Vjedhje e majme në filial/ Shkarkohet drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës
Këtë të martë është shkarkuar nga detyra drejtoresha e fil...
Këtë të martë është shkarkuar nga detyra drejtoresha e fil...

Ministri i Kulturës së Letonisë, një prej zyrtarëve që Rusia e ka përfshirë në listën e më të kërkuarve, thotë se monumentet sovjetike në vendet baltike ishin mjete që i shërbenin regjimit. Sipas tij, fakti që Moska njoftoi këtë masë ndaj tij, tregon se vendimet e autoriteteve letoneze, për të hequr monumentet sovjetike nga mbrojtja si trashëgimi, janë vendimet e duhura.
Monumentet e epokës sovjetike, shkatërrimi i të cilave, sipas Kremlinit, përbën "përdhosje të kujtesës historike" ishin mjete për pushtim të shteteve baltike, tha ministri Simonas Kairys, të cilin Moska e përfshiu të martën në listën e më të kërkuarve.
Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Brendshme ruse, policia futi në listën e personave më të kërkuar kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, ministren e kulturës të Lituanisë si dhe ish-deputetë lituanezë.
Politikanët e vendeve baltike rrezikojnë të arrestohen vetëm nëse kalojnë kufirin rus. Shpallja e tyre si "të kërkuar" nuk ka gjasa të ketë ndonjë pasojë praktike.
Ministri Kairys tha se vendi i tij kishte hequr mbrojtjen e trashëgimisë për monumentet sovjetike pasi ato "u përdorën për vendosjen e regjimit".
“Hoqëm mbrojtjen si trashëgimi ndaj simboleve e monumentve sovjetike sepse nuk u përdorën si një vepër arti në periudhën e pushtimit sovjetik, por për të vendosur regjimin dhe pushtimin”, tha ai.
Pasi Rusia sulmoi Ukrainën dy vite më parë, vendet baltike Estonia, Letonia dhe Lituania hoqën monumentet e epokës sovjetike, përfshirë edhe monumentet kushtuar ushtarëve sovjetikë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Të tre vendet janë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe marrëdhëniet e tyre me Moskën janë përkeqësuar ndjeshëm që nga fillimi i luftës.
Ministri Kairys tha se përfshirja e tij në listë tregonte se ai "ishte në drejtimin e duhur" dhe tha se akuzat ishin "të pakuptimta".
"Ky fakt tregon se unë jam në udhë të mbarë. Po ashtu tregon se këto akuza janë të paqena, të çmendura", shtoi ai.
Ai tha se kjo tregonte se Rusia ende besonte se kishte pushtet mbi tre vendet që kanë qënë pjesë e bllokut komunist sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore derisa fituan pavarësinë me rënien e Bashkimit Sovjetik në 1991.
"Kjo do të thotë se Rusia ende beson se ka pushtet në vende të pavarura sovrane demokratike si Lituania, por thjesht të thuash, është një marrëzi", theksoi ai.
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, shkroi në rrjetin social X se përfshirja e saj në listë ishte përpjekje për ta bërë atë që të heshtte për mbështetjen ndaj Ukrainës./ VOA
Senati amerikan miratoi të martën një paketë ndihmash prej...
Fotografitë e mëposhtme tregojnë momentin kur një skuadër ...
Në katin e dytë të Bibliotekës së Shën Markut në Venecia, ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka hedhur posht...
Në këtë festë të Shën Valentinit, problemi i vetmisë ë...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
Kaos në sportele: Në bazë të Marrëveshjes së Prespës dokum...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka votuar për shkarkimin...
Presidenti i SHBA, Joe Biden, i ka shkruar një letër P...
Kamionë të mëdhenj janë ngarkuar me stiva trungjesh në...
Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje urgjente të m...
Bisedimet ku janë përfshirë Shtetet e Bashkuara, Egjipti, ...
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien thotë s...
Ekspertët thonë se lufta Izrael-Hamas është konflikti më i...
Policia ruse ka futur në listën e personave më të kërkuar ...
Senati amerikan miratoi të martën herët në mëngjes një pak...
Dokumentet personale të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut...
Një stuhi e fuqishme dimri po përhapet në të gjithë ve...
Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto,...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ngjarjet e...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...