Fikja e dritave në qytete/ Pse kemi nevojë për errësirë
Përparësitë e qyteteve me më pak drita: Qytetet gjerma...

Nga mesi i muajit, BE ngriu një shumë prej disa miliardë eurosh për Hungarinë. Tani për Hungarinë janë në pikëpyetje gjithsej 22 miliardë euro. Vetëm në këmbim të reformave ka ende një shans për t'ia dhënë Hungarisë.
Në mosmarrëveshjen për respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës, përballë Hungarisë Komisioni Europian i merr gjërat seriozisht. Komisioni njoftoi ngrirjen e përkohshme të të gjitha fondeve të kohezionit që Hungaria do të marrë në vitet e ardhshme.
Fjala është për gjithsej 22 miliardë euro. Qëllimi i këtij fondi është të promovojë harmonizimin e kushteve të jetesës në shtetet anëtare të BE-së. Fondet ishte planifikuar fillimisht t'i jepeshin Hungarisë midis viteve 2023 dhe 2027.
Mungesë e lirisë për drejtësinë dhe diskriminim
Komisioni Europian ka denoncuar prej vitesh shkeljet e parimeve të shtetit të së drejtës nga Hungaria, veçanërisht në lidhje me pavarësinë e drejtësisë, lirinë e shkencës dhe të drejtën e azilit. Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili ndalon ekspozimin e homoseksualitetit dhe transeksualitetit, gjithashtu nuk është në përputhje me Kartën Europiane të të Drejtave Themelore. Siç ka theksuar Komisionerja kompetente Europiane Elisa Ferreira, ndihma financiare nga Fondi i Kohezionit mund të ketë efekt vetëm "nëse korniza institucionale dhe ligjore është adekuate dhe nëse zbatohet në përputhje me rregullat dhe vlerat e BE-së”.
Eurodeputeti i Gjelbër Daniel Freund foli për një "sensacion". Përballë kursit autoritar të qeverisë hungareze nën Viktor Orbanin si dhe shkeljeve sistematike të të drejtave themelore, shtetit të së drejtës dhe parimeve demokratike, është absolutisht e drejtë të bllokohen paratë evropiane në një masë të tillë, tha ai. Fondet e para të ngrira në mes të dhjetorit
Një javë e gjysmë më parë, shumica e vendeve anëtare të BE-së kishin votuar për ngrirjen e një pjese të fondeve të kohezionit - vendet kishin rënë dakord për një shumë prej 6.3 miliardë eurosh. Gjermania kishte votuar gjithashtu pro ngrirjes së pagesave.
Kësaj i shtohen edhe 5.8 miliardë euro që do t'i paguheshin Hungarisë nga fondi i BE-së për rindërtimin e Koronës dhe të cilat gjithashtu janë ngrirë.
Kërkohen shumë reforma
Për të qenë ende në gjendje të marrë fonde europiane, Hungaria duhet të përmbushë tani një katalog të kërkesave të vendosura nga Komisioni Europian. Ky plan përfshin 27 pika. Komisioneri Europian për Çështjet Sociale Nicolas Schmit nënvizoi gatishmërinë e BE-së për të "punuar ngushtë" me Hungarinë për të "siguruar që hungarezët të përfitojnë nga kjo ndihmë e rëndësishme e BE-së, duke respektuar plotësisht Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së".
Qeveria hungareze ka nevojë për mbështetje financiare nga BE: inflacioni aktualisht është në 26 përqind. Për më tepër, Hungaria duhet të përballet me një borxh publik në rritje dhe një monedhë kombëtare gjithnjë e më të dobët./ DW
Përparësitë e qyteteve me më pak drita: Qytetet gjerma...
Më shumë se një milion amerikanë dhe kanadezë kanë mbe...
Papa Françesku ka dënuar “etjen njerëzore për pasuri d...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar po...
Ish-ministri i Jashtëm në Itali, Franco Frattini ka nd...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një Italian ka ...
Zyrtarët moldavë të zbulimit paralajmëruan se forcat ru...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për...
Me sloganin “Jo në emrin tim”, në Prishtinë është protestu...
Një stuhi e ftohtë dimërore ka goditur të paktën 250 milio...
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier u bën thirr...
Aktivistë kurdë, politikanë të krahut të majtë dhe grupe a...
Kina është përfshirë prej kohësh nga një tjetër valë e eth...
Në një postim të shtunën në Telegram presidenti ukrainas V...
Mykhailo Podolyak, këshilltar i lartë i presidentit ukrain...
Të paktën pesë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën ...
Sulmuesi që vrau tre persona më 23 dhjetor në Paris, e pra...
Policia spanjolle ka arrestuar një nga më të kërkuarit e F...
Çfarë i sjell Serbisë konfrontimi me Perëndimin? Kjo pyet...
Që nga muaji shtator, stabiliteti i brishtë i Kosovës i kr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...