Foto - Secili më vete/ Krizë në koalicionin qeveritar të Gjermanisë
Nganjëherë vizitat e politikanëve vijnë në momentin e ...

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të realizojë një vizitë zyrtare në Serbi më 29 dhe 30 gusht, u tha në një njoftim të publikuar në ueb-faqen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Vizita e Macron-it në Beograd do të realizohet më pak se pesë muaj pasi ai e priti në Paris homologun e tij serb, Vuçiç.
Kjo do të jetë vizita e dytë e presidentit francez në Serbi në pesë vjetët e fundit, teksa dy shtetet po forcojnë raportet e tyre, veçmas në fushën e ekonomisë.
Gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Verore, që u mbajtën në Paris, Vuçiç muajin e kaluar tha se vizita e Macron-it në Serbi pritet të realizohet në fillim të shtatorit. Të dy burrështetasit në deklaratat e tyre publike kanë sugjeruar se një prej temave të takimit do të jetë blerja nga Serbia e avionëve luftarakë francezë, Rafale.
Në shkurt të vitit 2023, Vuçiç u tha gazetarëve se blerja e avionëve Rafale do të jetë blerja më e madhe nga buxheti i ushtrisë serbe, “në një vlerë prej 3 miliardë eurosh”.
Çështjet ushtarake do të jenë pjesë e bisedimeve, ka konfirmuar Macron në një konferencë për media më 18 korrik gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që u mbajt në Mbretërinë e Bashkuar.
I pyetur për statusin e kontratës për shitjen e avionëve francezë te Serbia, Macron tha se ai do ta vizitojë Serbinë në javët apo muajt në vijim “për të finalizuar negociatat që janë subjekt i negociatave teknike, financiare dhe politike mes dy shteteve”.
Një tjetër çështje tjetër për të cilën Macron dhe Vuçiç do të bisedojnë do të jetë edhe Kosova. Gjatë një bisede telefonike të realizuar në mesin e qershorit, Vuçiç i tha Macron-it se është e rëndësishme që çështja e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Kosovën të mbetet lart në agjendën e Bashkimit Evropian, teksa i kërkoi mbështetje udhëheqësit francez për këtë çështje.
Të dyja shtetet i kanë përshkruar raportet mes tyre si “të forta dhe miqësore” dhe vitin e kaluar takimet e nivelit të lartë u intensifikuan. Përveç vizitës së Vuçiç-it në Pallatin Elize në prill, presidenti serb u takua me Macron-in edhe në forume ndërkombëtare, por edhe gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike./ REL
Nganjëherë vizitat e politikanëve vijnë në momentin e ...
Shefi i zbulimit ushtarak të Izraelit dha dorëheqjen t...
Figura kontroverse, Andrew Tate, dhe vëllai i tij, Tristan...
Kremlini beson se luftimet për ta zmbrapsur inkursionin e ...
Parlamenti i Iranit e ka miratuar të mërkurën kabinetin me...
Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë njoftuan të mërku...
Palombarët kanë gjetur katër trupa nga jahti luksoz britan...
Ish-Presidenti amerikan Barack Obama iu drejtua demokr...
Republika Sërpska (RS) “nuk e ka kundërshtuar kurrë” sovra...
Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë njoftoi të mërkurë...
Kërkimet vazhdojnë për 6 persona, të cilët ishin në bordin...
Talebanët ia kanë ndalur hyrjen në Afganistan raportue...
Grupi libanez Hezbollahu – i shpallur organizatë terro...
Sipas shërbimeve sekrete amerikane fushata zgjedhore ameri...
Dronët ukrainas kanë shënjestruar Moskën në një prej sulme...
Bomba demografike me sahat troket prej dekadash në Evropë....
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, synoi që...
Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallu...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti...
Forcat ukrainase kanë shkatërruar ose dëmtuar tre urat mbi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...