Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë tha të martën se vendimi i Serbisë për ta shpallur sekretarin e parë të Ambasadës së Kroacisë në Beograd si persona “non grata” i përkeqëson marrëdhëniet mes dy vendeve dhe e destabilizon situatën në rajon.
Më 20 nëntor, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë e shpalli Hrvoje Shnajderin person të padëshirueshëm në Serbi sepse ai “i ka tejkaluar kufijtë e normave diplomatike”.
Ajo nuk ka dhënë ndonjë shpjegim tjetër.
Kroacia e ka kundërshtuar vendimin e Serbisë duke thënë se nuk i pranon “arsyet për dëbimin e një diplomati të akredituar kroat.”
“Vendimi i lartpërmendur i Republikës së Serbisë paraqet një hap drejt përkeqësimit të marrëdhënieve të ndërsjella, si dhe destabilizimit të mëtejshëm të situatave të ndjeshme politike dhe të sigurisë rajonale në një kohë kur stabiliteti i Evropës Juglindore është i një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë Evropën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë kroate.
Ajo tha se ndihet e shqetësuar se dëbimi i diplomatit kroat “paraqet presion shtesë ndaj punonjësve të ambasadës kroate në Beograd, i cili posaçërisht manifestohet në periudhën parazgjedhore në Republikën e Serbisë”.
“Shprehim keqardhjen tonë që përshkallëzimi i parashikuar i marrëdhënieve nga Republika e Serbisë në këtë kohë u realizua me një vendim drastik për dëbimin e diplomatëve”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme kroate.
Kroacia nuk ka nevojë t'i përgjigjet Serbisë "në mënyrë të fuqishme" derisa të sqarohet situata, tha presidenti i Komisionit të Politikës së Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare të Parlamentit kroat, Sinisha Hajdash Donçiq, për Radio Televizionin Kroat (HRT), duke e komentuar vendimin e Beogradit.
Ambasada kroate në Serbi nuk e bëri të ditur këtë vendim me të cilin Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë e shpalli Shnajderin persona “non grata” më 20 nëntor për shkak se ai “i ka tejkaluar kufijtë e normave diplomatike”.
Vendimi, siç thuhet, është marrë në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës.
“Gjatë angazhimit të tij profesional në Republikën e Serbisë, Shnajder ka dalë jashtë kornizës së normave diplomatike dhe ka shkelur Konventën e lartpërmendur. Me këtë rast, ambasadorit kroat Hidajet Bishçeviq i është dorëzuar nota diplomatike”, thuhet në njoftim.
Njoftimi nuk specifikoi se si Shnajderi i tejkaloi normat diplomatike.
Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, siç thuhet në njoftim, shpreh keqardhje për veprimet e diplomatit të lartpërmendur në periudhën e kaluar “që nuk kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kroacisë, fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit dhe ngritjes së përgjithshme të nivelit të paqes dhe stabilitetit në rajon”./ REL
Brazili ka regjistruar temperaturën më të lartë ndonjë...
Ministria gjermane e Financave e ka zgjeruar bllokimin...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJ...
"The Guardian" i ka dedikuar një artikull të gjatë zgj...
Në një intervistë ekskluzive për “The Sun”, Presidenti...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...
Ish-deputeti i Forza Italia, Giancarlo Pittelli u dënu...
Një sëmundje e panjohur është shafqur te qentë dhe në ...
Këtë të martë janë përfshirë nga flakët dy zyra në objekti...
Të paktën 50 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrar...
Ndër të dënuarit, emrat e të cilëve i lexoi për gati n...
"Shtëpia Ruse" në Berlin është institucioni më i madh ...
Që prej 7 tetorit vijon lufta ndërmjet Hamasit dhe Izraeli...
Uashingtoni njoftoi për paketën e re të ndihmës me armë dh...
Departamenti amerikan i shtetit thotë se lufta e Rusisë ku...
Eksperti i sigurisë, Avni Islami thotë se turneut të S...
Të paktën 11,000 fëmijë ukrainas raportohet se po mbah...
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferenc...
Europol ka bërë me dije se është goditur një rrjet i a...
Pasditen e së hënës ka filluar takimi mes presidentes ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...