SHBA drejt heqjes së ndryshimit të orës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...

Në këtë festë të Shën Valentinit, problemi i vetmisë është veçanërisht i dukshëm për shumë njerëz të prekur. Ndërkohë, vetmia është bërë edhe temë e politikës federale në Gjermani. Në disa vende ka njerëz që janë marrë për një kohë të gjatë me këtë fushë. Sylvio Böhm p.sh. është "menaxher i vetmisë" në një shoqëri strehimi në Erfurt, në lindje të Gjermanisë. Shumica e të prekurve i thanë atij se ata nuk kishin shkëmbyer asnjë fjalë me dikë për javë të tëra.
Kjo ndjenjë mund të lindë në pleqëri, sepse shumë marrëdhënie gradualisht shuhen. Kur familja e të moshuarve nuk jeton më ku jetojnë ata, kur ata shohin vetëm shërbimin e infermierisë, nuk mund të bëjnë pazar vetë ose të shkojnë në bankë dhe të flasin me të tjerët atje, jeta për ta mund të bëhet e padurueshme.
Problemi është se familja shpesh priret të largohet nga më të moshuarit pikërisht kur ata kanë më shumë nevojë, tha Böhm për radion gjermane Deutschlandfunk.
Mediet sociale nuk zëvendësojnë dot kontaktet fizike
Por vetmia nuk është një fenomen specifik për të moshuarit. Të prekur gjithashtu janë shumë të rinj. Të rinj ndërmjet moshës 14 dhe 25 vjeç thonë në sondazhe se janë të vetmuar, sepse shpesh nuk janë të sigurt për veten e tyre.
Ata shpesh gjejnë strehim në lojëra me video ose #TikTok, por ky është vetëm shpërqendrim. Shumica prej tyre as që janë të vetëdijshëm për vetminë e tyre.
Psikologët kujtojnë që mediet sociale nuk zëvendësojnë dot kontaktet fizike. Shkaku është se njeriu është qënie fizike, që dëshiron ta prekin, ta shikojnë në sy, t'i vështrojë të tjerët si janë e ndihen, sa të shëndoshë janë, sa të gjatë, të ndiejë aroma etj. Mediet sociale janë më mirë se asgjë, por nuk zëvendësojnë një përqafim, një shtrëngim duarsh apo një vizitë në spital, kur je sëmurë.
Duke iu referuar qeverisë në Berlin dhe vendimit të saj për të zbatuar një strategji për të luftuar vetminë, Böhm tha se Gjermania ende nuk është pozicionuar sa duhet mirë.
Psikologia Maike Luhmann e quajti gjithashtu strategjinë kundër vetmisë, të miratuar para Krishtlindjeve nga qeveria, si të pamjaftueshme. Ajo tha për gazetën "Süddeutsche Zeitung" se strategjia përfshin më shumë se njëqind masa, shumica e të cilave duken të arsyeshme. Por problemi është se nuk investohen euro shtesë. Në vende të tjera tashmë ka ministri të vetmisë.
Profesoresha, e cila këshillon qeverinë federale gjermane, shpjegoi se kërkimi mbi vetminë fokusohet tek të rinjtë apo të moshuarit. Por në rrezik janë edhe personat e moshës së mesme, për shembull kur u mbetet pak kohë për miqësi, pasi duhet të kujdesen për fëmijët, për shtëpinë dhe karrierën.
Strategji për të luftuar vetminë te të moshuarit
Ish-kryetari i socialdemokratëve gjermanë (SPD) Franz Müntefering theksoi nevojën e një strategjie për të luftuar vetminë te të moshuarit. Çdo ditë vdesin vetëm njerëz në Gjermani, tha ai për gazetën "Augsburger Allgemeine”. Në kohë pandemie, kjo me të drejtë ngjalli zemërim. Kjo është arsyeja pse shoqëria duhet të mendojë se çfarë mund të bëhet në këtë fushë. Müntefering përmendi si shembull që autoritetet lokale të punësojnë punonjës socialë, që të kujdesen për njerëzit e vetmuar dhe që ndonjëherë të telefonojnë ose të kalojnë te ata.
Vitin e kaluar, më shumë se një milion njerëz në Gjermani kontaktuan shërbimin e këshillimit telefonik Telefonseelsorge. Sipas një zëdhënësi, luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë ishin shpesh shkaku për telefonatat. Por vetmia dhe gjendja depresive shpirtërore luajnë gjithashtu rol të rëndësishëm, tha ai për agjencinë gjermane të shtypit./DW
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
Kaos në sportele: Në bazë të Marrëveshjes së Prespës dokum...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka votuar për shkarkimin...
Presidenti i SHBA, Joe Biden, i ka shkruar një letër P...
Kamionë të mëdhenj janë ngarkuar me stiva trungjesh në...
Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje urgjente të m...
Bisedimet ku janë përfshirë Shtetet e Bashkuara, Egjipti, ...
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien thotë s...
Ekspertët thonë se lufta Izrael-Hamas është konflikti më i...
Policia ruse ka futur në listën e personave më të kërkuar ...
Senati amerikan miratoi të martën herët në mëngjes një pak...
Dokumentet personale të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut...
Një stuhi e fuqishme dimri po përhapet në të gjithë ve...
Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto,...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ngjarjet e...
Zona e humbjes së akullit në Groenlandë në tri dekadat...
Rusia po përgatitet për një konfrontim ushtarak me Per...
Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi në Mitrovicë t...
Pamjet tregojnë një zjarr të madh që ka përfshirë një ...
Puna e operatorit të pajisjeve bujqësore është numri n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...