Mjeku Zhan Mitrev akuzohet për mashtrim/ Rrezikon 10 vjet burg
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka njoftuar të prem...

Romancieri me origjinë indiane, Salman Rushdie, i cili u sulmua me thikë, ndërsa ishte në skenë në Nju Jork, është kërcënuar me vdekje për shkak të punës së tij gjatë një karriere letrare prej pesë dekadash.
"Shumë nga librat e 75-vjeçarit kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshëm, me romanin e tij të dytë, ‘Midnight’s Children’, që fitoi çmimin 'Booker' në 1981-shin", shkruan "BBC".
Por ishte romani i tij i katërt, ‘Vargjet Satanike’ (The Satanic Verses), i botuar në 1988, që u bë vepra e tij më e diskutueshme, duke sjellë trazira ndërkombëtare të paprecedentë në përmasa.
Ndaj Rushdie u bënë kërcënime me vdekje, ndaj ai u detyrua të fshihej pas publikimit të tij dhe qeveria britanike e vendosi autorin nën mbrojtjen e policisë.

Salman Rushdie lindi në Bombei, dy muaj para pavarësisë së Indisë nga Britania.
Në moshën 14-vjeçare ai u dërgua në Angli dhe në shkollën e Rugbit, ndërsa më vonë fitoi një diplomë nderi në histori në Kings College, Kembrixh.
Ai u bë shtetas britanik dhe lejoi që besimi i tij mysliman të shuhej. Punoi një kohë të shkurtër si aktor dhe më pas si autor reklamash, ndërsa shkruante romane.
Libri i tij i parë i botuar, ‘Grimus’, nuk arriti sukses të madh, por disa kritikë e panë atë si një autor me potencial të konsiderueshëm.
Rushdies iu deshën pesë vjet për të shkruar librin e tij të dytë, ‘Fëmijët e mesnatës’, i cili fitoi çmimin Booker në 1981, u vlerësua gjerësisht dhe u shit në gjysmë milioni kopje.
Romani i tretë i Rushdie ‘Shame’, i botuar në 1983, kishte të bënte me një Pakistan pothuajse të maskuar. Katër vjet më vonë, Rushdie shkroi ‘The Jaguar Smile’, një rrëfim i një udhëtimi në Nikaragua.
Në shtator të vitit 1988 u botua vepra që do t’i rrezikonte jetën, Vargjet Satanike. Romani surrealist post-modern shkaktoi zemërim te disa myslimanë, të cilët e konsideruan përmbajtjen e tij si blasfemi.
India ishte vendi i parë që e ndaloi atë. Pakistani ndoqi shembullin, ashtu si edhe vende të tjera myslimane dhe Afrika e Jugut.

Romani u vlerësua në shumë qarqe dhe fitoi çmimin Whitbread. Por reagimi ndaj librit u rrit dhe dy muaj më vonë, protestat në rrugë morën vrull.
Myslimanët e konsideruan atë një fyerje për Islamin. Ata kundërshtuan, ndër të tjera, faktin që dy prostitutave në libër u jepeshin emrat e grave të profetit Muhamed.
Titulli i librit i referohej dy vargjeve të hequra nga Muhamedi nga Kurani, sepse ai besonte se ato ishin frymëzuar nga djalli.
Në janar 1989, myslimanët në Bradford dogjën një kopje të librit dhe shitësit e gazetave ndaluan ta shfaqnin atje. Rushdie hodhi poshtë akuzat për blasfemi.
Ndërkohë që në Mbretërinë e Bashkuar, disa udhëheqës myslimanë kërkuan moderim, të tjerë mbështetën Ajatollahun. SHBA, Franca dhe vende të tjera perëndimore dënuan kërcënimin me vdekje.

Rushdie, tashmë i fshehur me gruan e tij teksa ruhej me policë, shprehu keqardhjen e tij të thellë për shqetësimin që u kishte shkaktuar myslimanëve, por Ajatollahu e ripërsëriti thirrjen e tij për vdekjen e autorit.
Zyrat e botuesit Viking Penguin, në Londër u piketuan dhe u morën kërcënime me vdekje në zyrën e Nju Jorkut.
Por libri u bë një best-seller në të dyja anët e Atlantikut. Protestat kundër reagimit ekstrem mysliman u mbështetën nga vende të tjera të cilat të gjitha tërhoqën përkohësisht ambasadorët e tyre nga Teherani.
Por autori nuk ishte i vetmi person që kërcënohej për përmbajtjen e librit. Përkthyesi japonez i Vargjeve Satanike u gjet i vrarë në një universitet në veri-lindje të Tokios në korrik 1991, raporton Euronews Albania.
Policia tha se përkthyesi, Hitoshi Igarashi, i cili punonte si asistent profesor i kulturës krahasuese, u godit me thikë disa herë dhe u la në korridor jashtë zyrës së tij në Universitetin Tsukuba.

Në fillim të të njëjtit muaj, përkthyesi italian, Ettore Capriolo, u godit me thikë në banesën e tij në Milano, megjithëse i mbijetoi sulmit.
Dënimi me vdekje, fetva, kundër Rushdie pushoi së mbështeturi zyrtarisht nga Irani në 1998.
Rushdie është martuar katër herë dhe ka dy fëmijë. Ai tani jeton në SHBA dhe u shpall ‘kalorës’ në vitin 2007 për shërbimet e tij në letërsi.
Në vitin 2012, ai botoi ‘Joseph Anton: A Memoir’, një rrëfim i jetës së tij në vazhdën e polemikave mbi ‘Vargjet Satanike’.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka njoftuar të prem...
Nënpresidenti i Paraguajit, Hugo Velazquez të premten ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Malit të Zi, Zor...
Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil a...
Pothuajse 60 për qind e gazetarëve afganë kanë humbur punën ...
Qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie për t...
Vuk Boriloviç është identifikuar si autori i ngjarjes ...
Shkrimtari Salman Rushdie u sulmua të premten teksa is...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka reagua...
Autoritetet në SHBA po hetojnë motivet mbi ngjarjen ku...
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi të pre...
Një krim i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ministria e punëve të jashtme të Malit të Zi bëri të d...
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder ka paditur pa...
Ministria e mbrojtjes së Tajvanit bëri të ditur të pre...
Një person i dyshuar për një sulm vdekjeprurës të viti...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të premten deklaroi zyrta...
Autoritetet ruse kanë bllokuar llogarinë kryesore në r...
Shpërthimet që ndodhën gjatë kësaj jave në bazën ajrore ru...
Departamenti i Drejtësisë po i kërkon një gjykate federale...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...