"The Albanian Files"/ Zhupa: Libri i premtimeve të Ramës për ndërtuesit e vet, ka brenda 523 vepra penale
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...

Që nga nisja e agresionit rus në shkurt të vitit 2022, dhjetëra mijëra gra janë bashkuar vullnetarisht në Forcat e Armatosura të Ukrainës. Nga fundi i vitit të kaluar, ministria ukrainase e mbrojtjes thotë se pothuajse 60,000 gra shërbenin në ushtri. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Myroslava Gongadze u takua me dy ish-gazetare që kanë një vit që po luftojnë për Ukrainën.
U takuam për herë të parë me Mararita Rivçaçenkon në shtator pranë qytetit të Iziumit. Ajo shoqëroi një ekip televiziv të Zërit të Amerikës që kërkonte krime të dyshuara lufte nga forcat ruse. Me pamje të brishtë, por të guximshme, ajo na tregoi rrugën drejt një varri masiv të sapo zbuluar.
Tani një oficere shtypi për komandën e ushtrisë, ajo u thirr në kryeqytet. Ne u takuam përsëri në zyrën e “Ukrainska Pravda”, një gazetë në internet ku ajo kishte punuar para luftës.
Kur rusët hynë në Kiev në shkurt 2022, babai i saj u regjistrua në ushtri, po ashtu edhe i dashuri i saj. Mararita vendosi të bëjë të njëjtën gjë, duke u regjistruar me forcat e mbrojtjes territoriale.
"Mendova se nëse do të kisha një armë, do të bëja diçka më shumë për jetën time... Nuk doja të largohesha nga Ukraina. Doja të bëja diçka më shumë për vendin tim."
Ajo thotë se gjëja më e vështirë në luftë, është kur dëgjon për vdekjen e miqve të tu.
"Nuk kam frikë të kthehem në rajonin e Donetskut të luftoj, sepse ndihem shumë mirë me ushtarët e mi. Por është pak e vështirë të mendoj për njerëzit e mi, miqtë e mi, babanë tim. Tani është në Bakhmut, i dashuri im. Nuk është e vështirë të shërbesh, është vështirë të presësh për dikë nga fronti”, thotë Marharyta Rivchechenko për Zërin e Amerikës.
Ish-gazetarja televizive Anastasia Blishçik u regjistrua gjithashtu me Forcat e Armatosura të Ukrainës. Me origjinë nga Khersoni, ajo thotë se kishte tre vjet që donte të shkonte në ushtri, por hezitonte. Kjo ndryshoi kur rusët nisën një ofensivë në shkallë të gjerë. Duke ecur përgjatë sheshit Mikailivska në Kiev, pranë mjeteve të blinduara ruse që janë ekspozuar të rrënuara, ajo kujton momentin vendimtar.
“Më 24 shkurt i dërgova mesazh të fejuarin tim – gazetar dhe ushtar i Brigadës 95 Sulmuese Ajrore – Oleksandr Makhov. Më 25 shkurt më telefonoi dhe më pyeti si isha. I thashë se do të regjistrohesha në ushtri dhe ai e mbështeti vendimin tim”.
Më pas ndodhi tragjedia. Në maj, i fejuari i saj u vra në betejat për Iziumin.
"Dukej se njerëzit si ai ishin të pavdekshëm. Mendova se mund t'i ndodhte kujtdo, por jo atij. Dhe kur mora telefonatën ... nuk doja që askush të dëgjonte atë që dëgjova. Ishte e vështirë", thotë Anastasia Blyshchyk.
Gati një vit më vonë larg frontit, pavarësisht fitoreve të mëdha, pikëllimi i saj është ende i pranishëm.
“Aty e kam më të lehtë... Pashë me sytë e mi çlirimin e Iziumit, çlirimin e fshatit Dovhenke, ku vdiq Sasha... Iziumi dhe Dovhenke janë tonat, por kjo nuk më bën të ndihem më mirë".
Anastasia e cila mezi pret të kthehet në front, shpjegon se çfarë do të thotë fitorja për të.
"Fitorja do të vijë jo vetëm kur të kthejmë të gjitha territoret tona, por kur të pastrojmë vendin nga të gjithë tradhtarët, kur të gjithë ukrainasit të kuptojnë se gjuha jonë është arma më e fuqishme dhe kur të ketë respekt për të gjithë ata ... që janë tani në vijën e frontit"./ VOA
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me ambasadorë...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Jo...
President i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, tha pë...
Kryeministri i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fad...
Senatori republikan amerikan, Mitt Romney, i cili është nj...
Jakup Krasniqi ka folur para trupës gjykuese në Hagë, ...
Venkateswari Alagendra, avokatja mbrojtëse e Jakup Kra...
Avokatja e Jakup Krasniqit para trupës gjykuese ka dek...
Sapo ka nisur seanca gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëv...
Policia izraelite është përplasur me dhjetëra besimtar...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një paketë të re ndih...
Mali i Zi do të ndjekë politikën e BE-së ndaj Rusisë d...
Kur u njoftua se Rusia do të merrte presidencën e Kësh...
Përderisa Finlanda u bë shteti i 31-të i aleancës së N...
I rrethuar me flamuj të shumtë amerikanë, ish-Presiden...
Ish-Presidenti Donald Trump ka deklaruar se akuzat kun...
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar aktakuzën e ngritu...
Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump doli mbrëmjen e...
Një në gjashtë persona në mbarë botën përballen me problem...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...