Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...

Këtë javë disa republikanë kanë shpallur kandidaturën për president në përpjekje për të penguar ish-Presidentin Donald Trump që të marrë emërimin e Partisë Republikane për të tretën herë radhazi. Mes tyre bie në sy kandidati Mike Pence, nënpresidenti besnik i zotit Trump. Korrespondenti i Zëri të Amerikës, Steve Herman, njofton se zoti Pence e filloi fushatën duke bërë atë që hezitonte më parë, duke kritikuar me forcë sjelljen e ish-bosit të tij gjatë kohës që shërbeu në Shtëpinë e Bardhë.
Në ditëlindjen e tij të 64-të, ish-nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, për herë të parë sulmoi drejtpërdrejt kandidatin kryesor të partisë së tij, ish-Presidentin Donald Trump, nën hijen e të cilit qëndroi për katër vjet.
“Unë besoj se cilido që e vendos veten mbi Kushtetutën nuk duhet të jetë kurrë president i Shteteve të Bashkuara. Dhe kushdo që i kërkon ndonjërit që ta vendosë atë mbi Kushtetutën, nuk duhet të jetë kurrë president i Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Pence.
Kur protestuesit që mbështesnin zotin Trump sulmuan Kongresin më 6 janar 2021, turma thërriste ‘Vareni Mike Pence-in', për shkak të refuzimit të nënpresidentit të atëhershëm për të zbatuar kërkesën e presidentit që ai ta prishte procesin zyrtarisht, duke e shpallur zotin Joe Biden fitues të zgjedhjeve të vitit 2020.
“Joseph R. Biden nga shteti Delaware ka marrë 306 vota. Donald J. Trump i shtetit të Floridës ka marrë 232 vota”, tha Nënpresidenti Pence në Kongres në vitin 2021.
Zoti Pence gëzon pikëpamje tradicionale republikane mbi ekonominë dhe çështjet e politikës së jashtme. Ai është i krishterë evangjelik, ashtu si një pjesë e mirë e votuesve republikanë. Zoti Pence po përpiqet ta portretizojë veten si kandidati më konservator republikan për çështje sociale, siç është aborti.
“Pasi drejtoi administratën më pro-jetës në historinë amerikane, Donald Trump dhe të tjerët në këtë garë po tërhiqen nga kauza për të mbrojtur foshnjet e palindura”, tha zoti Pence.
Profesori i shkencave politike në Universitetin George Mason, Jeremy Mayer, shtron pyetjen se si është e mundur që pavarësisht kualifikimeve që ka, anketat tregojnë se zoti Pence gëzon mbështetje të ulët mes republikanëve. Anketat tregojnë se ai ndodhet shumë pas sfiduesit më të afërt të zotit Trump, guvernatorit të Floridës Ron DeSantis.
“Posti që mbajti e ka zbehur figurën e tij më shumë se shumicën e nënpresidentëve të tjerë. Presidenti Trump i kërkoi besnikëri ekstreme deri në pikën e nënshtrimit”, thotë për Zërin e Amerikës profesori Jeremy Mayer.
Deri më sot, vetëm dy nënpresidentë kanë arritur të fitojnë shtëpinë e Bardhë. Republikani Richard Nixon fitoi presidencën në vitin 1968. Rasti i dytë është fitorja e demokratit Joe Biden kundër dyshes republikane Donald Trump dhe Mike Pence.
“Trumpi e ka transformuar partinë. Kundërshtari i tij, Ron DeSantis po shkon drejt populizmit dhe po futet në luftëra kulturore. Mike Pence mund ta bëjë këtë, sa i përket përmbajtjes, mund të flasë për politikat e luftës kulturore. Deri tani nuk ka treguar aftësinë për të përdorur një ton populist. Kjo është ajo që kërkon Partia Republikane pas Trumpit”, thotë profesori Jeremy Mayer.
Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve paraprake republikane vitin e ardhshëm, zoti Mike Pence tashmë ka hyrë në histori, duke u bërë ish-nënpresidenti i parë i SHBA-së që sfidon drejtpërdrejt ish-presidentit me të cilin sherbeu në Shtëpinë e Bardhë për katër vjet./ VOA
Presidenti Joe Biden zhvilloi një takim me kryeministrin e...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha ...
Britania njoftoi për vendosjen e sanksioneve të reja n...
Departamenti i Drejtësisë ka informuar ekipin ligjor të Do...
Tregtia dypalëshe midis Rusisë dhe Kinës arriti në më shum...
Forcat ruse kanë qëlluar mbi ekipet e shpëtimit ukrain...
Pas vitesh debatesh dhe përçarjesh, Bashkimi Evropian ësht...
Nuk ka pasur kërkesa eksplicite ndaj partive opozitare në ...
Një grup senatorësh amerikanë të udhëhequr nga senatorja J...
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, tha se është e gats...
Zyrtarët grekë kanë nisur një sërë kontaktesh të nivelit t...
Prokurorët federalë po përdorin një juri të madhe në Flori...
Koreja e Jugut aktivizoi avionët e saj luftarakë pasi avio...
Ish nën-presidenti amerikan, Mike Pence i është shtuar lis...
NJU JORK – Pesëmbëdhjetë shtete amerikane paralajmëruan ba...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka replikuar kundrejt ...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Shkatërrimi i digës në Nova Kakhovka, në rajonin Kherson t...
Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...