Ndërprerja e energjisë në Maternitetin e Durrësit/ Spitali Rajonal sqarim publik
Spitali Rajonal Durrës ka reaguar pas situatës së krijuar ...
Spitali Rajonal Durrës ka reaguar pas situatës së krijuar ...

Ende pa ardhur data 24 shkurt 2022 në Nju Jork, Këshilli i Sigurimit thirri një seancë urgjente. "Nga thellësia e zemrës", Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i bën thirrje presidentit rus që të ndalë trupat e tij. Por në kohën që Këshilli i Sigurimit konsultohet, Putini jep urdhrin e marshimit të tankeve. Më qartë nuk mund të tregohej, se sa pak e vlerëson Putini këtë instancë. Ambasadorja amerikane në KS, Linda Thomas-Greenfield u shpreh atëherë e tronditur. "Ekzaktësisht në kohën kur ne jemi ulur këtu për të kërkuar paqen, Putini po jep një deklaratë lufte - në injorim të plotë të përgjegjësisë së këtij Këshilli."
"Do të dilte jashtë funksionit Këshilli i Sigurimit?"
Eksperti i OKB-së, Richard Gowan, nga Instituti "Crisis Group" është i mendimit, se kriza më e madhe për OKB që pas luftës në Irak e ka çuar Këshillin e Sigurimit në kufirin e kolapsit. "Çdokush e dinte, që Rusia do të përdorte fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit për të hedhur poshtë çdo kritikë kundër këtij agresioni", thotë Gowan. "Por askush nuk e dinte, se ç'do të ndodhte me diplomacinë e OKB-së. Dhe nëse Këshilli i Sigurimit do të dilte jashtë funksionit."

Sistemi i Kombeve të Bashkuara u diskreditua. Kërkesat për një reformë të KS po bëhen gjithnjë e me zë më të lartë, edhe nga SHBA. Por nuk mund të bëhen më shumë, se deklarata, thotë Gowan. "E dinin të gjithë, se Këshilli i Sigurimit nuk mund ta përjashtonte Rusinë." Ashtu si ai nuk mundi ta përjashtojë SHBA-në pas marshimit në Irak në vitin 2003.
Të paktën KS arriti të funksionojë përtej luftës në Ukrainë: që nga ndihma për njerëzit në Afganistan në angazhimin në Siri apo sanksionet për grupet e armatosura në Haiti. Në Ukrainë punojnë organizata të OKB, si UNICEf-i apo ajo për refugjatët. Guterres vetë është arkitekti i marrëveshjes për drithërat mes Ukrainës dhe Rusisë.
Eksperti Richard Gowan thotë, se është interesante të vërehet, se Rusia e ka shmangur ta minojë komplet OKB. "Kjo tregon, se Moska do ta mbajë OKB të hapur si kanal për të biseduar me perëndimin."
Në mes të fronteve të një Lufte të re të Ftohtë
Më 2 mars Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dënoi me shumicë sulmin rus në Ukrainë. Një moment emocional për shumë vetë në sallë, që nxorën celularët të filmonin një ngjarje të tillë. Por më shumë se sinjale morale nuk u dërguan nga Asambleja.
Moska përpiqet edhe këtu që ta përçajë këtë aleancë. Shumë vende afrikane dhe aziatike që janë të varura nga Rusia, ndihen të futura në mes të fronteve të një Luftë të re të Ftohtë, thekson kreu i Programit të Zhvillimit të OKB-së, Achim Steiner. "Kudo që hedhim sytë në radarin gjeopolitik, kjo luftë ose ka krijuar më shumë skepticizëm ose ka zgjuar plagët e vjetra. Kjo luftë shkatërron pikërisht atë që kemi nevojë në këtë moment të historisë, aftësinë si kombe, si bashkësi ndërkombëtare për të vepruar së bashku. E kundërta ndodh këtë moment."

Në rast shkallëzimi fundoset diplomacia e OKB-së
Vitin e ardhshëm shumë gjëra do të varen nga ajo, nëse fuqitë botërore do të kontribuojnë që Kombet e Bashkuara të bëhen sërish platforma, ku të gjendet zgjidhja për këtë konflikt. Steiner thekson rrezikun e një "vakuumi", që krijohet, kur blloqet politike dhe palët në luftime nuk mund apo nuk duan të negociojnë me njëra-tjetrën. Kjo situatë duhet të marrë fund. I këtij mendimi është edhe eksperti i OKB-së, Richard Gowan. Nëse lutimet do merrnin fund me një përfundim të pranueshëm për Ukrainën, bashkësia ndërkombëtare mund të marrë sërish një rol të fortë. "OKB mund të luajë rol për rindërtimin, të vëzhgojë tërheqjen e trupave ruse dhe Këshilli i Sigurimit mund të miratojë rezolutat për formësimin e një marrëveshjeje të paqes."
Por në rast se luftimet shkallëzohen dhe Putin përdor armë nukleare, atëherë rrezikon që diplomacia e OKB-së të heshtë përfundimisht, është i mendimit Gowan. Sepse atëherë askush nuk do më të flasë më rusët./DW
Analistët që studiojnë regjimet demokratike dhe ato autori...
Ish-notarja kampione të vendit dhe kritikja e madhe e...
Së paku 48 persona kanë humbur jetën në Shtetet e Bash...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se të hënën është sulmuar ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka de...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ditën e ...
Donald Trump po kandidon për herë të tretë për postin e pr...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë për mediat në K...
Në qytetin Pirot, në juglindje të Serbisë, është shpallur ...
Rusia ka thënë të hënën se e ka rrëzuar një dron të Ukrain...
Përmbytjet në Filipine kanë detyruar të paktën 46,000 njer...
"Është shumë e qartë, që në një kohë të afërt shifrat e kë...
Të paktën 38 persona kanë mbetur të vdekur shkaku i temper...
Kur më shumë se 2.000 ekspertë të studimeve sllave, të Eur...
Tetëdhjetë vjet më parë, “edukimi për vdekjen” ishte mënyr...
Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka reaguar ndaj kry...
Zyrtarë të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja ...
Për shkak të mungesës së ndjeshme të fuqisë punëtore, krer...
Bonn, fund nëntori, raporti i Agjencisë Federale të Rrjeti...
Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtor dhe dëno...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...