Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Zyrtarë të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë thanë të dielën në mbrëmje se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar dhe parë afër një patrulle të KFOR-it në veriun e Kosovës, ku serbët lokalë kanë vendosur bllokada për të penguar policinë vendase të patrullojë zonën e përfshirë nga tensionet e muajve të fundit.
Në një deklaratë të misionit thuhet se nuk pati dëme në njerëz e as dëme materiale nga të shtënat që u dëgjuan në rajonin e Zubin Potokut. KFOR-i nuk dha hollësi të tjera.
Më herët policia e Kosovës mohoi njoftimet e publikuara në mediet serbe sipas të cilave ka pasur shkëmbime zjarri në Zubin Potok, pasi policia e Kosovës "ka dashur të heqë njërën nga barrikadat" në këtë komunë.
"Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi”, tha ndërkaq në një njoftim policia e Kosovës.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, shkroi në llogarinë e tij në "Facebook" se “lojërat e (presidentit serb Aleksandar) Vuçiç dhe instrumenteve të tij kriminale po vazhdojnë. Fillimisht deklaruan se në Zubin Potok ka pasur përleshje të armatosura të iniciuara nga Policia e Kosovës dhe Njësitë e saj Speciale. Mirëpo, kur e kuptuan se bandat kriminale të mbështetura nga vet ai kanë sulmuar KFOR-in, duan t'i mohojnë të gjitha sulmet”, shkroi ministri Sveçla duke nënvizuar se “barrikadat duhet të hiqen menjëherë. Serbia duhet të ndalojë organizimin dhe mbështetjen e strukturave kriminale ilegale që duan të destabilizojnë Republikën e Kosovës”.
Në Beograd ndërkaq shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç, tha se është takuar me presidentin serb dhe është nisur për në Rashkë, një komunë në jugperëndim të Serbisë, jo larg kufirit me Kosovën.
Ndonëse nuk bëri ndonjë koment rreth shkrimeve të medieve serbe për zhvillimet në veriun e Kosovës, ai i tha televizionit proqeveritar serb "Pink" se “situata në Kosovë është e tillë që kërkon praninë e ushtrisë serbe përgjatë vijës administrative”.
Grupe serbësh po mbajnë të bllokuara rrugët në veriun e Kosovës që nga dhjetë dhjetori pas arrestimit të një ish-polici serb nën dyshimet për sulm ndaj personave zyrtarë.
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar KFOR-it heqjen e bllokadave, ndërsa misioni i drejtuar nga NATO-ja tha se preferon që kjo të ndodhë në rrugë paqësore./VOA
Për shkak të mungesës së ndjeshme të fuqisë punëtore, krer...
Bonn, fund nëntori, raporti i Agjencisë Federale të Rrjeti...
Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtor dhe dëno...
Autoritetet franceze thonë se personi i cili dyshohet se v...
Presidenti Vladimir Putin pretendoi se Rusia është gati pë...
Donald Trump po kandidon për herë të tretë për postin ...
Tri organizata të mëdha jo-qeveritare (OJQ) kanë pezul...
Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, mbrojti pozicionin ...
Shumë amerikanë janë zgjuar mëngjesin e Krishtlindjes nën ...
Ukrainasit zakonisht festojnë Krishtlindjen më 7 janar...
Në tetor, kur vjeshta filloi dhe Rusia intensifikoi bo...
Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka reaguar ndaj...
Rusia është e gatshme të negociojë me të gjitha palët ...
Mesditën e sotme do të mbahet gara tradicionale e Baba...
Pavarësisht se prej muajsh ato ndodhen në gatishmëri në fr...
Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur...
Nga mesi i muajit, BE ngriu një shumë prej disa miliar...
Përparësitë e qyteteve me më pak drita: Qytetet gjerma...
Më shumë se një milion amerikanë dhe kanadezë kanë mbe...
Papa Françesku ka dënuar “etjen njerëzore për pasuri d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...