Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Një zyrtare e lartë e Pentagonit i tha Zërit të Amerikës të enjten se është bërë më urgjente stërvitja më e avancuar e forcave ukrainase, pasi Departamenti i Mbrojtjes njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të rrisin numrin e trupave ukrainase që stërviten nga ushtria amerikane. Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Laura Cooper i tha Zërit të Amerikës se tani "është një situatë krejtësisht e ndryshme" përsa i përket aftësive të forcave ukrainase krahasuar me vitin 2014, pas pushtimit të Krimesë nga Rusia, kur Shtetet e Bashkuara filluan të stërvisnin trupat ukrainase.
Zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Pat Ryder, u tha gazetarëve të enjten se duke filluar nga janari, Shtetet e Bashkuara do të rrisin në nivel batalioni stërvitjen mujore të trupave ukrainase në Gjermani, duke përfshirë edhe stërvitjet "taktike të avancuara të fushëbetejës" me municion real.
“Dimri do të jetë një kohë shumë dinamike. Disa njerëz mendojnë për dimrin si një kohë për t’u rikuperuar dhe përgatitur fizikisht, por ne nuk shohim asnjë shenjë se ukrainasit do të ndalen dhe sigurisht që presim që edhe rusët të bëjnë përpjekje për të zgjeruar terroritorin e kontrolluar", tha zonja Cooper, në një intervistë eksluzive për Zërin e Amerikës.
Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës miliarda dollarë mbështetje ushtarake, përfshirë armë të mbrojtjes ajrore dhe artileri të rëndë.
Zyrtarja e Pentagonit nuk pranoi ta konfirmonte raportimin e Zërit të Amerikës, të bazuar në komentet e zyrtarëve amerikanë që këtë javë folën në kushte anonimiteti, se Shtetet e Bashkuara po përgatiten të dërgojnë sistemin e mbrojtjes raketore “Patriot” në Ukrainë për të ndihmuar në asgjësimin e raketave ruse.
“Por unë mund të pohoj se mbrojtja ajrore është përparësia jonë kryesore dhe ne po shqyrtojmë një numër mënyrash për të mbështetur Ukrainën me pajisje që i plotësojnë nevojat e saj të mbrojtjes ajrore. Sistemi i raketave tokë-ajër, “NASAMS” ishte pjesë e kësaj përpjekjeje”, tha ajo, duke shtuar se ndihma amerikane ka evoluar për të përmbushur nevojat e reja të fushëbetejës.
Zonja Cooper konfirmoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara i kishin dërguar Ukrainës pjesë nga një sistem S-300 për të ruajtur aftësitë e tyre të mbrojtjes ajrore përpara se ta furnizonin ushtrinë ukrainase me sistemin e raketave “NASAMS”.
“Në pranverë, ne u dërguam ukrainasve pjesë rezervë për të mirëmbajtur sistemet e tyre S-300 në funksion. Por sistemi i raketave tokë-ajër “NASAM” është një aftësi vërtet e sofistikuar perëndimore që ukrainasit kanë qenë në gjendje ta përdorin menjëherë në mënyrë jashtëzakonisht efektive kundër kërcënimeve nga raketat ruse dhe dronët", tha ajo.
Shtetet e Bashkuara ndihmuan në përpjekjet për të bindur Sllovakinë që t'ia jepte forcave ukrainase sistemin e saj raketor S-300 në këmbim të furnizimit me sistemin më të sofistikuar amerikan të raketave, “Patriot”.
Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk po planifikojnë t'i ofrojnë Ukrainës armë me rreze të gjatë veprimi, si sistemin e raketave taktike me vetëdrejtim “ATACMS”. Deri tani, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në Ukrainë sistemet e raketave “GMLRS”, që kanë një rreze veprimit prej 90 kilometrash. Sistemi raketor “ATACMS” ka një rreze veprimi prej rreth 300 kilometrash.
“Në këtë pikë, ne e shohim sistemin (raketor) “GMLRS” si shumë efektiv në arritjen e shumicës së objektivave që Ukraina ka nevojë t’i godasë. Kështu që, në këtë pikë, ne do të ofrojmë sistemin raketor ‘GMLRS’”, tha ajo për Zërin e Amerikës.
Në lidhje me taktikat ruse në Ukrainë, zonja Cooper tha se Moska në thelb po përdorë të gjitha mjetet dhe metodat e saj "pavarësisht numrit të madh të viktimave me të cilat po përballen"./ VOA
Kryeministri i Britanisë Rishi Sunak, ka reaguar vetëm...
Një numër ligjvënësish britanikë kanë përdorur udhëtim...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se g...
Një akuarium gjigant, i vendosur në një hotel në qendër të...
Bashkimi Evropian miratoi 18 miliadë Euro ndihmë për U...
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mus...
Ditën e sotme, Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpa...
"Ata kanë gjetur tri karrige dhe një tryezë të prishur", t...
Policia e Torinos ka arrestuar 3 persona dhe ka zhvilluar ...
Në fund udhëheqja shtetërore u dorëzua: Pas protestave mas...
Me gaz natyror të lëngshëm (LNG), qeveria gjermane dëshiro...
Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit për Kthim dhe Komun...
Ukraina e ka akuzuar Rusinë për planifikim të një ofensive...
Në Siri, SHBA, Turqi, madje edhe në Rusi, po rritet frika...
Dhjetë persona, mes tyre pesë fëmijë, kanë humbur jetë...
Sistemet e raketave “Patriot” kanë qenë prej kohësh nd...
Qeveria e Serbisë ka miratuar të enjten kërkesën, e ci...
Tetë fëmijë gjendeshin në mesin e 39 personave të shpëtuar...
Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Nj...
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...