Rama për projektin e Zvërnecit: Do të jetë krenari për Shqipërinë dhe për Europën
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...

Uashingtoni njoftoi për paketën e re të ndihmës me armë dhe pajisje për Ukrainën. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ai i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i thanë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se SHBA-ja do t’i ofrojë mbështetje afatgjatë Ukrainës, teksa ky shtet po vazhdon të luftojë kundër trupave ruse.
Paketa, në vlerë prej 100 milionë dollarësh, përfshin armë dhe pajisje që ishin autorizuar më herët, tha Blinken përmes një deklarate. Aty përfshihen Sisteme Raketore të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS) dhe municione shtesë.
Kjo paketë “do të ndihmojë që të përmbushen nevojat e menjëhershme në fushëbetejë të Ukrainës, përderisa shteti lufton për të rimarrë territorin e tij sovran”, tha Blinken, duke shtuar se është kritike që Kongresi amerikan të ndërmarrë hapa për të miratuar kërkesën e presidentit Joe Biden, për financim shtesë për Ukrainën.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, arriti në Kiev më 20 nëntor në një vizitë të paparalajmëruar. Vizita kishte për synim të tregonte mbështetjen për Ukrainën mes shqetësimeve “për lodhje nga lufta” të aleatëve perëndimorë të Ukrainës, veçmas të SHBA-së, që është shteti që ofron ndihmën më të madhe ushtarake dhe financiare për Ukrainën.
“Isha i nderuar që takova presidentin Zelensky sot në Kiev për të riafirmuar mbështetjen e SHBA-së. Ne, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, do të vazhdojmë të mbështesim nevojat urgjente që ka Ukraina në fushëbetejë dhe për kërkesat afatgjate të mbrojtjes”, tha Austin në një postim të publikuar në "X", që më herët njihej si "Twitter".
Zelensky tha se kjo vizitë “është sinjal shumë i rëndësishëm për Ukrainën”, duke shtuar se “ne ende llogarisim në mbështetjen tuaj”.
Uashingtoni i ka dhënë dhjetëra miliarda dollarë ndihmë ushtarake dhe ndihmë tjetër Ukrainës, që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të këtij shteti shkurtin e vitit të kaluar.
Qeveria amerikane disa herë ka përsëritur se do të mbështesë Kievin për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Megjithatë, shqetësimet janë rritur lidhur me vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së për shkak të disa ligjvënësve republikanë në Kongres.
Ndihma e mëtejme financiare për Ukrainën nuk u përfshi në projektligjin e përkohshëm të miratuar nga Kongresi amerikan javën e kaluar. Ky projektligj mundësoi shmangien e mbylljes së Qeverisë amerikane./ REL
Departamenti amerikan i shtetit thotë se lufta e Rusisë ku...
Eksperti i sigurisë, Avni Islami thotë se turneut të S...
Të paktën 11,000 fëmijë ukrainas raportohet se po mbah...
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferenc...
Europol ka bërë me dije se është goditur një rrjet i a...
Pasditen e së hënës ka filluar takimi mes presidentes ...
Rregullat e përditësuara të Gjermanisë për emigracioni...
Gjiganti i teknologjisë, Sam Altman, do t’i bashkohet ...
Përfshirja e inteligjencës artificiale (AI) në rrjedha...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha t...
Grupi libanez Hezbollah tha të hënën se kishte gjuajtur ra...
Fituesja e Eurovizionit 2016, Jamala, një ukrainase me...
Nëntë të vdekur dhe njëmbëdhjetë të zhdukur është bila...
Forcat e Armatosura të Izraelit kanë publikuar në rrje...
Kancelari Olaf Scholz u shfaq i hapur ndaj një ndalimi...
Presidenti amerikan, Joe Biden, duke folur për kohën p...
Lufta mes Hamasit dhe Izraelit vijon në Gaza, ndërsa numri...
Senatori republikan i Teksasit, Ted Kruz është përball...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Rusia syn...
Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje të posa...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...