Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...

Presidenti amerikan, Joe Biden, duke folur për kohën pas luftës në Lindjen e Mesme, ka mbrojtur edhe një herë idenë për një zgjidhje me dy shtete. Në një artikull në "Washington Post", Biden mbrojti një "qeveri të vetme" të Bregut Perëndimor dhe Gazës nën një autoritet palestinez të rinovuar. Ai përmendi gjithashtu futjen e sanksioneve kundër kolonëve ekstremistë në Bregun Perëndimor.
"Një zgjidhje me dy shtete është e vetmja mënyrë për të garantuar sigurinë afatgjatë të popullit izraelit dhe palestinez”, thuhet në artikullin e Biden. "Edhe pse mund të duket tani se e ardhmja nuk ka qenë kurrë më larg, kriza e ka bërë atë edhe më urgjente”.
Presidenti amerikan theksoi se populli palestinez meriton shtetin e tij dhe një të ardhme të lirë nga Hamasi islamik. "Imazhet nga Gaza dhe vdekja e mijëra civilëve, duke përfshirë fëmijë, më thyejnë zemrën. Tani qëllimi duhet të jetë përfundimi i luftës përgjithmonë dhe thyerja e ciklit të dhunës."
Presidenti amerikan përsëriti: "Nuk duhet të ketë dëbim të dhunshëm të palestinezëve nga Rripi i Gazës, asnjë riokupim, asnjë rrethim apo bllokadë dhe asnjë reduktim të territorit”. Biden kritikoi përsëri "dhunën ekstreme kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor". Ai vuri në dukje se ka insistuar tek liderët izraelitë që ata që përfundojnë këtë dhunë dhe se duhet të mbajnë përgjegjësi. "Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të marrin masat e tyre, duke përfshirë vendosjen e ndalimeve të hyrjes për ekstremistët që sulmojnë civilët në Bregun Perëndimor," paralajmëroi Biden. Ai konkretisht nuk e përdori fjalën kolonë.

Kryeministri izraelit Netanjahu reagoi ndaj kërkesës së Bidenit me skepticizëm. Ai thotë se autoritetet palestineze në formën aktuale nuk janë në gjendje të marrë drejtimin në Gaza. Netanjahu planifikon që Izraeli të ketë përgjegjësi ushtarake në Rripin e Gazës për të ardhmen e parashikueshme.
Izraeli ka rënë dakord të importojë sasi të kufizuara karburanti në Rripin e Gazës për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare për luftën kundër Hamasit, tha kryeministri Benjamin Netanjahu. "Ndihma humanitare është e nevojshme për mbështetjen e vazhdueshme ndërkombëtare," tha Netanjahu në Tel Aviv. Për këtë arsye, me kërkesë të SHBA-së, lejohet importi i dy cisternave në ditë në zonën bregdetare.
Në një fjalim televiziv, presidenti palestinez Mahmoud Abbas i kërkoi Bidenit të ushtrojë presion mbi Izraelin. Ai foli fjalë për fjalë për "gjenocidin" në Gaza dhe tha: "Si mund të justifikohet ky gjenocid si vetëmbrojtje? Në realitet, këto janë krime lufte që duhet të dënohen." Abbas i bëri thirrje presidentit amerikan të ndërhyjë "për të ndaluar sulmet e forcave izraelite në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem". Abbas gjithashtu i kërkoi Bidenit të angazhohet për një rritje të ndihmave humanitare që hyjnë në zonën e bllokuar bregdetare.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po punon shumë për një plan për të shpëtuar pacientët e mbetur nga spitali Al-Shifa në Rripin e Gazës, shkroi shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në portalin "X". Punonjësit vizituan spitalin të shtunën dhe e njoftuan me një situatë shumë të rëndë. Nuk ka ujë, rrymë apo ushqim atje dhe nuk ka mbetur pothuajse asnjë material për nevojat mjekësore.
"Duke pasur parasysh këtë situatë të mjerueshme dhe gjendjen e shumë pacientëve, përfshirë foshnjat, stafi kërkoi ndihmë në evakuimin e pacientëve me sëmundje të rënda, të cilët nuk mund të trajtohen atje”, shkroi Ghebreyesus. OBSH po punon me partnerët dhe po kërkon mbështetje për këtë plan. Tedros nuk e përmendi Izraelin, ushtria e të cilit po kontrollon spitalin prej ditësh, apo Hamasin me emër. "Situata aktuale është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme”, ka shkruar ai. "Ndaloni zjarrin. TANI," shtoi shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus./ DW
Lufta mes Hamasit dhe Izraelit vijon në Gaza, ndërsa numri...
Senatori republikan i Teksasit, Ted Kruz është përball...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Rusia syn...
Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje të posa...
Franca do të dërgojë më shumë furnizime mjekësore dhe një ...
Lumir Abdixhiku është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Dem...
Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë në një...
Gjermania, Franca dhe Italia kanë arritur një marrëves...
Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, tha se Ukraina ës...
Moti i keq me erëra të fuqishme ka goditur Bullgarinë ...
Të paktën 30 foshnje të lindura para kohe janë evakuua...
36 spitale ekzistojnë në Rripin e Gazës, por sipas të dhën...
Në vitin 2024 shpenzimet ushtarake të Rusisë tejkalojn...
Këshilli i Ministrave të Bosnje e Hercegovinës nuk ka marr...
Agresioni i Rusisë në Ukrainë vë në pah urgjencën dhe rënd...
Elon Musk kërcënoi të shtunën se do të padisë organizatën ...
Ish-drejtori i Policisë së Malit të Zi Slavko Stojanoviç ë...
Turqia do të bëjë përpjekje për të rindërtuar infrastruktu...
Pacientë, personel mjekësor dhe palestinezë të zhvendosur ...
Koordinatori për Lindjen e Mesme në Këshillin e Sigurisë K...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...