web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aktgjykimi i plotë për konstituimin/ Gjykata e Kosovës: Seanca të përfundojë brenda 30 ditëve

18 Gusht 2025, 15:55, Kosova & Bota CNA

Aktgjykimi i plotë për konstituimin/ Gjykata e Kosovës: Seanca

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar sot aktgjykimin e plotë për konstituimin e Kuvendit. 

Ashtu si në vendimin e datës 8 gusht, Gjykata Kushtetuese u kërkon deputetëve të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit brenda një afati prej 30 ditësh, gjë që nënkupton se deputetët mund të mblidhen nga sot (18 gusht) për të konstituuar Kuvendin.

“Të urdhërojë, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim  me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”,-thuhet në njoftimin e gjykatës.

Vendimi detyron të gjithë deputetët e zgjedhur që të jenë të pranishëm dhe të votojnë gjatë zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të rinj të Kuvendit të Kosovës.

Vendimi vjen pas 54 përpjekjesh të dështuara për konstituim dhe skadimit të afatit 30-ditor të vendosur nga po kjo gjykatë në muajin qershor./CNA





Lajmet e fundit nga