Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Donald Trump po kandidon për herë të tretë për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, duke shpresuar të bëhet presidenti i dytë në historinë amerikane, që shërben në mandate jo të njëpasnjëshme. Sondazhet tregojnë se shumica e votuesve të Partisë Republikane nuk mendojnë se ai duhet të jetë kandidati i tyre. Për të mësuar se cili është niveli i mbështetjes që gëzon tani zoti Trump në një nga bastionet e tij historike, korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Steve Herman vizitoi qytetin Mount Storm në Virxhinian Perëndimore.
Një vend ideal për të vlerësuar mbështetjen e tanishme për republikanin Donald Trump është qarku Grant në Virxhinian Perëndimore. Si në vitin 2016 ashtu edhe në vitin 2020, zoti Trump fitoi rreth 88 për qind të votave në këtë zonë.
Ky rezultat i thellë nuk është befasues për kryeredaktoren e gazetës së vetme të qarkut “Grant County Press”, Camille Howard.
"Shumica e banorëve këtu janë republikanë dhe kandidati i kësaj partie e ka të sigurt fitoren", thotë ajo.
Më pak se 700 nga 7000 votuesit e qarkut janë të regjistruar si anëtarë të partisë demokrate.
Në mesin e tyre është edhe ish-psikologu Frank Miller, i cili po përpiqet të kuptojë përse kaq shumë nga fqinjët e tij janë mbështetës të zjarrtë të zotit Trump.
“Është një kult. Jam psikolog, e kuptoj se si funksionojnë kultet, ku ka një pezullim të realitetit. Ata të gjithë përqendrohen në atë që thotë udhëheqësi i kultit të tyre”, thotë ai.
Gjatë presidencës së tij katërvjeçare, zoti Trump u përpoq të shpëtonte industrinë e qymyrit në Virxhinian Perëndimore, duke thënë se industria e energjisë diellore, gjithashtu në rritje në qarkun Grant, "nuk është mjaft e fortë". Ai gjithashtu ka kritikuar turbinat që prodhojnë energji nga era, 100 prej të cilave janë instaluar në këtë zonë.
“Ata thonë se zhurma shkakton kancer. Ato bëjnë zhurmë dhe vrasin zogjtë", thotë zoti Trump.
Është një kohë e gjatë deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe ende nuk është e qartë se kush të do marrë mbështetjen më të madhe në zgjedhjet paraprake. Por në qarkun Grant, shumë nga ata që votuan për zotin Trump dy zgjedhjet e kaluara, planifikojnë ta bëjnë këtë përsëri.
"Shumica e njerëzve që njoh dhe që kanë votuar për zotin Trump më parë, do të votonin përsëri për të."
Jodi Ours, ish-punonjëse spitali është kunata e zyrtarit lokal të qarkut Grant, Jerry Ours.
“Mendoj se ai do ta ruajë dhe rrisë mbështetjen që kishte këtu. Mendoj se ai do ta arrijë këtë, pa marrë parasysh se kush do të jetë në garë”, thotë ai.
Donald Trump ka fituar dy zgjedhje presidenciale në Virxhinian Perëndimore, por për zgjedhjet e vitit 2024 ai do të ketë më shumë sfidues republikanë sesa katër vjet më parë, kur ai ishte në postin e Presidentit të vendit./ VOA
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë për mediat në K...
Në qytetin Pirot, në juglindje të Serbisë, është shpallur ...
Rusia ka thënë të hënën se e ka rrëzuar një dron të Ukrain...
Përmbytjet në Filipine kanë detyruar të paktën 46,000 njer...
"Është shumë e qartë, që në një kohë të afërt shifrat e kë...
Të paktën 38 persona kanë mbetur të vdekur shkaku i temper...
Kur më shumë se 2.000 ekspertë të studimeve sllave, të Eur...
Tetëdhjetë vjet më parë, “edukimi për vdekjen” ishte mënyr...
Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka reaguar ndaj kry...
Zyrtarë të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja ...
Për shkak të mungesës së ndjeshme të fuqisë punëtore, krer...
Bonn, fund nëntori, raporti i Agjencisë Federale të Rrjeti...
Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtor dhe dëno...
Autoritetet franceze thonë se personi i cili dyshohet se v...
Presidenti Vladimir Putin pretendoi se Rusia është gati pë...
Donald Trump po kandidon për herë të tretë për postin ...
Tri organizata të mëdha jo-qeveritare (OJQ) kanë pezul...
Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, mbrojti pozicionin ...
Shumë amerikanë janë zgjuar mëngjesin e Krishtlindjes nën ...
Ukrainasit zakonisht festojnë Krishtlindjen më 7 janar...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...