"Kallashnikovi çau jelekun anti-plumb"/ Hita: Po kryhen procedurat që efektivi i vrarë të përfitojë statusin e dëshmorit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...

Shitja dhe blerja e banesave në Kosovë ka shënuar rënie. Krahasimi i shifrave mes vitit 2022 dhe 2021 nxjerr në pah se numri i shitblerjeve të banesave ka pasur një rënie. Çmimi i banesave në Kosovë sillet nga 700 deri në 2.500 euro për metër katror.
Gjatë vitit 2022 ka rënë numri i shitblerjeve të pronave banesore në Kosovë.
Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat i ka publikuar edhe instituti GAP.
“Numri i shitblerjeve të pronave banesore në Kosovë në vitin 2022 del të jetë më i ulët se në vitin 2021”.
Vetëm në Prishtinë gjatë 2022 pati 2 mijë e 576 shitblerje, përderisa një vit më herët pati 2 mijë e 799 sosh.
Në Prizren gjatë vitit 2022 kishte 272 shitblerje përderisa më 2021 kishte më shumë se 100 % më shumë.
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, duke iu referuar këtij grafikoni të publikuar nga Instituti GAP, lidhur me rënien e shitblerjeve të pronave banesore, për të cilin ka thënë se tregon gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Kosove, në dy vitet e qeverisjes të Qeverisë Kurti.
Rukiqi ka paralajmëruar kolaps ekonomik nëse nuk investohet.
“Rënia e fuqisë blerëse dhe problemet me likuiditet tek bizneset, janë pasoje direkte e paaftësisë se qeverisë, për menaxhim te krizës me rritjen e çmimeve dhe për te implementuar politika dhe projekte publike (investimet kapitale nga buxheti). Nëse vazhdon ky avaz i paaftësisë dhe keq menaxhimit të parasë publike (duke mos investuar), kolapsin ekonomik nuk e kemi larg”, ka shkruar Rukiqi.
Sipas tij, çdo trend negativ ne sektorin e ndërtimit dhe patundshmërive, ka efekte zinxhirore ne shumicën e sektorëve të tjerë.
“Kjo rënie e shitblerjeve te pronave, mes tjerash, vjen nga: rënia e fuqisë blerëse (ndikimi i rritjes te çmimeve tek qytetaret) dhe krizës se likuiditetit (bizneset kane vështirësi ne realizimin e investimeve dhe mbulimin e shpenzimeve)”.
Gjatë vitit të kaluar por edhe gjatë këtij viti për një banesë të re në Prishtinë, varësisht lokacionit, blerësi duhet të paguajë nga 900 euro deri në mbi 2.500 euro për metër katror.
Çmimet janë të ngjashme edhe në Prizren – rreth 85 kilometra larg kryeqytetit – ndërsa pak më të ulëta janë në qytetet tjera, si: Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan dhe Pejë.
Për krahasim, një metër katror i një banese në Fushë Kosovë – gjashtë kilometra larg Prishtinës – ka arritur në 650 euro e më shumë në mars të vitit 2022, nga 500 sa ka qenë vitin paraprak. Çmimi atje vazhdon të jetë i njëjtë.
Inflacioni, si gjetiu në botë, ka nisur të rritet në vitin 2021, si pasojë e çrregullimeve në tregje që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, ndërsa ka vazhduar edhe gjatë 2022-shit, sidomos pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në shkurt të atij viti.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se mesatarja e kostos së ndërtimit në vitin 2021 dhe 2022 ka shënuar rritje deri në 16 për qind krahasuar me vitin 2020.
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në një raport të publikuar në muajin gusht të vitit të kaluar, ka parashikuar se sektori i ndërtimit dhe i patundshmërive do të përballet me probleme financiare, për shkak të rritjes së kostove të produkteve dhe lëvizjes së çmimeve.
Sipas raportit, përkeqësimi i situatës do të bëhet më evident, për shkak të “pasigurisë në sjelljen e diasporës kosovare”. Diaspora e Kosovës, sipas BQK-së, zë vendin e parë sa u përket investimeve të huaja, që bëhen kryesisht në patundshmëri.
Nga mbi 600 milionë euro investime të huaja, sa janë bërë në periudhën janar-tetor 2022, mbi 400 milionë euro kanë shkuar në sektorin e patundshmërisë./ Revista Monitor
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nu...
Ushtria izraelite ka kryer sulme me raketë pranë spitalit ...
Nga 14,669 lloje të bimëve dhe kafshëve që janë në Evr...
Sipas një studimi të Institutit Gjerman të Ekonomisë, ...
Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, fillon të enjten dy d...
Milicitë e mbështetura nga Irani nuk duket se po tërhiqen ...
Gjatë një operacioni të kryer nga Izraeli në kampin e refu...
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ...
Një burrë është shtypur për vdekje nga një robot që e ngat...
Më 9 nëntor 1993 u shkatërrua ura e famshme e Mostarit - s...
Gjermania ka vendosur të rishikojë rregullat për punësimin...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se tensionet ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha t...
Raporti i Progresit 2023 i Komisionit Evropian, KE për...
Kompanitë serbe janë duke eksportuar mallra të dypërdorshm...
Sulme me dronë vunë në shënjestër bazën ajrore al-Harir në...
Më 9 nëntor Gjermania feston 34 vjetorin e rënies së M...
Në debatin e parë që nga shpërthimi i luftës mes Izraelit ...
Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme kundër një magazine ar...
Aktorja Katia Nikolaidou ka ndërruar jetë të mërkurën, pas...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...