Kush do të zëvendësojë Boris Johnson?/ 6 pretendentët për kryeministër në Mbretërinë e Bashkuar
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në n...

Deri më 24 shkurt, kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi futjen e trupave ruse në Ukrainë, Lufta e Ftohtë u përkiste muzeve të historisë, si një periudhë e errët në historinë e Europës. Por ndasitë mes Moskës dhe Perëndimit nuk po tregojnë shenja përmirësimi. Analistët thonë se situata aktuale e marrëdhënieve Rusi-Perëndim mund të jetë fillimi i një lufte të re të ftohtë ose vazhdimi i luftës së vjetër.
Më shumë se katër muaj pas fillimit të sulmit rus në Ukrainë, bota ka ndryshuar, ndërsa Rusia është pozicionuar sërish kundër Perëndimit. Udhëheqja ruse e akuzon NATO-n se ka ngritur në Europë një perde të re të hekurt, pas takimit të krerëve të vendeve të aleancës në Madrid muajin e kaluar.
“Konkluzioni më i mirë që mund të nxjerrim është se në takimin e Madridit, NATO-ja bëri një lloj evolucioni, që pas themelimit në vitin 1949 duke u kthyer te rrënjët e saj, në parimet e ofrimit të sigurisë ushtarake, që daton që nga periudha e kohës së Luftës së Ftohtë”, tha për "Zërin e Amerikës" zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandër Grushko.
I izoluar në arenën ndërkombëtare, presidenti rus po kërkon të forcojë lidhjet me ata pak aleatë që i kanë mbetur, veçanërisht me udhëheqësin bjellorus, Alexander Lukashenko. Ata kanë në plan të unifikojnë vendet e tyre dhe Presidenti Putin thotë se në fakt Perëndimi po ndihmon në arritjen e këtij qëllimi.
“Trysnia e pashembullt politike dhe me sanksione, e ushtruar nga i ashtuquajturi ‘Perëndim kolektiv’ po na shtyn të përshpejtojmë procesin e integrimit”, tha Presidenti Putin.
Në një Europë të ndarë, mundësia që Ukraina dhe Moldavia, dikur pjesë të Bashkimit Sovjetik, të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, është gjithashtu një çështje shqetësuese për Kremlinin. Por analistët thonë se NATO-ja është frika kryesore e Moskës.
"Zëri i Amerikës" bisedoi me zotin Andrey Kortunov, Drejtor i Përgjithshëm i Këshillit të Çështjeve Ndërkombëtare Ruse, një institut hulumtues për politikën e jashtme me seli në Moskë.
“Udhëheqja ruse është kryesisht e shqetësuar nga vendosja e infrastrukturës ushtarake armiqësore në territorin e këtyre vendeve. Por meqenëse Bashkimi Evropian nuk është një lojtar i fortë në fushën e sigurisë, afrimi i Ukrainës me BE-në duhet të përbëjë më pak shqetësim për Kremlinin sesa afrimi i Ukrainës me NATO-n”.
Në rrugët e Moskës, opinionet ndaj NATO-s janë shpesh negative.
“Ne nuk jemi agresivë. Por, ju (NATO), mos u futni në territorin tonë. Putini ka të drejtë kur thotë: ‘Ne nuk ju prekim ju. Dhe ju (NATO) mos prekni kufijtë tanë’”, thotë një banor i Moskës.
Por ka edhe nga ata që, pasi sigurohen se nuk i përkasim televizionit shtetëror rus, shprehen ndryshe.
“Nuk e konsideroj (NATO) armiqësore, as nuk e konsideroj se ka vënë në shënjestër Rusinë. Le të themi se është një klub interesash. Nuk shoh se përbën ndonjë kërcënim për Rusinë”, thotë për "Zërin e Amerikës" një banore e Moskës.
Ndërkohë që situata vazhdon të jetë e rëndë, shumë njerëz në Rusi besojnë se një perde e re e hekurt po shtrihet në të gjithë Europën, një luftë e ftohtë e dytë ose ndoshta rikthimi i Luftës së Ftohtë që nuk u zhduk kurrë.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në n...
Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlament...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në një d...
Isuk Koka, i cili mbrojti me armë mbrëmjen e djeshme h...
Sa mund të ndikojë konflikti i Ukrainës në Ballkanin Perën...
"Kryeminsitri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të j...
Rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë ka shtyrë m...
Boris Johnson po lufton për të qëndruar si kryeministër, e...
Zyrtarët ukrainas të mërkurën u thanë banorëve të mbet...
Propozimi për të etiketuar "të gjelbër" gazin natyror ...
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate...
Të shtëna me armë zjarri dhe hedhje e sendeve të forta...
Nuk është i nxehti i verës që ka djersitur udhëheqësit...
Qeveria e presidentit Emanuel Makron do të provojë shi...
Nën brohoritjet “Nëse miratoni propozimin francez do t...
Një raport i publikuar nga misioni i EULEX-it në Kosov...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendi i...
Parlamenti Europian i ka kërkuar Serbisë të rishikojë qënd...
“Përfundimi i mandatit të Miroslav Lajçakut (prill 202...
Fermerët në Kosovë parashikojnë që nga fushata e korrj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...