Shtohen paratë false në tregun e Kosovës
Shtim masiv i parave false në tregun e Kosovës. Kështu e p...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të shtunën se shtetet fqinje nuk mund të ndihet të sigurta nga Serbia, derisa nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian (BE).
I pyetur gjatë Forumit të Paqes në Paris se cilat janë qëllimet e Serbisë karshi Kosovës, Kurti theksoi se “ndarja e saj, apo kompensimet territoriale.”
“Fqinjët e Serbisë, për sa kohë që nuk janë pjesë e BE-së, nuk janë të sigurt nga Serbia, dhe kjo duhet të merret parasysh në Bruksel. Ata janë të inatosur me shpërbërjen e Jugosllavisë, kanë menduar se mund ta shkatërrojnë dhe ta marrin gjysmën e saj, nuk doli ashtu”, tha Kurti.
Kosova e ka akuzuar Serbinë për “tentim aneksimin e veriut të Kosovës”, pas një sulmi nga një grup i serbëve të armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku u vra një rreshter policor dhe tre sulmues. Serbia i ka mohuar akuzat, megjithëse përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe.
“Mendoj se, në njërën anë, ata [Serbia] duan të shohin ndarjen e Kosovës, do të donin kompensime territoriale për gabimet e tyre, por nuk është e mundshme”, tha Kurti në Paris të shtunën.
Para disa viteve ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishin biseduar për shkëmbimin e mundshëm të territoreve mes dy vendeve, mirëpo kjo çështje kishte shkaktuar debate të shumta, si në Kosovë ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.
Kosova është vendi i vetëm nga fqinjët e Serbisë që ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Negociatat për anëtarësim ka vite që i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa në korrik të vitit 2022 i kanë nisur edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Bosnje e Hercegovina e mori statusin e vendit kandidat në dhjetor të vitit të kaluar.
Kurti beson se arsyeja pse Kosova nuk e ka marrë ende statusin e kandidatit ka qenë mungesa e liberalizimit të vizave deri tani, të cilin Komisioni Evropian (KE) e miratoi në fillim të këtij viti, para se të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.
“Ne nuk kemi alternativë tjetër, Evropa është kontinenti jonë, BE-j është e ardhmja jonë dhe ne duam të përfitojmë dhe kontribuojmë në BE”, shtoi Kurti.
Rruga e Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu i saj me Serbinë, njoftuan javën e kaluar zyrtarët evropianë.
Edhe pse Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE, komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha më 8 nëntor se Këshilli ende nuk ka kërkuar nga komisioni që të japë opinion për këtë.
“Ne jemi të gatshëm të japim opinionin”, tha ai.
“Ndjenja jonë është se për Kosovën rruga drejt BE-së po vjen përmes një dialogu të suksesshëm. Ata duhet t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për ta bërë dialogun të suksesshëm”, shtoi Varhelyi.
Më 8 nëntor, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, tha se zbatimi i marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mund të jetë një hap i madh përpara për Kosovën.
Në Raportin e Progresit për Kosovën, në shumicën e fushave që vlerësohen, Komisioni Evropian ka thënë se Kosova ka shënuar “përparim të kufizuar”./REL
Shtim masiv i parave false në tregun e Kosovës. Kështu e p...
“Izraeli duhet të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grav...
Shitja dhe blerja e banesave në Kosovë ka shënuar rëni...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nu...
Ushtria izraelite ka kryer sulme me raketë pranë spitalit ...
Nga 14,669 lloje të bimëve dhe kafshëve që janë në Evr...
Sipas një studimi të Institutit Gjerman të Ekonomisë, ...
Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, fillon të enjten dy d...
Milicitë e mbështetura nga Irani nuk duket se po tërhiqen ...
Gjatë një operacioni të kryer nga Izraeli në kampin e refu...
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ...
Një burrë është shtypur për vdekje nga një robot që e ngat...
Më 9 nëntor 1993 u shkatërrua ura e famshme e Mostarit - s...
Gjermania ka vendosur të rishikojë rregullat për punësimin...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se tensionet ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha t...
Raporti i Progresit 2023 i Komisionit Evropian, KE për...
Kompanitë serbe janë duke eksportuar mallra të dypërdorshm...
Sulme me dronë vunë në shënjestër bazën ajrore al-Harir në...
Më 9 nëntor Gjermania feston 34 vjetorin e rënies së M...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...