NASA: Rusia kontrollon mbi 22 për qind të tokës bujqësore në Ukrainë
Forcat ruse kontrollojnë tashmë rreth 22 për qind të t...

Biznesmeni Alush Koka, babai i shqiptarit të arrestuar gjatë protestave të djeshme në Shkup, kërkon që djali i tij të lirohet nga burgu.
Në një intervistë për "Euronews Albania", biznesmeni thotë se djali i tij, Isuk Koka, ishte detyruar të gjuajë me armë në ajër për të zmbrapsur huliganët që kishin nisur dëmtimin e hotelit të tij. Sipas tij, gjithçka ka qenë për vetëmbrojtje dhe nuk ka pasur asnjë skenar.
Ai nënvizon se shteti nuk ka reaguar asnjëherë për të identifikuar personat që kryejnë akte të tilla, si shkatërrim i pronave të shqiptarëve.
“Djalin e kanë marrë, e kanë arrestuar menjëherë. E mora vesh prej rrjeteve sociale që diçka po ndodhte në objektin tim. Menjëherë erdha, ishte turmë e madhe, polici. Më treguan që më arrestuan edhe djalin. Ne kemi informuar policinë 2-3 ditë më parë edhe gojarisht. E dinim që do të kishim pasoja se huliganët nuk janë vetëm sot. Këta kanë përdorur dhunë edhe në parlament, kanë përdorur dhunë në pronat shqiptare. Askush nga shteti nuk ka marrë pjesë për t’i identifikuar kush janë ata njerëz. Nuk jam kundër protestuesve, por mos të bëjnë dëm ndaj provave tona”, u shpreh ai.
Koka i tha gazetares Ferikan Iljazi, se po të mos të ishte arma e djalit të tij, shumë prona shqiptare në Çarshi të Shkupit do të shkatërroheshin gjatë protestës së djeshme siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën.
“Djali kur i ka parë ato turmat, ka pasur armë me leje dhe ku ka parë që i rrezikohet prona dhe jeta ka reaguar. Duken qartë dëmtimet. Te ne nëse arrestohen sulmuesit, arrestohen mbrojtësit. Asnjëherë nuk ka reaguar policia edhe herët e kaluara. Nuk duhet të na bëjnë dëm ne”, u shpreh ai.
Alush Koka refuzon në mënyrë kategorike akuzat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se djali i tij ka qenë i porositur për ta vrarë atë.
“Janë vetëm gënjeshtra, djali ka qenë duke pirë kafe dhe kur pa që po i dëmtohej prona, kur iu thyen xhamat, reagoi. S’ka pasur kurrë ide për vrasjen e liderit. Janë montime që po bëhen nga partitë. 'Skënderbeu' është këtu. Qindra shqiptarë kanë bërë burg për të mbrojtur bustin”, tregoi ai.
Koka u bën thirrje qeverisë dhe kryetarëve të partive në RMV që të vendoset drejtësi për djalin e tij./CNA.al
Forcat ruse kontrollojnë tashmë rreth 22 për qind të t...
Deri më 24 shkurt, kur Presidenti Vladimir Putin urdhë...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në n...
Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlament...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në një d...
Isuk Koka, i cili mbrojti me armë mbrëmjen e djeshme h...
Sa mund të ndikojë konflikti i Ukrainës në Ballkanin Perën...
"Kryeminsitri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të j...
Rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë ka shtyrë m...
Boris Johnson po lufton për të qëndruar si kryeministër, e...
Zyrtarët ukrainas të mërkurën u thanë banorëve të mbet...
Propozimi për të etiketuar "të gjelbër" gazin natyror ...
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate...
Të shtëna me armë zjarri dhe hedhje e sendeve të forta...
Nuk është i nxehti i verës që ka djersitur udhëheqësit...
Qeveria e presidentit Emanuel Makron do të provojë shi...
Nën brohoritjet “Nëse miratoni propozimin francez do t...
Një raport i publikuar nga misioni i EULEX-it në Kosov...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendi i...
Parlamenti Europian i ka kërkuar Serbisë të rishikojë qënd...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...