Irani thotë se nuk do përshkallëzim rajonal, por Izraeli “duhet të ndëshkohet”
Irani nuk po kërkon përshkallëzim të tensioneve rajonale, ...

Rrjeti social "TikTok" do të heqë përgjithmonë funksionin e shpërblimeve të përdoruesve në aplikacionin e përdorur në Francë dhe Spanjë, pas presionit nga rregullatorët evropianë, thanë të hënën Bashkimi Evropian (BE) dhe kompania kineze.
Platforma "TikTok Lite" mbërriti në Francë dhe Spanjë – të vetmet vende të BE-së ku është e disponueshme – në prill të këtij viti. Përdoruesit mbi 18 vjeç mund të fitojnë pikë për shikimin dhe pëlqimin e videove, të cilat i shkëmbejnë me mallra si kuponë ose karta dhuratash (gift card) përmes një programi shpërblimi.
"Ne ia dolëm të tërhiqnim përgjithmonë programin 'TikTok Lite Rewards', i cili mund të kishte efekte të varësisë", tha komisionari evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton.
"TikTok Lite" është një version më i vogël i aplikacionit popullor "TikTok", i cili merr më pak memorie në telefonin tuaj të mençur dhe është krijuar për të punuar me një lidhje më të ngadaltë interneti.
"TikTok" u zotua ta heqë programin nga blloku 27-vendesh dhe të mos ekzekutojë "asnjë program tjetër që do të anashkalonte tërheqjen", tha Komisioni Evropian në një deklaratë.
Është fitorja e parë e madhe për Aktin e Bashkimit Evropian për Shërbimet Digjitale (DSA), një ligj i ri gjithëpërfshirës që kërkon që firmat digjitale që operojnë në bllok të monitorojnë në mënyrë efektive përmbajtjen në internet për të mbrojtur përdoruesit nga efektet e dëmshme.
Komisioni nisi një hetim mbi aplikacionin Lite në prill për shqetësimet rreth efekteve "varësi" duke e detyruar "TikTok"-un të pezullojë përkohësisht programin.
Çështja tani është mbyllur pasi "TikTok", në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, hyri në angazhime të detyrueshme.
Çdo shkelje e premtimit mund të çojë në dënime të rënda, sipas DSA-së.
"Ne do të monitorojmë nga afër pajtueshmërinë e 'TikTok'-ut. Vendimi i sotëm dërgon gjithashtu një mesazh të qartë për të gjithë industrinë e mediave sociale", tha zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit, Margrethe Vestager.
"TikTok"-u ka konfirmuar se ka "tërhequr" programin e shpërblimeve.
"Ne gjithmonë përpiqemi të bashkëpunojmë në mënyrë konstruktive me Komisionin Evropian dhe rregullatorët e tjerë. 'TikTok'-u është i kënaqur që ka arritur një zgjidhje miqësore", tha një zëdhënës i kompanisë.
"TikTok"-u mbetet nën hetim që kishte nisur që nga shkurti mes shqetësimeve se rrjeti social mund të mos jetë duke bërë mjaftueshëm për t’i trajtuar ndikimet negative te të rinjtë.
"TikTok"-u është ndër 25 platformat "shumë të mëdha" në internet, përfshirë "Facebook"-un, "Instagram"-in dhe "YouTube"-n, të cilat duhet të jenë në përputhje me rregullat më të rrepta të DSA-së nga gushti i vitit 2023.
Rregullat, gjithashtu, presin që shitësit digjitalë me pakicë të veprojnë në mënyrë efektive për t’i mbrojtur blerësit në internet.
DSA i jep BE-së fuqinë për të gjobitur kompanitë deri në gjashtë për qind të të ardhurave të tyre vjetore globale.
Shkelësit e përsëritur mund të shohin platformat e tyre të bllokuara në BE.
Hetimet po vazhdojnë për rrjetin social "X", i njohur më parë si "Twitter", si dhe faqen kineze të shitjeve online "AliExpress" dhe kompaninë Meta, e cila përfshin "Facebook" dhe "Instagram".
"TikTok"-u po përballet, gjithashtu, me një sërë problemesh përtej Atlantikut. Kompania kineze që zotëron "TikTok"-un, ka ngritur një padi për të ndaluar një ligj amerikan që kërkon që aplikacioni të shitet vitin e ardhshëm ose të përballet me një ndalim nga SHBA. ByteDance pretendon se kjo shkel të drejtën e Amendamentit të Parë për fjalën e lirë.
Shtetet e Bashkuara rritën presionin ndaj "TikTok"-ut javën e kaluar me një padi, duke e akuzuar aplikacionin për shkelje të privatësisë së fëmijëve duke mbledhur të dhëna rreth tyre pa lejen e prindërve të tyre kur ata përdorin platformën.
"TikTok" tha se nuk pajtohet me pretendimet dhe se kompania ka masa mbrojtëse për të siguruar përvoja të përshtatshme për moshën./REL
Irani nuk po kërkon përshkallëzim të tensioneve rajonale, ...
Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena ...
Gjatë fjalimit të tij në Ditën e Forcave të Armatosura të ...
Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris tak...
Kancelari Olaf Sholc ishte mjaft i lehtësuar kur priti...
Nju Jorku renditet në vend të katërt për rastet e trafikim...
Tensionet në Lindjen e Mesme u intensifikuan, ndërsa vende...
Fotot kult të olimpistëve duke kafshuar medaljet e tyr...
Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë ushtarake në Lindjen...
Ndërsa kandidatja demokrate për presidente Kamala Harr...
Pilotët ukrainas kanë filluar të përdorin avionë F-16 për ...
“Ne nuk do të hapim një minierë litiumi derisa gjermanët t...
Për shkak të kërcënimeve masive për sulm nga armiqtë e tij...
Një sulmues palestinez vrau dy njerëz dhe plagosi dy të tj...
Franca u bëri thirrje të dielën qytetarëve të vet në L...
Temperaturat e tokës në pjesë të mëdha të shtresave të...
Vijojnë trazirat në Britani të Madhe, raporton "BBC". ...
Forcat ukrainase kanë goditur një nëndetëse ruse në portin...
Rreziku i shpërthimit të një lufte rajonale në Lindjen e M...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, prop...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...