Stuhia dimërore në SHBA/ Amerikanët dhe kanadezët pa energji elektrike në ditën e Krishtlindjes
Më shumë se një milion amerikanë dhe kanadezë kanë mbe...

Përparësitë e qyteteve me më pak drita: Qytetet gjermane këtë dimër i fikin disa drita natën, kjo jo vetëm kursen para dhe energji, por sjell edhe përfitim për shëndetin e njeriut, klimën dhe biodiversitetin. Kriza energjetike i ka nxitur qytetet në të gjithë Gjermaninë që të fikin dritat e natës në monumente dhe ndërtesat kryesore si bashkitë, muzetë dhe bibliotekat.
Në kryeqytetin Berlin, 200 monumente, duke përfshirë Monumentin e Fitores dhe Katedralen e Berlinit, mbeten të pandriçuara kur perëndon dielli. Që nga 1 shtatori, Urdhëresa për Kursim të Energjisë ndalon zyrtarisht edhe ndriçimin e ndërtesave publike nga jashtë. Ndërkohë, tabelat e neonit mund të ndizen vetëm për disa orë në ditë.
Qyteti i Vajmarit në Gjermaninë qendrore ka kursyer energji gjatë muajve të verës duke ndezur dritat e rrugëve 30 minuta më vonë në mbrëmje dhe duke i fikur ato 30 minuta më herët. Por përtej kursimit të energjisë dhe parave, qytetet më në errësisë kanë shumë ndikime pozitive si për klimën ashtu edhe për biodiversitetin.
Dritat e fikura ndihmojnë kundër ndotjes së ajrit
Shoqata Ndërkombëtare Dark-Sky, një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA, vlerëson se rreth një e treta e të gjithë ndriçimit të jashtëm që konsumohet gjatë natës nuk ka asnjë përfitim.
Edhe përpara krizës globale të energjisë dhe çmimeve më të larta, fikja e këtij ndriçimi të panevojshëm do të kursente 3 miliardë dollarë (2.9 miliardë euro) në vit dhe gjithashtu do të ndihmonte në reduktimin e ndotjes së ajrit dhe emetimeve të dëmshme që kontribuojnë në ndryshimet klimatike.
Në Indi, për shembull, ndriçimi i tepërt lëshon 12 milionë ton dioksid karboni në vit, sipas ekspertit të ndryshimeve klimatike Pavan Kumar nga Universiteti Qendror Bujqësor Rhani Lakshmi Bai në shtetin e Uttar Pradesh. Kjo është e barabartë me rreth gjysmën e emetimeve totale të prodhuara nga trafiku ajror dhe detar i Indisë çdo vit.
Sot, më shumë se 80% e njerëzve në mbarë botën jetojnë nën qiell të ndotur nga dritat. Në Evropë dhe SHBA, shifra është deri në 99%, që do të thotë se njerëzit nuk përjetojnë më errësirë të vërtetë. Në Singapor, për shembull, netët janë bërë aq të ndritshme saqë sytë e njerëzve tani përpiqen të përshtaten me errësirën e vërtetë.
Pse na duhet errësira
Përveç përfitimit të mjedisit, errësira e mjaftueshme gjatë natës është e mirë për shëndetin e njeriut. Studimet kanë treguar lidhjen midis dritës artificiale dhe dëmtimit të syrit, pagjumësisë, obezitetit dhe në disa raste, depresionit. Këto efekte anësore lidhen me mungesën e melatoninës, një hormon që lirohet kur errësohet. "Kur ne nuk e marrim atë hormon kur nuk e prodhojmë atë hormon, sepse jemi të ekspozuar shumë ndaj dritës në banesën tonë, ose si punëtor me turne, atëherë e gjithë puna e këtij sistemi të orës biologjik bëhet problematike," tha Christopher Kyba, shkencëtar në Qendrën Kërkimore Gjermane për Gjeoshkencën.
Një studim i vitit 2020 nga SHBA tregon se fëmijët dhe adoleshentët që jetojnë në zona me dritë artificiale të bollshme flenë më pak dhe vuajnë më shpesh nga problemet emocionale.
Futja e dritës artificiale është "një nga ndryshimet më dramatike që kemi bërë në biosferë", tha Kyba. Gjatë gjithë evolucionit "kishte një sinjal të vazhdueshëm që vinte nga mjedisi," shpjegon ai. "Kjo është ditë, kjo është natë, ky është muaji hënor. Në zonat që përjetojnë ndotje të fortë nga drita, ai sinjal është ndryshuar në mënyrë dramatike."
Shkencëtarët vlerësojnë se planeti ynë po bëhet çdo vit 2% më i ndritshëm. Pra, zbehja ose fikja e pjesshme e dritave të rrugëve mund të jetë hapi i parë për të luftuar ndotjen nga drita. Kjo është përkundër rregulloreve që mendojnë se errësira ndikon në shkallën e aksidenteve ose krimit, një supozim që kundërshtohet nga një studim në Angli dhe Uells. Kafshët dhe bimët gjithashtu e pëlqejnë errësirën
Specie të tjera gjithashtu përpiqen të përshtaten me përdorimin e dritës artificiale gjatë natës. Koralet, për shembull, nuk riprodhohen si zakonisht; zogjtë shtegtarë mund të humbasin ndjenjën e orientimit dhe breshkat e sapodala nga veza janë gjetur duke ecur në brendësi të tokës, ku ngordhin, në vend që të rrëshqasin drejt detit.
Insektet gjithashtu preken. Një studim tregon se rreth 100 miliardë insekte nate vdesin në Gjermani çdo verë si rezultat i ndriçimit artificial.
Zakonisht të varur nga hëna për orientim, disa insekte shpërqendrohen aq shumë nga dritat e ndritshme të rrugëve, për shembull, saqë fluturojnë rreth tyre gjatë gjithë natës. Lodhja që pason mund t'i bëjë ata pre e lehtë për grabitqarët, të ndërhyjë në riprodhimin e tyre ose t'i vrasë plotësisht.
Disa studime të fundit kanë treguar se bimët që rriten pranë dritave të rrugëve pjalmohen dukshëm më rrallë gjatë natës dhe japin më pak fruta sesa kur të njëjtat bimë rriten diku tjetër në errësirë. Edhe pemët e ndjejnë ndikimin e dritës gjatë natës - ato prodhojnë sytha më herët dhe gjethete tyre bien më vonë./ DW
Më shumë se një milion amerikanë dhe kanadezë kanë mbe...
Papa Françesku ka dënuar “etjen njerëzore për pasuri d...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar po...
Ish-ministri i Jashtëm në Itali, Franco Frattini ka nd...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një Italian ka ...
Zyrtarët moldavë të zbulimit paralajmëruan se forcat ru...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për...
Me sloganin “Jo në emrin tim”, në Prishtinë është protestu...
Një stuhi e ftohtë dimërore ka goditur të paktën 250 milio...
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier u bën thirr...
Aktivistë kurdë, politikanë të krahut të majtë dhe grupe a...
Kina është përfshirë prej kohësh nga një tjetër valë e eth...
Në një postim të shtunën në Telegram presidenti ukrainas V...
Mykhailo Podolyak, këshilltar i lartë i presidentit ukrain...
Të paktën pesë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën ...
Sulmuesi që vrau tre persona më 23 dhjetor në Paris, e pra...
Policia spanjolle ka arrestuar një nga më të kërkuarit e F...
Çfarë i sjell Serbisë konfrontimi me Perëndimin? Kjo pyet...
Që nga muaji shtator, stabiliteti i brishtë i Kosovës i kr...
Eshtë e pamundur të parashikohet se si do të përfundojë lu...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...