VIDEO/ Rama i kritikon, kryebashkiakët ia plasin të qeshurës
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ditën e sotme gjatë zhv...
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ditën e sotme gjatë zhv...

Kaos në sportele: Në bazë të Marrëveshjes së Prespës dokumentet personale të shtetasve të Maqedonisë së Veriut me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë” u bënë të pavlefshme për hyrje-dalje në shtet nga 12 shkurti.
Marrëveshja e Prespës ndërmjet Shkupit dhe Athinës për ndryshimin e emrit të shtetit, që u arrit më 17 qershor 2018, hyri në fuqi në shkurt të vitit 2019dhe kishte një periudhë prej pesë vjetësh për t'i zbatuar detyrimet e saj, përfshirë edhe ndërrimin e dokumentave personale.
Fluks i madh për nxjerjen e dokumenteve personale
Sipas të dhënave të Ministrisë të Punëve të Brendshme, rreth 650 mijë qytetarë nga 1.8 milionë sa ka Maqedonia e Veriut, ende nuk kanë arritur të bëjnë zëvendësimin e dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit. Për kaosin para sporteleve që lëshojnë dokumentet personale ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka akuzuar ish-ministrin Oliver Spasovski, duke ftuar organet e ndjekjes të veprojnë për shkeljet ligjore dhe për mosveprim në kohë. Për kaosin e krijuar para sporteleve, institucionet kanë fajësuar edhe qytetarët, të cilët, sipas tyre, kanë pritur momentin e fundit për zëvendësimin e dokumenteve edhe pse kishin kohë të mjaftueshme. Por qytetarët janë të revoltuar. "Ndihem sikur jam bllokuar në një burg të madh, në shtetin që jetoj", thotë Katerina Goceva.
"Pse të mos mund të udhëtoj jashtë shtetit kjo nuk është e drejtë, megjithëse vetëm para dy vjetësh nxora pasaportën dhe afati i saj nuk ka skaduar. Kjo aspak nuk është në rregull", shprehet Gëzime Jashari.
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ka thënë se qytetarët që ndodhen jashtë vendit pas datës 12 shkurt dhe që kanë dokumente të vjetra udhëtimi, do të mund të kthehen në vend me një fletë udhëtimi, e cila lëshohet në zyrën diplomatike dhe misionet konsullore.
Reagojnë shoqatat: Qytetarët janë të pafajshëm
Shoqata e Avokatëve të Rinj thotë, se qytetarët që mendojnë se janë dëmtuar apo se u janë shkelur të drejtat personale, do të duhet të dëshmojnë se shteti ka vepruar në mënyrë të paligjshme duke lëshuar dokumente personale me emrin e vjetër të shtetit, megjithëse që nga janari 2019 janë bërë ndryshimet kushtetuese, e me këtë është ndryshuar dhe emri i shtetit. "Këta shtetas në praktikë mund të përballen me sfidë në vërtetimin e kësaj rrethane. Ligji kushtetues i janarit 2019 parashikon detyrimin e shtetit për të ‘harmonizuar' dokumentat me emrin e ri, duke mos parashikuar një datë të qartë deri në të cilën mund të lëshohen dokumentet personale me emrin e vjetër të shtetit. Qytetarët, edhe pse ligjërisht mund të kërkonin përgjegjësi nga shteti, në praktikë do të përballeshin me probleme dhe përfundim të pasigurt të procedurës", thonë nga Shoqata e Juristëve të Rinj.
Edhe nga Komiteti i Helsinkit kanë theksuar, se një milionë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, për shkak të mospajisjes me dokumenta të reja personale me emrin e ri të shtetit, Maqedonia e Veriut, nuk do të mund të gëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe themelore njerëzore për lëvizjen e lirë. "Disa janë bllokuar në vendin e tyre dhe të tjerët nuk do të mund të kthehen. Një çorganizim i tillë prek mijëra bashkëqytetarë dhe çon në shkelje elementare të të drejtave të qytetarëve", theksohet në reagimin e Komitetit të Helsinkit në Shkup.
Pas reagimeve të shumta të qytetarëve Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar me procedurë të shpejtë, ndryshimet dhe plotësimet në dy ligje për sigurinë në komunikacion, me të cilat zgjatet vlefshmëria e patentës së shoferëve me emrin Republika e Maqedonisë deri në fund të vitit 2024. Përdorimi i tyre vlen vetëm brenda territorit të Maqedonisë së Veriut./ DW
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka votuar për shkarkimin...
Presidenti i SHBA, Joe Biden, i ka shkruar një letër P...
Kamionë të mëdhenj janë ngarkuar me stiva trungjesh në...
Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje urgjente të m...
Bisedimet ku janë përfshirë Shtetet e Bashkuara, Egjipti, ...
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien thotë s...
Ekspertët thonë se lufta Izrael-Hamas është konflikti më i...
Policia ruse ka futur në listën e personave më të kërkuar ...
Senati amerikan miratoi të martën herët në mëngjes një pak...
Dokumentet personale të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut...
Një stuhi e fuqishme dimri po përhapet në të gjithë ve...
Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto,...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ngjarjet e...
Zona e humbjes së akullit në Groenlandë në tri dekadat...
Rusia po përgatitet për një konfrontim ushtarak me Per...
Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi në Mitrovicë t...
Pamjet tregojnë një zjarr të madh që ka përfshirë një ...
Puna e operatorit të pajisjeve bujqësore është numri n...
Presidenti Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkua...
Rritja e varësisë së Evropës për naftën dhe gazin norvegje...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...