Dorëhiqet shefi i zbulimit ushtarak izraelit/ Merr përgjegjësinë për dështimet e 7 tetorit
Shefi i zbulimit ushtarak të Izraelit dha dorëheqjen t...

Nganjëherë vizitat e politikanëve vijnë në momentin e duhur për ta. E tillë ishte vizita e kancelarit Scholz në Dresden të martën (20.08.), ku simbolikisht u vu lopata e parë për ngritjen e një fabrike çipash. Kjo fabrikë e mbështetur me miliarda nga qeveria gjermane do të furnizojë Gjermaninë dhe Europën me çipa gjysmëpërçues. Scholz i quan gjysmëpërçuesit “naftën e shekullit XXI” dhe erdhi vetë personalisht te hapja e themelit të fabrikës sipas motos: krizë? Çfarë krize?
Këto ditë luan rol thjesht prezenca e kancelarit. Së fundmi atij i është ngjitur atributi i “kancelarit të përkohshëm”. E për këtë iniciatore nuk ishte opozita gjermane, por vetë një partner i koalicionit. Kreu i partisë së Gjelbër, Omid Nouripour, në intervistën e verës për ARD e cilësoi qeverinë e koalicionit aktual mes socialdemokratëve, Të Gjelbërve dhe liberalëve si “qeveri të përkohshme” pas epokës së Merkelit.
Një formulim që ka shkaktuar debate. Duhet kujtuar se vetë kancelari nuk e sheh veten si kancelar të përkohshëm, vetë Scholz vë në dukje me mënyrën e tij të thatë se: “Çdo qeveri është qeveria përpara qeverisë së ardhshme – dhe ndonjëherë është e njëjta.” Në fund të fundit, Scholz pranoi në një dialog me qytetarët në Bremen, të hënën se performanca reale qeverisëse e koalicionit ishte lënë në hije nga proceset e vështira të vendimmarrjes në koalicion. Dhe u bëri thirrje partnerëve të tij të koalicionit që të “qeverisin mirë” dhe “të sillen mirë”.

Mund të diskutohet, nëse qortimi publik i Scholz-it ndaj ministrit të Financave, Christian Lindner në mosmarrëveshjen e fundit për buxhetin ishte “sjellje e mirë”. Scholz dukej më shumë si dikush që donte t’i tregonte publikisht ministrit të tij të Financave se ai vetë e kuptonte më mirë politikën monetare. Sidoqoftë, ishte ky argument – madje Nouripour e quajti atë “ndoshta më të kotin nga të gjitha argumentet” – që i ka përshpejtuar më tej forcat centrifugale brenda koalicionit, partnerët e të cilët ishin larguar prej kohësh nga njëri-tjetri. Duket sikur ka përpjekje për të mbajtur të bashkuar atë që vështirë mund të bashkohet më, vetëm për të kundërshtuar ndjenjën e përkohshmërisë së dikujt në politikë. Sigurisht kush dëshiron të jetë qeveri e tranzicionit?

Ndërsa kancelari në Dresden foli për të ardhmen e ekonomisë, Ministri i Transportit të FDP, Volker Wissing përdori të martën një vizitë për të folur për të ardhmen e hekurudhës gjermane pikërisht në një kantier për rinovimin e përgjithshëm të shinave, një segment qendror ky për transportin hekurudhor në distanca të gjata. Aktualisht hekurudha gjermane është bërë simbol i asaj që nuk funksionon në Gjermani. Ministri i Transportit foli për rrjetin e shinave si një “oldtimer” që qeveria e koalicionit e ka marrë nga qeveria e kaluar. Ai prononcohet në lidhje me zërat e “qeverisë së përkohshme”. “FDP nuk dëshiron të qeverisë përkohësisht, por në të ardhmen”, tha Wissing duke e lënë të hapur, nëse e gjithë kjo duhet të jetë me koalicionin aktual. Liberalët vetë kanë kohë që nuk janë të kënaqur me qeverinë e koalicionit, por e mënjanojnë nocionin “e përkohshëm”.

Kalojmë te partneri i tretë i koalicionit, Të Gjelbrit. Politikani që mund të bëhet kandidat për kancelar i Të Gjelbërve, Robert Habeck, aktualisht ministër i Ekonomisë kishte ftuar të martën në dialog qytetarët në Ministrinë e Ekonomisë. Habeck do të dëgjojë qytetarët, ta bëjë Ministrinë e Ekonomisë të afërt me ta. “Zyra është e rregulluar si kurrë më parë.” Habeck do të përmirësojë imazhin, kur vështrimi i tij drejtohet nga zyra e kancelarit.
Edhe nëse shanset nuk janë kushedi sa të mëdha për momentin, Habeck ka ende një mesazh gati: “Nëse ndonjëherë bëhem kancelar, Christian Lindner nuk do të jetë ministër i Financave”. Sa i zhgënjyer është Habeck me koalicionin, u bë e qartë pas kompromisit minimal të arritur me negociatat e buxhetit: “Si të them: kështu është.”
Më shumë distancë me koalicionin tënd, zor se gjen. Sido që të flitet, për qeveri të përkohshme apo jo, më së voni me këtë fjali kuptohet si bien këmbanat: secili në koalicionin qeverisës gjerman po bën tani gjërat e veta./ DW
Shefi i zbulimit ushtarak të Izraelit dha dorëheqjen t...
Figura kontroverse, Andrew Tate, dhe vëllai i tij, Tristan...
Kremlini beson se luftimet për ta zmbrapsur inkursionin e ...
Parlamenti i Iranit e ka miratuar të mërkurën kabinetin me...
Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë njoftuan të mërku...
Palombarët kanë gjetur katër trupa nga jahti luksoz britan...
Ish-Presidenti amerikan Barack Obama iu drejtua demokr...
Republika Sërpska (RS) “nuk e ka kundërshtuar kurrë” sovra...
Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë njoftoi të mërkurë...
Kërkimet vazhdojnë për 6 persona, të cilët ishin në bordin...
Talebanët ia kanë ndalur hyrjen në Afganistan raportue...
Grupi libanez Hezbollahu – i shpallur organizatë terro...
Sipas shërbimeve sekrete amerikane fushata zgjedhore ameri...
Dronët ukrainas kanë shënjestruar Moskën në një prej sulme...
Bomba demografike me sahat troket prej dekadash në Evropë....
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, synoi që...
Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallu...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti...
Forcat ukrainase kanë shkatërruar ose dëmtuar tre urat mbi...
Hamasi akuzoi sot Shtetet e Bashkuara se ka shtuar paqartë...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...