“Ai për investimet strategjike do të shfuqizohet”/ Rama tregon çfarë do të ndodhë me ligjin për zonat e mbrojtura
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...

Ligjvënësit kroatë më 16 dhjetor refuzuan një propozim që Kroacia t’i bashkohet një misioni të BE-së në mbështetje të ushtrisë ukrainase.
Qeverisë kroate i duheshin 101 vota – në Parlamentin prej 151 ulësesh – për të arritur dy të tretat e votave për të kaluar këtë propozim.
Megjithatë, ky propozim u mbështet nga 97 deputetë dhe u kundërshtua nga 10.
Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Bashkimi Evropian u pajtua në tetor për të krijuar Misionin e Ndihmës Ushtarake për mbështetjen e Ukrainës, dhe emëroi një gjeneral polak për të udhëhequr trajnimet.
Shumica e trajnimeve është thënë se do të kryhen në Poloni.
Njëzet e dy nga 27 shtetet anëtare të BE-së kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë mision.
Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, që është komandant suprem i forcave të armatosura kroate, e ka kundërshtuar këtë propozim, që do të kërkonte që trupat ukrainase të trajnoheshin në Kroaci.
Millanoviq tha se Kroacia nuk duhet të përfshihet në luftë dhe se propozimi do të shkelte Kushtetutën kroate, sepse në propozim nuk qartësohej baza për shpalljen e Ukrainës si shtet aleat, duke qenë se Kievi nuk është anëtar i Bashkimit Evropian apo NATO-s.
Deputetët e opozitës në Kroaci kanë deklaruar se nuk dëshironin të bëheshin peng i mosmarrëveshjeve politike midis krerëve të lartë të shtetit. Ata po ashtu argumentuan se Kushtetuta nuk parashikon që Parlamenti të marrë vendime për çështjet që zakonisht miratohen nga presidenti, në marrëveshje me Qeverinë.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviç, ka hedhur poshtë kritikat se procedurat ligjore janë shkelur kur ekzekutivi ka dërguar në Parlament propozimin, me shpresën që të fitojë dy të tretat e votave.
“Pjesëmarrja në këtë mision ushtarak është thjesht një vendim konsistent, parimor dhe racional i Kroacisë, në interesin e saj kombëtar”, tha Pllenkoviç, duke e quajtur atë një zgjedhje midis Ukrainës dhe regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin./ REL
Një zyrtare e lartë e Pentagonit i tha Zërit të Amerikës t...
Kryeministri i Britanisë Rishi Sunak, ka reaguar vetëm...
Një numër ligjvënësish britanikë kanë përdorur udhëtim...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se g...
Një akuarium gjigant, i vendosur në një hotel në qendër të...
Bashkimi Evropian miratoi 18 miliadë Euro ndihmë për U...
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mus...
Ditën e sotme, Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpa...
"Ata kanë gjetur tri karrige dhe një tryezë të prishur", t...
Policia e Torinos ka arrestuar 3 persona dhe ka zhvilluar ...
Në fund udhëheqja shtetërore u dorëzua: Pas protestave mas...
Me gaz natyror të lëngshëm (LNG), qeveria gjermane dëshiro...
Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit për Kthim dhe Komun...
Ukraina e ka akuzuar Rusinë për planifikim të një ofensive...
Në Siri, SHBA, Turqi, madje edhe në Rusi, po rritet frika...
Dhjetë persona, mes tyre pesë fëmijë, kanë humbur jetë...
Sistemet e raketave “Patriot” kanë qenë prej kohësh nd...
Qeveria e Serbisë ka miratuar të enjten kërkesën, e ci...
Tetë fëmijë gjendeshin në mesin e 39 personave të shpëtuar...
Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Nj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...