
Senati amerikan miratoi të martën herët në mëngjes një paketë ndihme prej 95.3 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, pas muajsh negociatash të vështira dhe mes ndasive politike në rritje në Partinë Republikane mbi rolin e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare.
Ligjvënësit e miratuan paketën me 70 vota pro dhe 29 kundër, duke tejkaluar pragun e 60 votave të nevojshme. Tani projekt-ligji shkon në Dhomën e Përfaqësuesve.
22 republikanë iu bashkuan shumicës së demokratëve, duke votuar në favor të projekt-ligjit.
“Kanë kaluar vite dhe ndoshta dhe dekada, që kur Senati ka miratuar një projekt-ligj që ndikon në përmasa të tilla jo vetëm tek siguria jonë kombëtare, jo vetëm tek siguria e aleatëve tanë, por edhe tek siguria e demokracisë perëndimore”, tha udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.
Votimi në Senat u zhvillua para agimit, pasi tetë republikanë të linjës së ashpër, që janë kundër ndihmës për Ukrainën, mbajtën një maratonë fjalimesh gjatë natës, gjë që shtyu votimin për më shumë se gjashtë orë. Ata argumentojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të përqëndrohen tek problemet e tyre, në vend që të dërgojë më shumë fonde jashtë vendit.
Por përkrahësit e projekt-ligjit thonë se braktisja e Ukrainës do të përforconte pozitat e presidentit rus Vladimir Putin dhe të kërcënonte interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara në të gjithë globin.
“Me këtë projektligj, Senati dërgon mesazhin se udhëheqja amerikane nuk do të tërhiqet, nuk do të lëkundet, nuk do të dështojë”, tha senatori Schumer, i cili punoi ngushtë me udhëheqësin republikan në senat, Mitch McConnell për legjislacionin.
Por megjithë miratimin në Senat, paketa përballet me një të ardhme thellësisht të pasigurt në Dhomën e Përfaqësuesve, ku republikanët e linjës së ashpër që mbështesin ish-Presidentin Donald Trump – kandidati kryesor për emërimin e partisë së tij për president dhe një kritik i mbështetjes për Ukrainën – e kundërshtojnë projekt-ligjin.
Kryetari Mike Johnson tha të hënën në mbrëmje se mund të duhen javë ose muaj që Kongresi të dërgojë legjislacionin në tryezën e Presidentit Joe Biden, madje ekziston mundësia që të mos miratohet fare.
Presidenti demokrat Joe Biden i ka kërkuar prej muajsh Kongresit që të përshpejtojë ndihmën e re për Ukrainën dhe partnerët e SHBA-së në Indo-Paqësor, përfshirë Tajvanin. Pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor, ai kërkoi gjithashtu miratimin e fondeve për aleatin e SHBA-së, si edhe për ndihmë humanitare për palestinezët në Gazë./ VOA
Dokumentet personale të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut...
Një stuhi e fuqishme dimri po përhapet në të gjithë ve...
Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto,...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ngjarjet e...
Zona e humbjes së akullit në Groenlandë në tri dekadat...
Rusia po përgatitet për një konfrontim ushtarak me Per...
Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi në Mitrovicë t...
Pamjet tregojnë një zjarr të madh që ka përfshirë një ...
Puna e operatorit të pajisjeve bujqësore është numri n...
Presidenti Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkua...
Rritja e varësisë së Evropës për naftën dhe gazin norvegje...
Britania e Madhe i ka sanksionuar katër shtetas izraelitë ...
Ushtria ruse goditi Ukrainën me një breshëri dronësh të di...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, tha të hënën në Beo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të takoh...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë të hënën se ...
Rrugët e gjalla dhe rrokaqiejt e qytetit të Nju Jorkut jos...
Një qen i Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së nu...
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) nj...
Të paktën 68 njerëz mësohet se kanë vdekur pasi një rr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...