmërinë dhe përparimin në të gjithë rajonin. Ne jemi të vetëdijshëm për shumë deklarata të drejtuesve të BE-së mbi rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE për të forcuar sigurinë në Europë, si dhe sigurinë tonë kolektive”, thekson zëdhënësi. Në vazhdim, zyrtari i Departamentit të Shtetit nënvizon se Maqedonia e Veriut ka hedhur bazat dhe se tani është koha për të lëvizur përpara në fazën e ardhshme të procesit të integrimit. “Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi për vendet e rajonit dhe për Europën në përgjithësi, ne inkurajojmë miqtë tanë të shfrytëzojnë mundësinë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE”, thotë zëdhënësi.
Në njoftimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut nuk thuhet nëse propozimi është miratuar për t’iu shmangur përplasjeve në këto rrethana me protesta të dhunshme kundër institucioneve qeveritare.

Parlamenti do ta shqyrtojë dhe do të vendosë për propozimin në bazë të procedurave parlamentare.
VMRO-DPMNE-ja e opozitës thotë se do të marrë pjesë në debatin për atë që tanimë njihet si ‘propozimi francez’, ndërsa kërkon që vendimet nga debati të merren me konsensus dhe të mos miratohen vetëm me votat e shumicës.
Propozimi nuk është i pranueshëm për opozitën maqedonase, e cila ka mbështetur protestat e përditshme dhe u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive.
VMRO-ja kërkon fshirjen e deklaratave të njëanshme, siç i quan, të Bullgarisë për gjuhën maqedonase, si dhe që marrëveshjet dypalëshe të mos jenë pjesë e kornizës negociuese dhe që Kushtetuta të mos ndryshohet para fillimit të bisedimeve me BE-në.
Nga ana tjetër, përfaqësues të pushtetit pohojnë se edhe Protokolli, ende i panënshkruar, mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, do t’i dorëzohet parlamentit. Zëvendëskryeministri Artan Grubi u tha gazetarëve se do të propozohet një vendim me anë të të cilit do t’i ndalohet çdo qeverie në të ardhmen që të marrë vendime dhe të bisedojë për çfarëdolloj kushtesh lidhur me çështjet historike, kulturore dhe veçoritë gjuhësore të popullit maqedonas, por dhe të komuniteteve të tjera etnike në vend.
Megjithatë, ‘propozimi francez’ kërkon që Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut të hapet për përfshirjen në Preambulën e saj të pakicës bullgare, që do të mundësonte menjëherë çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE të këtij vendi ballkanik.
Protestat e dhunshme janë dënuar nga krerët e institucioneve më të larta shtetërore, nga partitë në pushtet dhe nga disa prej përfaqësive diplomatike në Shkup, që kanë kërkuar të veprohet me dinjitet, qetësi dhe pa dhunë në protesta.
Ministria e Rendit njoftoi se pesë persona u arrestuan në protestat e mbrëmshme në sheshin Skënderbe, përfshirë edhe personin që i kishte drejtuar revolverin turmës. Sipas medias lokale, ai ishte pronar i një biznesi në këtë shesh, dhe se një ditë më parë protestuesit i kishin thyer xhamat e ndërtesës dhe kishin dëmtuar makinat e klientëve.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërkohë tha se nuk kishte njohuri nëse jeta e drejtuesit opozitar Hristijan Mickovski (VMRO-DPMNE) ishte në rrezik, siç pohoi ky i fundit të mërkurën në mbrëmje, duke thënë se “arma që u nxor në sheshin 'Skënderbe' e kishte vendosur atë në shënjestër”.
Ministri i Rendit theksoi se personi tashmë i ndaluar, ishte anëtar i Aleancës për Shqiptarët, në koalicion me VMRO-DPMNE-në në qytetin e Shkupit dhe se kishte bërë fushatë për kryetaren e tanishme të Komunës së Shkupit në zgjedhjet e fundit lokale./voa
Biznesmeni Alush Koka, babai i shqiptarit të arrestuar...
Forcat ruse kontrollojnë tashmë rreth 22 për qind të t...
Deri më 24 shkurt, kur Presidenti Vladimir Putin urdhë...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në n...
Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlament...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në një d...
Isuk Koka, i cili mbrojti me armë mbrëmjen e djeshme h...
Sa mund të ndikojë konflikti i Ukrainës në Ballkanin Perën...
"Kryeminsitri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të j...
Rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë ka shtyrë m...
Boris Johnson po lufton për të qëndruar si kryeministër, e...
Zyrtarët ukrainas të mërkurën u thanë banorëve të mbet...
Propozimi për të etiketuar "të gjelbër" gazin natyror ...
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate...
Të shtëna me armë zjarri dhe hedhje e sendeve të forta...
Nuk është i nxehti i verës që ka djersitur udhëheqësit...
Qeveria e presidentit Emanuel Makron do të provojë shi...
Nën brohoritjet “Nëse miratoni propozimin francez do t...
Një raport i publikuar nga misioni i EULEX-it në Kosov...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendi i...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...