Lufta Rusi-Ukrainë/ Zelenski: U kam shpëtuar 5-6 tentativave për vrasje nga rusët
Në një intervistë ekskluzive për “The Sun”, Presidenti...

"The Guardian" i ka dedikuar një artikull të gjatë zgjedhjes së presidentit të ri të Argjentinës ,Javier Milei, duke ndërtuar një profil të paautorizuar të tij.
Në shkrimin për Milei-n thuhet se miqtë dhe armiqtë e presidentit e krahasojnë atë me kolegët e tij populistë të krahut të djathtë si Donald Trump apo Jair Bolsonaro. Të tjerë, e kanë konsideruar ekonomistin me flokë të shthurura si një përzierje e Boris Johnson dhe kukullës vrasëse “Chucky”.
Një biografi e paautorizuar e Milei-t, i cili të dielën mundi rivalin e tij peronist në zgjedhjet më të rëndësishme të Argjentinës në dekada, e përshkruan atë si një i vetmuar i çuditshëm që vuajti një fëmijëri nga abuzimi prindëror dhe ngacmimi në shkollë gjatë viteve 1980 kur edhe iu dha pseudonimi “El Loco” (I çmenduri).
“Më shumë se idetë e Milei-t, ajo që më shqetëson është gjendja e tij shpirtërore dhe stabiliteti emocional”, – thotë autori i librit, Juan Luis González.
Si një dashamirës i muzikës, Milei ishte këngëtari kryesor i një grupi të kopertinës “Rolling Stones” të quajtur “Everest”, por sipas Lemoine ai pëlqen edhe Bob Marley si dhe Verdin.
“Ai e do operën. Ai këndon opera. Ai nuk është shumë i mirë, por mos i thuaj se e thashë këtë”, – thotë ajo.
Milei ishte më i suksesshëm si një personalitet mediatik, duke gjetur famë si ekspert ekonomie në shfaqjet televizive argjentinase ku ai fliste për mjerimin e inflacionit, por edhe për të mirat e seksit tantrik.
“Secili njeri ka dinamikën e tij. Në rastin tim të veçantë, unë ejakuloj çdo tre muaj” – mburrej Milei një herë në transmetim.
Deklarata të tilla dhe prirja e Milei-t për të tërhequr vëmendjen me fjalë të ndyra e bënë atë një emër të njohur dhe e ndihmuan të fillonte një karrierë në politikë rreth 5 vjet më parë.
Ekonomisti u zgjodh në kongres në vitin 2021 për partinë e tij Libertad Avanza (Liria përparon) dhe u përfshi në garën presidenciale në mes të zemërimit të votuesve për korrupsionin dhe keqmenaxhimin e vendit për të cilën ata fajësojnë krizën më të keqe ekonomike të Argjentinës në dekada.
“Vota për të përfaqëson një përpjekje të dëshpëruar për diçka të re, çfarëdo që të ndodhë” – tha Benjamin Gedan, një specialist argjentinas nga qendra “Wilson”.
Gedan beson se do të ketë “shumë pendim nga konsumatorët në Argjentinë” nëse Milei do të ndiqte qoftë edhe një pjesë të vogël të ideve të tij.
Këto ide përfshijnë legalizimin e shitjes së organeve njerëzore, uljen në mënyrë dramatike të shpenzimeve sociale, nënvlerësimin e krimeve të diktaturës së Argjentinës 1976-83 dhe ndërprerjen e lidhjeve me dy partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Argjentinës, Brazilin dhe Kinën.
Gjatë fushatës, Milei u zotua të shkrijë Bankën Qendrore të Argjentinës dhe të dollarizojë ekonominë.
Ai u shfaq me një sharrë elektrike me motor që synonte të simbolizonte shkurtimet e forta që ai beson se do të ndihmojnë në stabilizimin e ekonomisë dhe “shfarosjen” e inflacionit të shfrenuar.
Biografja e Mileit tregon se disa nga ato ide mund të kenë ardhur nga 5 qentë e tij të klonuar mastiff, të cilëve u ka vënë emra ekonomistësh si Murray Rothbard apo Robert Lucas.
“Ata janë 2 metra të gjatë, peshojnë si 100 kg… Ai i quan si fëmijët e tij me 4 këmbë”, – thotë Lemoine, duke qeshur me pretendimet se lideri i ardhshëm i Argjentinës merr këshilla politike nga ato kafshë.
Shumë ekspertë besojnë se Milei do të detyrohet të moderohet pasi të marrë detyrën muajin e ardhshëm dhe se do të luftojë për të zbatuar propozimet e tij më të diskutueshme.
Partia e Mileit kontrollon vetëm 38 nga 257 vendet në dhomën e ulët të Argjentinës dhe vetëm 8 nga 72 në senat./CNA
Në një intervistë ekskluzive për “The Sun”, Presidenti...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...
Ish-deputeti i Forza Italia, Giancarlo Pittelli u dënu...
Një sëmundje e panjohur është shafqur te qentë dhe në ...
Këtë të martë janë përfshirë nga flakët dy zyra në objekti...
Të paktën 50 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrar...
Ndër të dënuarit, emrat e të cilëve i lexoi për gati n...
"Shtëpia Ruse" në Berlin është institucioni më i madh ...
Që prej 7 tetorit vijon lufta ndërmjet Hamasit dhe Izraeli...
Uashingtoni njoftoi për paketën e re të ndihmës me armë dh...
Departamenti amerikan i shtetit thotë se lufta e Rusisë ku...
Eksperti i sigurisë, Avni Islami thotë se turneut të S...
Të paktën 11,000 fëmijë ukrainas raportohet se po mbah...
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferenc...
Europol ka bërë me dije se është goditur një rrjet i a...
Pasditen e së hënës ka filluar takimi mes presidentes ...
Rregullat e përditësuara të Gjermanisë për emigracioni...
Gjiganti i teknologjisë, Sam Altman, do t’i bashkohet ...
Përfshirja e inteligjencës artificiale (AI) në rrjedha...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...