Pse Turqia po e pengon futjen e Suedisë në NATO?
Përderisa Finlanda u bë shteti i 31-të i aleancës së N...

Kur u njoftua se Rusia do të merrte presidencën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, organit më të lartë të qeverisë botërore, duke filluar nga data 1 prill, shumë njerëz menduan se mos kjo ishte një shaka e Ditës së Gënjeshtrave.
E megjithatë gjithçka është e vërtetë. Përfaqësuesit e Ukrainës u përpoqën të gjenin fjalët e duhura për të shprehur zemërimin e tyre: “Një turp, një absurditet ekstrem, një goditje simbolike për një rend ndërkombëtar të bazuar te ligji”.
Gjithsesi, kjo çështje është deri diku e parëndësishme. Në fakt, Rusia as nuk ka planifikuar dhe as mashtruar për të marrë presidencën. Janë thjesht rregullat e Këshillit të Sigurimit, të hartuara që në vitin 1945, ato që parashikojnë një rrotacion mujor midis 15 vendeve anëtare të kësaj strukture drejtuese.
Tani ka ardhur radha e Moskës dhe kjo nuk mund të vihet në dyshim. Është e lehtë të kuptohet tronditja e Ukrainës, kur pa agresorin e saj të drejtojë për 1 muaj mbi institucionin që supozohet të punojë për paqen, një vend, presidenti i të cilit është subjekt i një urdhër-arresti të lëshuar nga drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit.
Për ta penguar Rusinë të merrte kryesimin e Këshillit të Sigurimit, do të duhej një dorëheqje vullnetare nga Moska (gjë që do të ishte një surprizë e madhe) apo një votim nga vetë Këshilli. Por sigurisht Rusia mund të mbështet tek e drejta e saj e vetos, dhe ajo nuk do të lejojë kurrë që të miratohet një rezolutë e tillë.
Rregullat e OKB-së u vendosën që në fund të Luftës së Dytë Botërore
Në këtë rast, duhet të nënvizohen dy aspekte. I pari është se ndikimi i pranisë ruse është i papërfillshëm. Kjo detyrë i jep Moskës njëfarë ndikimi mbi agjendën e Këshillit të Sigurimit, si dhe të drejtën për të përmbledhur debatet kur 15 vendet nuk arrijnë të bien dakord për një rezolutë.
Për më tepër, Rusia do të fitojë një legjitimitet të caktuar që do t'i shërbejë asaj në fushatat e ardhshme diplomatike. Aspekti i dytë i rëndësishëm është ndërgjegjësimi për faktin se Kombet e Bashkuara nuk janë një instrument i përshtatshëm për kohën që po jetojmë.
Rregullat e OKB-së u vendosën në fundin e Luftës së Dytë Botërore, duke nxjerrë përfundime nga përvoja e institucionit që i parapriu, Lidhjes së Kombeve. OKB-së i janë dhënë kompetenca më të mëdha. Por fituesit e luftës, përfshirë Bashkimin Sovjetik, kanë qenë gjithashtu të shqetësuar për mbrojtjen edhe të interesave të tyre.
E drejta e vetos e rezervuar për 5 anëtarët e përhershëm - Kina, Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania e Madhe dhe Rusia - përfaqësonte një klauzolë sigurie për fuqitë e kohës. Por më vonë kjo u dëshmua të ishte një kurth, ashtu si gjatë Luftës së Parë të Ftohtë me BRSS dhe në dekadën e fundit, kur marrëdhëniet me Rusinë janë përkeqësuar shumë.
Sot OKB-ja është e paralizuar politikisht, “e vdekur nga truri” sa për të marrë një shprehje që përdoret tani edhe në raste të tjera, si për shembull Emanuel Makron për NATO-n pak vite më parë. Vetëm agjencitë e specializuara, si Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA) ose WFP përgjegjëse për çështjet e ushqimit, kanë aktualisht një rol në Ukrainë.
Siç ndodhi tashmë në vitin 1945, ka ardhur koha për të rimenduar organizimin e botës pas luftës në Ukrainë, në mënyrë që të mos lejohet që një vend agresor të organizojë debatet e paqes. Por kjo nuk ka gjasa të ndodhë, edhe sepse ka shumë mundësi që as Moska, as Pekini, dhe as Uashingtoni nuk do të duan t’i delegojnë kompetenca një institucioni që mund t’u imponojë diçka./ Përshtatur nga CNA.al
Përderisa Finlanda u bë shteti i 31-të i aleancës së N...
I rrethuar me flamuj të shumtë amerikanë, ish-Presiden...
Ish-Presidenti Donald Trump ka deklaruar se akuzat kun...
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar aktakuzën e ngritu...
Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump doli mbrëmjen e...
Një në gjashtë persona në mbarë botën përballen me problem...
Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, është larguar nga...
Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump është deklaruar i ...
Donald Trump, ish-presidenti i parë në histori që përb...
Shtëpia e Bardhë ka reaguar për çështjen gjyqësore që ndaj...
Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur në Gjykatën e...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump teksa i drejtohej Gj...
Të martën u përurua nisja e punimeve në autostradën nga Te...
Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhe...
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi gjaë fja...
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar p...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha përpara trupit...
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga...
Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, duke folur për periu...
Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, në fjalën...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...