Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Bonn, fund nëntori, raporti i Agjencisë Federale të Rrjetit: Operatori mobil gjerman "Telefonica Deutschland", "Deutsche Telekom" dhe Vodafone kishin marrë përsipër detyrimin që deri në fund të vitit 2022 në 500 zona të pambuluara të ngrinin stacione transmentimi. Realisht janë ngritur vetëm 95 syresh. Gati 3% e sipërfaqes gjermane nuk ka valë, zona pas rrjeti 4G/LTE dhe as sinjal 5G.
Lüdenscheid, 2 dhjetor: Ura e autostradës 45 feston përvjetorin, por prej 365 ditësh është e mbyllur për të gjithë trafikun. Gjendja e urës është kaq e keqe, sa nuk lejohet të kalojnë as automjetet e vogla. Që nga kjo kohë ura as nuk është hedhur në erë, dhe as nuk janë dhënë porosi për ndërtimin e saj. Udhëtarët duhet prej 12 muajsh të përdorin rrugë të ndërmjetme dhe të durojnë bllokimin e trafikut me orë. Në të gjithë Gjermaninë 4000 ura janë në gjendje kritike.

Mesazh në "Twitter", 4 dhjetor: Trenat ICE Hamburg-Berlin janë kaq të tejmbushuar, saqë nuk mund të nisen për 20-30 minuta. Trenat pastaj lëvizin ngadalë, personeli dhe njerëzit pa rezervim duhet të zbresin. Claus Weselsky, kreu i Shoqatës së Makinistëve të Lokomotivave thotë "se punonjësit e hekurudhës dhe unë turpërohemi për atë që duhet t'i ofrojmë shoqërisë".
Mungesë mësuesish, edukatore/ësh dhe kujdestarësh shëndetësorë
Hohenstein-Ernstal, Saksoni, 12 dhjetor: Për shkak se nuk zhvillohen shpesh orë mësimi nga mungesa e mësuesve, prindërit i shkruajnë letër ministrit të Kulturës. Plani mësimor në Shkollën e Nivelit të Dytë në Sachsenring ndryshon, ora e edukatës fetare nuk jepet më. Biologjia në klasën e 8 nuk ofrohet. Në klasën e 7 nuk ka mësim në muzikë dhe lëndën e edukatës shoqërore. Në shkollat gjermane mungojnë 40.000 mësues, landi i Saksoni-Anhalt kërkon tani mësues me "speeddating". Në të njëjtën kohë publikohet një studim ku theksohet, se çdo i pesti nxënës i shkollës fillore nuk arrin standardet minimale të gjermanishtes dhe matematikës.
Rheinberg, 13 dhjetor: Meqenëse një kopsht publik i qytetit duhet të mbyllet dy ditë për shkak të mungesës së personelit, dhe kjo jo për herë të parë, një nënë e zemëruar, merr djalin dhe shkon drejt e te kryetari i bashkisë, që të kujdeset për të që ajo të shkojë në punë. Kryebashkiaku ndërpret takimin dhe bisedon me nënën. Ajo i raporton për një nënë që nuk shkoi në kimioterapi, sepse nuk kishte ku të linte djalin. Më shumë se 100.000 edukatore dhe edukatorë i mungojnë Gjermanisë.

Deklaratë anonime e një kujdestareje shëndetësore në emisionin e televizionit "ZDF", 13 dhjetor për turnin e saj në urgjencë. "Kam përjetuar që koha e pritjes në urgjenca ndërkohë shkon deri në 40 orë, dhe që pacientin në këto 40 orë as nuk e sheh. Dhe kur shkon ndonjëherë në dhomë, ka pacientë që kanë vdekur, megjithëse nuk ishte e nevojshme të ndërronin jetë. Në stacionet e trajtimit intensiv në Gjermani mungojnë rreth 50.000 infermierë intensivi.
Klinikat e fëmijëve në limite, avaria me tanket e ushtrisë, mungesa e ilaçeve
Berlin, thirrje për ndihmë e një infermiereje, 14 dhjetor: "Thjesht nuk kemi personel. Në dekadat sa unë punoj, nuk e kam përjetuar kurrë më parë një paqëndrueshmëri të tillë në punë të infermierëve dhe mjekëve. Kush ka mbetur nga ne duhet të aktivizojë forcat e fundit që të funksionojë në njëfarë mënyre trajtimi mjekësor." Për shkak të mungesës së personelit nuk mund të vihen në përdorim rreth 40% e shtretërve të trajtimit intensiv të fëmijëve në klinika. Fëmijët e sëmurë ne Berlin duhet pjesërisht të zhvendoseshin në Rostock, 200 km larg.
Berlin, e-maili i fortë i gjeneralmajorit, Ruprecht von Butler, për inspektorin e ushtrisë pas një trajnimi ushtarak, i publikuar në "Spiegel" më 17 dhjetor. Nga 18 tanke gjermane të teknologjisë së lartë Puma asnjë prej tyre nuk është më i aftë për përdorim pas trajnimit. Para 20 vjetësh Bundeswehri kishte porositur 350 tanke. Puma të teknologjisë së lartë, 17 milionë euro për një tank. Deri tani ky tank nuk është i aftë për përdorim. Nuk është vetëm tanku Puma, problemi i vetëm. Ushtria gjermane ka shumë probleme të tjera.

