Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Të paktën 38 persona kanë mbetur të vdekur shkaku i temperaturave të ulëta në Amerikën e Veriut. Zyrtarët thonë se 34 persona kanë vdekur në SHBA, ndërsa zona më e prekur është qyteti i Bufalos, në Nju Jork.
Katër vdekje janë shënuar në Kanada, ku një autobus rrëshqiti mbi rrugën e ngrirë afër qytezës Merit, në provincën perëndimore të Kolumbisë Britanike.
Një stuhi e tillë kaq e madhe nuk është regjistruar asnjëherë më parë. Ajo shtrihet nga Kanadaja deri në pjesën jugore të Rio Grandes.
Meteorologët thonë se stuhia do të dobësohet gjatë ditëve të ardhshme, mirëpo qytetarët këshillohen t’i shmangin udhëtimet përveç në raste emergjente.
Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha, por energjia elektrike është restauruar në pjesën më të madhe të SHBA-së. Më pak se 200 mijë njerëz mbetën pa rrymë gjatë pasdites së të dielës, në krahasim me 1.7 milionë që ishin në terr më parë, raporton "AP".
Mijëra fluturime janë anuluar, duke ua pamundësuar kështu shumë njerëzve kthimin në shtëpi në kohë për festën e Krishtlindjes.
Mbi 55 milionë amerikanë ishin paralajmëruar edhe për erëra me ngrica të dielën. Stuhia dimërore e "ciklonit bombardues" - e cila ndodh kur presioni atmosferik bie, duke shkaktuar borë të dendur dhe erëra - ka ndërprerë udhëtimet nëpër SHBA.
Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, me origjinë nga Bufalo, tha: "Kjo do të hyjë në histori si stuhia më shkatërruese në Buffalo".
"Është [si] të shkosh në një zonë lufte dhe veturat përgjatë rrugëve janë tronditëse", u tha ajo gazetarëve të dielën në mbrëmje.
Banorët ende po përballen me një "situatë shumë të rrezikshme, kërcënuese për jetën" dhe kushdo që gjendet në atë zonë duhet të qëndrojë brenda, tha ajo.
Dymbëdhjetë vdekje u konfirmuan në zonën Erie, ku disa viktima u gjetën të vdekur në makina ose në dëborë.
Vdekje të lidhura me këtë stuhi u raportuan edhe në Vermont, Ohajo, Misuri, Uiskonsin, Kansas dhe Kolorado. Temperaturat në Floridën e Jugut ranë aq shumë, saqë iguanat u ngrinë dhe u rrëzuan nga pemët.
Shteti amerikan në pjesën perëndimore të vendit, Montana, ka qenë më i godituri nga të ftohtët, me temperatura që bien deri në -45 gradë celsius.
Në Kanada, provincat e Ontarios dhe Kuebekut kanë pësuar dëmet më të mëdha nga kjo stuhi.
Në Kuebek pothuajse 120.000 njerëz mbetën pa energji elektrike të dielën. Zyrtarët thonë mund të duhen disa ditë deri të lidhet sërish të gjithë shtëpitë me rrjetin elektrik./REL
Kur më shumë se 2.000 ekspertë të studimeve sllave, të Eur...
Tetëdhjetë vjet më parë, “edukimi për vdekjen” ishte mënyr...
Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka reaguar ndaj kry...
Zyrtarë të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja ...
Për shkak të mungesës së ndjeshme të fuqisë punëtore, krer...
Bonn, fund nëntori, raporti i Agjencisë Federale të Rrjeti...
Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtor dhe dëno...
Autoritetet franceze thonë se personi i cili dyshohet se v...
Presidenti Vladimir Putin pretendoi se Rusia është gati pë...
Donald Trump po kandidon për herë të tretë për postin ...
Tri organizata të mëdha jo-qeveritare (OJQ) kanë pezul...
Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, mbrojti pozicionin ...
Shumë amerikanë janë zgjuar mëngjesin e Krishtlindjes nën ...
Ukrainasit zakonisht festojnë Krishtlindjen më 7 janar...
Në tetor, kur vjeshta filloi dhe Rusia intensifikoi bo...
Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka reaguar ndaj...
Rusia është e gatshme të negociojë me të gjitha palët ...
Mesditën e sotme do të mbahet gara tradicionale e Baba...
Pavarësisht se prej muajsh ato ndodhen në gatishmëri në fr...
Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...