Blinken: Arrestimi nga Rusia i gazetarit amerikan, i paligjshëm
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha sot se nu...

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, u takua të mërkurën me Presidenten e Tajvanit, Tsai In-wen, në Kaliforni, dhe e quajti atë “një mike të madhe të Amerikës”.
Në fillim të takimit të tyre, zoti McCarthy tha se “jam optimist se do të vazhdojmë të gjejmë mënyra për popullin e Amerikës dhe të Tajvanit që të punojmë së toku për të mbështetur lirinë ekonomike, demokracinë, paqen dhe stabilitetin”.
Zonja Tsai u përgjigj duke thënë se “jemi më të fortë kur punojmë së bashku”.
Por, ajo edhe paralajmëroi se rreziqet ushtarake nga Kina, e cila e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj, “nuk duhen nënvlerësuar”. Ajo tha se Tajvani kërkon “një status quo paqësore” dhe se “kërkon të bëhet një partner i qëndrueshëm për botën”.
Bisedimet e planifikuara kanë ngjallur kundërshtimin nga Kina. Pekini njoftoi një operacion të përbashkët lundrimi dhe patrullimi në pjesën veriore dhe qendrore të ngushticës së Tajvanit, ndërsa Ushtria Çlirimtare Popullore tha se kishte vendosur dy destrojerë dhe një fregatë në Detin e Kinës Lindore për të bërë stërvitje me municion luftarak.
Operacionet mendohet se janë një ndëshkim për Tajvanin për dy ndalesat e presidentes në Shtetet e Bashkuara, në më pak se një javë.
Autoritetet kineze nuk dhanë hollësi për operacionin në ngushticën e Tajvanit, apo nëse marina kineze do të dërgonte edhe anije vëzhgimi.
Ligjvënësi Hakeem Jeffries, udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se u takua me zonjën Tsai javën e kaluar në Nju Jork.
"Patëm një bisedë shumë frutdhënëse rreth sigurisë së ndërsjellë dhe interesave ekonomike mes Amerikës dhe Tajvanit", tha Ligjvënësi Jeffries. "Diskutuam gjithashtu për përkushtimin tonë të përbashkët për demokracinë dhe lirinë".
Ligjvënësi Jeffries tha në një deklaratë se takimi i tij me zonjën Tsai "është në përputhje me, dhe nuk përfaqëson asnjë devijim nga, marrëdhënia jozyrtare e gjatë midis Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit". Shtetet e Bashkuara kanë politikën e “një Kine”, e cila pranon se Pekini e konsideron Tajvanin si pjesë të Kinës. Por megjithatë, Shtetet e Bashkuara dërgojnë ndihma ushtarake në ishullin e vetëqeverisur për ta ndihmuar atë të mbrohet.
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë shpesh se Shtetet e Bashkuara do ta mbronin ushtarakisht Tajvanin nëse Kina do ta sulmonte atë, megjithëse Shtetet e Bashkuara kanë shtuar gjithashtu me shpejtësi se politika e "një Kine" nuk ka ndryshuar.
Zonja Tsai nuk e ka vizituar Uashingtonin dhe ka thënë se po kalon tranzit nëpër Shtetet e Bashkuara, me dy ndalesat e saj në kuadrin e një vizite në vende aleate në Amerikën Qendrore, në Guatemala dhe Belize. Hondurasi kohët e fundit njoftoi se po ndërpret lidhjet me Tajvanin në shenjë mbështetjeje ndaj Kinës.
Vitin e kaluar, zonja Tsai priti Kryetaren e atëhershme të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në Tajvan dhe Kina reagoi duke organizuar stërvitjet më të mëdha ushtarake me municion luftarak prej dekadash përreth Tajvanit.
Konsullata e Kinës në Los Anxhelos tha përpara takimit të së mërkurës se zonja Tsai po angazhohej në bisedime të tilla për të "bërë teatër politik".
Jerome Cohen, ish-profesor në Shkollën Juridike të Universitetit të Nju Jorkut, i tha Zërit të Amerikës se duke u takuar me zotin McCarthy në Kaliforni, zonja Tsai mori një rrugë më diplomatike sesa pritja e zotit McCarthy në Tajvan që mund të provokonte llojin e përgjigjes që Kina bëri për vizitën e zonjës Pelosi.
"Nuk duhet të ketë baza për një reagim të fortë të Pekinit", i tha zoti Cohen shërbimit në gjuhën kineze të Zërit të Amerikës. “Kjo e bën Republikën Popullore të Kinës të duket shumë keq dhe e papjekur në një kohë kur Pekini dhe Uashingtoni duhet të përpiqen të bashkohen për të përmirësuar marrëdhëniet, jo për t'i përkeqësuar ato”.
Robert Ross, profesor i shkencave politike në Kolegjin e Bostonit, i tha "Zërit të Amerikës" se takimi i së mërkurës nuk synon domosdoshmërisht të japë ndonjë rezultat konkret.
“Për Tsai Ing-wen, kjo ka të bëjë thjesht me vendosjen e një pranie në botë, vendosjen e pranisë së saj si udhëheqëse e Tajvanit dhe suksesin e saj për t’u takuar me udhëheqësit amerikanë”, tha zoti Ross.
“Për Kryetarin, objektivi i tij është të vendosë kredencialet e tij si një mbështetës i Tajvanit dhe si dikush që kundërshton Kinën. Takimi me presidenten e Tajvanit i mundëson atij që të thotë: ‘Unë po i rezistoj Kinës’. Ata nuk duan që unë ta bëj këtë, por unë do ta bëj gjithsesi”./ Voa
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha sot se nu...
Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo ...
Që nga nisja e agresionit rus në shkurt të vitit 2022, dhj...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me ambasadorë...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Jo...
President i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, tha pë...
Kryeministri i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fad...
Senatori republikan amerikan, Mitt Romney, i cili është nj...
Jakup Krasniqi ka folur para trupës gjykuese në Hagë, ...
Venkateswari Alagendra, avokatja mbrojtëse e Jakup Kra...
Avokatja e Jakup Krasniqit para trupës gjykuese ka dek...
Sapo ka nisur seanca gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëv...
Policia izraelite është përplasur me dhjetëra besimtar...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një paketë të re ndih...
Mali i Zi do të ndjekë politikën e BE-së ndaj Rusisë d...
Kur u njoftua se Rusia do të merrte presidencën e Kësh...
Përderisa Finlanda u bë shteti i 31-të i aleancës së N...
I rrethuar me flamuj të shumtë amerikanë, ish-Presiden...
Ish-Presidenti Donald Trump ka deklaruar se akuzat kun...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...