Diku në Gjermani, 17 dhjetor: Një fëmijë ka temperaturë, bajamet e skuqura, në klinikë nëna mëson diagnozën e streptokokëve dhe i jepet receta për penicilin. Asnjë nga farmacitë ku telefonon kjo nënë nuk e ka penicilinën rezervë. Gjendja e fëmijës keqësohet. Nëna e dëshpëruar merr recetë për një antibiotik zëvendësues, por as ky nuk gjendet menjëherë në farmaci. Në fund ajo e merr ilaçin nga një nënë e panjohur përmes një grupi "WhatsApp". Ajo kishte një pako të pahapur.
Dhoma të ftohta, mjekë të sëmurë, digjitalizim i ngadaltë
Bergisch Gladbach, e dielë, 18 dhjetor. Në një shkollë të qytetit pëson defekt sistemi qendror i ngrohjes. Në të gjitha klasat temepratura shënon 10 gradë. Për ditë me radhë nuk zhvillohet mësimi, vetëm disa provime në disa klasa që ngrohen me radiatorë.

Mesazh në "Twitter" i punonjëses së një klinike gjermane, 20 dhjetor: "Sot tre mjekë të sëmurë, plus katër mjekë asistentë, përfshirë terapinë kundër dhimbjes. [...]Në pavionin e trajtimit intensiv ka shumë të sëmurë, nesër takim krize për shkak të ditëve të festave. Më ka ardhur në majë të hundës. Nuk vazhdohet më kështu." Gerald Gaß, kreu i Shoqatës së Spitaleve Gjermane paralajmëron: "Ne aktualisht kemi një mungesë personeli për shkak të sëmundjeve nga 9-10%, që do të thotë, se çdo i dhjeti punonjës është i sëmurë."
E enjte, 22 dhjetor: Gerd Landsberg nga Shoqata e Qyteteve dhe Komunave Gjermane mbi një ligj që duhet të mundësojë aplikimin "online" të patentës deri në fund të vitit 2022, por komunat nuk ia dolën dot. "Ne jemi pra një vend shumë burokratik, me një strukturë të komplikuar. Kemi probleme pajisjesh dhe personeli." Në mes 35 vendeve europiane, Gjermania zë vendin e 21 për shkallën e digjitalizimit./DW
Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtor dhe dëno...
Autoritetet franceze thonë se personi i cili dyshohet se v...
Presidenti Vladimir Putin pretendoi se Rusia është gati pë...
Donald Trump po kandidon për herë të tretë për postin ...
Tri organizata të mëdha jo-qeveritare (OJQ) kanë pezul...
Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, mbrojti pozicionin ...
Shumë amerikanë janë zgjuar mëngjesin e Krishtlindjes nën ...
Ukrainasit zakonisht festojnë Krishtlindjen më 7 janar...
Në tetor, kur vjeshta filloi dhe Rusia intensifikoi bo...
Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka reaguar ndaj...
Rusia është e gatshme të negociojë me të gjitha palët ...
Mesditën e sotme do të mbahet gara tradicionale e Baba...
Pavarësisht se prej muajsh ato ndodhen në gatishmëri në fr...
Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur...
Nga mesi i muajit, BE ngriu një shumë prej disa miliar...
Përparësitë e qyteteve me më pak drita: Qytetet gjerma...
Më shumë se një milion amerikanë dhe kanadezë kanë mbe...
Papa Françesku ka dënuar “etjen njerëzore për pasuri d...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar po...
Ish-ministri i Jashtëm në Itali, Franco Frattini ka nd...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...