"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Një anëtar i Bordit Ekzekutiv të Diasporës për Shqipërinë e Lirë, thotë se përfundimi i Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e emigrantëve për të votuar, është një fitore për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë por edhe për ata që jetojnë brenda vendit.
Prof. Medlir Mema i referohet përcaktimit të Gjykatës se e drejta e emigrantëve për të votuar u shkel në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 dhe se politika duhet të garantojë ndryshimet ligjore për ta bërë këtë gjë të mundur brenda një viti. Vendimi ishte në përgjigje të një kërkesë të organizatës Diaspora për Shqipërinë e Lirë.
“Do të ketë një ndikim le të themi politik, shoqëror, ekonomik mbi ofertat që partitë politike i bëjnë popullit shqiptar, elektoratit shqiptar. Kështuqë për ne sigurisht është kurorëzimi i një lufte që kemi bërë, është vetëm një etapë më shumë, por ky nuk është as fillimi dhe as fundi i përpjekjeve tona”, thotë Prof. Mema për Zërin e Amerikës.
Ai shton se reagimi i klasës politike ndaj kësaj çështjeje ka qenë problematik.
“Në fund të fundit bëhet fjalë për të ardhmen e Shqipërisë dhe ka shumë të cilëve nuk u intereson përmirësimi le të themi, i këtyre ofertave politike, që partitë politike detyrimisht duhet të fillojnë të ndryshojnë tani ndaj elektoratit shqiptar”, thotë profesori i shkencave politike në Universitetin Brigham Young.
Prof. Mema thotë se mungesa e vullnetit politik për të mbështetur këtë çështje, tregon se partitë politike në Shqipëri i druhen votës së lirë.
Ai bie dakord me pohimin e Kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi se duhet një vullnet politike për këtë çështje dhe shton se do një nxitje edhe nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Megjithatë…
“Janë gjëra që zyra e zotit Celibashi është duke i bërë dhe duhet t’i bëjë, pavarësisht se çfarë bëjnë partitë politike”, thotë ai.
Sipas zotit Mema, pas vendimit të Gjykatës, parlamenti I vendit duhet të veprojë, pasi kjo çështje shkon përtej partive.
“Parlamenti shqiptar si institucion shtetëror, duhet të manifestojë këtë vullnet për të realizuar brenda një periudhe 1 vjeçare (ndryshimet ligjore të nevojshme për votën e emigrantëve) sipas vendimit të Gjykatës. Ka një përgjegjësi për parlamentin shqiptar në veçanti për të kryer këtë përgjegjësi të tijën”, thotë Prof. Mema./ Voa
Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me gjeneral...
Media shtetërore iraniane njoftoi të shtunën se autori...
Franca mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bash...
Që nga fillimi i luftës së Rusisë ndaj Ukrainës në mua...
Ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat e një pallati trupi...
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në një intervistë të d...
Aktorja amerikane, Angelina Jolie, ka thënë se do të j...
Momente makthi kanë përjetuar një çift të moshuarish bren...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë parabur...
Kompania e madhe gjermane e armateve Rheinmetall po ndërto...
Duke u mbështetur tek një nismë e presidentit francez Eman...
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, t...
Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjyka...
Ligjvënësit kroatë më 16 dhjetor refuzuan një propozim...
Një zyrtare e lartë e Pentagonit i tha Zërit të Amerikës t...
Kryeministri i Britanisë Rishi Sunak, ka reaguar vetëm...
Një numër ligjvënësish britanikë kanë përdorur udhëtim...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se g...
Një akuarium gjigant, i vendosur në një hotel në qendër të...
Bashkimi Evropian miratoi 18 miliadë Euro ndihmë për U...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...