Si u zhvillua operacioni për kapjen e Braçellarit dhe kur nisën të shtënat?/ Pjesë nga dosja hetimore e vrasjes së efektivit në Korçë
Janë zbardhur pjesë nga dosja hetimore për vrasjen e efekt...
Janë zbardhur pjesë nga dosja hetimore për vrasjen e efekt...

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen më 20 gusht, në orën 11:00, për të vazhduar seancën konstituive të legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Vazhdimi i seancës vjen pasi më 18 gusht ka nisur rrjedhja e afatit 30-ditor për konstituimin e organit ligjvënës.
Kjo, pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë, përmes së cilit ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.
Vendimi është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por është kritikuar nga fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.
Zahir Çerkini, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se aktgjykimi nënkupton se vonesat e mëtejshme në konstituimin e Kuvendit nuk janë vetëm çështje politike, por paraqesin edhe shkelje të normave kushtetuese që garantojnë funksionimin e shtetit.
“Respektimi i aktgjykimeve të Gjykatës nuk është një opsion që aktorët politikë mund ta zgjedhin ose jo, por një obligim i domosdoshëm. Çdo veprim i kundërt do t’i minonte themelet e shtetit ligjor dhe do të rrezikonte të prodhonte krizë të thellë institucionale”, deklaroi ai për REL-in më 18 gusht.
Në aktgjykim nuk përmenden pasoja konkrete nëse Kuvendi dështon ta respektojë vendimin, por, sipas Çerkinit, “atëherë kemi një situatë të re kushtetuese që kërkon qartësim institucional”.
“Në një rast të tillë, është e pritshme që presidentja ose ndonjë subjekt tjetër i autorizuar ta rikthejë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për interpretim shtesë mbi hapat e mëtejmë”, tha ai.
“Idetë se vendi duhet të shkojë automatikisht në zgjedhje në këtë fazë, nuk kanë mbështetje kushtetuese. Kushtetuta parashikon zgjedhje të reja vetëm pasi Kuvendi të jetë konstituuar dhe të realizohet një nga rrethanat kushtetuese të përcaktuara për shpërndarjen e tij”, shtoi Çerkini.
Sipas Çerkinit, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, mund të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit.
“Megjithatë, kjo duhet të bëhet duke respektuar kufijtë dhe udhëzimet që tashmë i ka përcaktuar aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese”.
Si nisi ngërçi politik?
Seanca konstituive ka nisur më 15 prill. Por, ajo deri më tani nuk është përmbyllur për shkak të mospajtimeve mes partive politike lidhur me formën e votimit të kryeparlamentarit.
Pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, dështoi të zgjidhej në krye të organit ligjvënës në gjashtë votime të hapura, Dehari më 1 maj ndryshoi rendin e ditës.
Ai më pas kërkoi nga Partia Demokratike, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe që të propozonin nga një anëtar për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin.
Kjo u kundërshtua nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, të cilat refuzuan që të propozonin anëtar për këtë Komision.
Fillimisht, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës iu drejtua Kushtetueses për çështjen e ngërçit. Gjykata u përgjigj më 26 qershor, duke thënë se votimi duhej të bëhej sipas praktikave të deritanishme. Ajo u dha deputetëve 30 ditë afat ta përmbyllnin procesin e konstituimit, por ky afat u shpërfill.
Ndërkohë, PDK-ja dhe LDK-ja, dorëzuan lëndë të ndara për çështjen e votimit të kryeparlamentarit.
Kushtetuesja vendosi masë të përkohshme nga 27 qershori deri më 8 gusht, duke ua ndaluar deputetëve që të ndërmerrnin vendime dhe veprime për konstituimin e Kuvendit.
Më 8 gusht, Kushtetuesja njoftoi për vendimin për dy lëndët e paraqitura - aktgjykimin e plotë të të cilit e publikoi më 18 gusht - përmes së cilit tha se ndryshimi i rendit të ditës ishte shkelje, duke obliguar Kuvendit që t'i kthehet votimit të hapur.
Asnjëra nga subjektet nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të bërë vet shumicën dhe po ashtu nuk është arritur një marrëveshje politike.
LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.
Derisa LVV-ja ngul këmbë se Albulena Haxhiu është kandidate meritore, disa prej partive më të mëdha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e përjashtojnë atë si “përçarëse”.
PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9, dhe koalicioni mes AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla.
Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave./ Rel
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se bisedime...
Departamenti i Shtetit ka revokuar më shumë se 6,000 viza ...
Presidenti Donald Trump, pas takimit me Zelensky-n, ka the...
Një ditë më parë u mbajt në Shtëpinë e Bardhë takimi mes P...
Gati 470 raste të virusit të Nilit Perëndimor, chikungunya...
Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi sot edhe një kon...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se ësh...
Presidentet e SHBA-së dhe Ukrainës janë takuar këtë të hën...
Sapo ka nisur takimi mes presidentit amerikan Donald Trump...
Përpara takimit mes presidentit amerikan dhe atij ukrainas...
Shumë kaos u krijua në mes të qytetit të Nju Jorkut në SHB...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar sot aktgjykimin...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka parlajmëruar se...
Një ditë më parë u mbajt samiti online i liderëve të "koal...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në...
Në 100 ditët e qeverisë Merz, u shfaqën edhe dallimet midi...
Presidenti ukrainas Zelensky nuk do të takohet me presiden...
Disa orë para takimit me Zelensky-n, Presidenti Donald Tru...
Pas Putin-it, sot do të mbahet një tjetër takim i rëndësis...
Inteligjenca ushtarake ukrainase kreu një sulm me dron nda...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargre...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbis...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...