Tregtia mes Kinës dhe Rusisë në rritje/ Eksportet në rritje në vitin 2023
Tregtia dypalëshe midis Rusisë dhe Kinës arriti në më shum...

Departamenti i Drejtësisë ka informuar ekipin ligjor të Donald Trump se ai është objektiv në një hetim federal për keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve të klasifikuara.
Burime të njohura me çështjen për "CNN", thonë se ky është një tregues se prokurorët mund të jenë drejt padisë ndaj ish-presidentit.
Vendimi i prokurorëve për të informuar Trump-in se ai është një objektiv kristalizon se hetimi i këshilltarit special Jack Smith është përqendruar në veprimet e Trump dhe jo vetëm në veprimet e njerëzve përreth tij.
Nëse ngrihen këto akuza, do të ishte aktakuza e dytë për Trump-in, i cili aktualisht po bën fushatë për t’u bërë president i SHBA-së edhe një herë.
Prokurorët kanë qenë duke e hetuar transferimin e dosjeve konfidenciale në pronën e Trump-it në Mar-a-Lago të Floridës që nga viti i kaluar.
Kjo pronë ishte kontrolluar në gusht të vitit të kaluar, kur ishin sekuestruar 11.000 dokumente, përfshirë rreth 100 të etiketuara si dokumente të klasifikuara. Disa prej tyre cilësoheshin "top" sekret.
Në një intervistë të dhënë më 7 qershor, Trump mohoi t'i ishte thënë se ai përballet me një aktakuzë për këto dokumente.
Kur u pyet nga "New York Times" nëse i ishte thënë se ndaj tij po zhvillohej një hetim federal, Trump tha se “duhet ta kuptoni” se ai nuk ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me prokurorët.
Ky lajm vjen pasi prokurorët gjetën një regjistrim audio të Trump-it, në të cilin ai pranonte se ka mbajtur një dokument të klasifikuar edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.
Detajet e dokumenteve që mund të kenë qenë në posedim të Trump-it mbeten të paqarta. Dokumentet e klasifikuara zakonisht përmbajnë informacione që zyrtarët mendojnë se mund të dëmtojnë sigurinë kombëtare nëse bëhen publike.
Është kundër ligjit të SHBA-së që zyrtarët federalë, përfshirë presidentët, të transferojnë ose mbajnë dokumente të klasifikuara në një vend të paautorizuar.
Në fillim të kësaj jave, anëtarët e ekipit ligjor të Trumpit u takuan me hetuesit në Departamentin e Drejtësisë në Uashington.
Trump, i cili kryeson në sondazhet për të qenë kandidati i Partisë Republikane për president të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2024, ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe e ka cilësuar hetimin e departamentit të drejtësisë si “të motivuar politikisht” dhe një “gjueti shtrigash”.
Çdo aktakuzë lidhur me dokumentet e klasifikuara do të vinte pasi Trump u bë ish-presidenti i parë që u akuzua për krim në SHBA, pasi ai u deklarua i pafajshëm për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave biznesore për një pagesë për ta blerë heshtjen e një ylli të pornografisë./ CNA.al
Tregtia dypalëshe midis Rusisë dhe Kinës arriti në më shum...
Forcat ruse kanë qëlluar mbi ekipet e shpëtimit ukrain...
Pas vitesh debatesh dhe përçarjesh, Bashkimi Evropian ësht...
Nuk ka pasur kërkesa eksplicite ndaj partive opozitare në ...
Një grup senatorësh amerikanë të udhëhequr nga senatorja J...
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, tha se është e gats...
Zyrtarët grekë kanë nisur një sërë kontaktesh të nivelit t...
Prokurorët federalë po përdorin një juri të madhe në Flori...
Koreja e Jugut aktivizoi avionët e saj luftarakë pasi avio...
Ish nën-presidenti amerikan, Mike Pence i është shtuar lis...
NJU JORK – Pesëmbëdhjetë shtete amerikane paralajmëruan ba...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka replikuar kundrejt ...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Shkatërrimi i digës në Nova Kakhovka, në rajonin Kherson t...
Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Finlanda do të dëbojë nëntë diplomatë rusë nga Ambasada ru...
Rusia po kopjon taktikat e Iranit në përpjekjen për të shm...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, t...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...