OKB-ja ka nevojë për një reformim të thellë
Kur u njoftua se Rusia do të merrte presidencën e Kësh...

Mali i Zi do të ndjekë politikën e BE-së ndaj Rusisë dhe do të forcojë lidhjet me Serbinë
Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka premtuar se do të anëtarësojë sa më shpejt vendin e tij në BE dhe do të qëndrojë në linjën e saj ndaj Rusisë si dhe do të forcojë lidhjet me Serbinë dhe fqinjët e tjerë.
“Një nga prioritetet kyçe të politikës së jashtme për Malin e Zi, si dhe për mua si president i ri i vendit, do të jetë përshpejtimi i anëtarësimit të vendit në BE, në mënyrë që, Mali i Zi të bëhet anëtari i ardhshëm i BE-së, gjatë pesë viteve të mandatit tim”, tha Milatoviq në një intervistë për agjencinë "Associated Press" (AP), e cila shton se angazhimi i tij ndaj BE-së bie ndesh me akuzat se ai është një kukull e Moskës.
Milatoviq tha se arsyet kryesore për humbjen e Milo Gjukanoviqit ishin sundimi i tij afatgjatë, si dhe akuzat për korrupsion të përhapur gjatë sundimit të tij.
"Kjo është arsyeja pse ne na pëlqen të themi se kemi mundur një nga diktatorët e fundit në Europë... Prandaj unë vërtet besoj se fitorja e djeshme në këtë shtet të vogël ballkanik është gjithashtu një fitore e madhe europiane, një fitore e vlerave europiane," tha Milatoviq në një intervistë pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 2 prill.
"AP" thekson se kjo ishte humbja e parë e Gjukanoviqit në zgjedhje që kur ai hyri në politikë në ish-Republikën Jugosllave në fillim të viteve 1990, duke shtuar se, gjatë dekadave në pushtet, 61-vjeçari u shndërrua nga një komunist proserb në një politikan properëndimor.
Milatoviç i tha "AP"-së se paraardhësi i tij "është me të vërtetë një simbol i regjimit që sundoi vendin duke përdorur krimin e organizuar dhe korrupsionin."
“Këto tri gjëra, një rënie e konsiderueshme ekonomike, krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe integrimi shumë i ngadalshëm europian janë simbole të regjimit (të Gjukanoviqit),” tha ai.
"AP" gjithashtu thekson se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Malit të Zi janë përkeqësuar që kur Gjukanoviq e nxori vendin nga bashkimi me Serbinë në vitin 2006 dhe më vonë e futi atë në NATO në 2017, dhe shton se Gjukanoviq tha gjatë fushatës zgjedhore se votuesit po zgjidhnin midis anëtarësimit në BE ose një kopjeje të botës ruse.
Milatoviq tha se do të përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë, si dhe me shtetet e tjera fqinje të Ballkanit.
“Unë besoj se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE dhe mendoj se Mali i Zi me siguri mund të jetë i pari që do të hyjë”, tha Milatoviq.
Sa u përket marrëdhënieve me Rusinë, Milatoviq kujtoi se "Mali i Zi fuqimisht, 100 për qind udhëheq politikën e jashtme të BE-së" dhe se "i tillë do të mbetet".
“Pra, politika e plotë e BE-së është ajo që duhet të udhëheqë Malin e Zi në të ardhmen, dhe është veçanërisht e rëndësishme tani kur bëhet fjalë për agresionin rus kundër Ukrainës. Nuk ka njeri në Europë dhe padyshim në Mal të Zi që mund të mbështesë pushtimin e një vendi në një vend tjetër sovran”, shtoi për "AP" presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi./CNA.al
Kur u njoftua se Rusia do të merrte presidencën e Kësh...
Përderisa Finlanda u bë shteti i 31-të i aleancës së N...
I rrethuar me flamuj të shumtë amerikanë, ish-Presiden...
Ish-Presidenti Donald Trump ka deklaruar se akuzat kun...
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar aktakuzën e ngritu...
Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump doli mbrëmjen e...
Një në gjashtë persona në mbarë botën përballen me problem...
Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, është larguar nga...
Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump është deklaruar i ...
Donald Trump, ish-presidenti i parë në histori që përb...
Shtëpia e Bardhë ka reaguar për çështjen gjyqësore që ndaj...
Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur në Gjykatën e...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump teksa i drejtohej Gj...
Të martën u përurua nisja e punimeve në autostradën nga Te...
Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhe...
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi gjaë fja...
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar p...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha përpara trupit...
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga...
Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, duke folur për periu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...