Gara për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së/ Zbulohet emri që kandidon përballë Nokës
Partia Demokratike do të zhvillojë sot në orën 18:00 mbled...
Partia Demokratike do të zhvillojë sot në orën 18:00 mbled...

Agresioni i Rusisë në Ukrainë vë në pah urgjencën dhe rëndësinë e punës së Uashingtonit për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor që të arrijnë aspiratat e tyre për integrim evropian dhe anëtarësim në institucionet euroatlantike.
Kështu tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë në pyetjen nëse SHBA-ja ndan shqetësimin me Bashkimin Evropian sa i përket një deklarate të bërë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë se Moska dëshiron të nxisë konflikt në Ballkanin Perëndimor.
“Shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të gjitha shtetet në Evropë, kanë një interes të madh në rezultatin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, luftë që kërcënon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare. Prandaj, është thelbësore që ne të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku përballë agresionit të Rusisë”, tha zëdhënësi i DASH-it.
Më herët gjatë javës, Zelensky deklaroi për mediat afrikane se ai ka prova të synimeve të Moskës për të nisur një luftë midis shteteve të Ballkanit Perëndimor.
"Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë. [Së pari kemi pasur] Lindjen e Mesme - shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani", tha Zelensky më 15 nëntor.
“Raportet e tyre [të shteteve të Ballkanit Perëndimor] janë në krizë që një kohë të gjatë. Prandaj, Rusia do të investojë që të sigurohet që një shtet i Ballkanit [do të jetë] në luftë me një shtet tjetër”, shtoi ai.
Për synimet e tilla të Moskës u pajtua edhe BE-ja. Zëdhënës i BE-së, Peter Stano deklaroi se blloku për një kohë të gjatë ka thënë se Rusia po bën përpjekje për të ushtruar ndikim malinj edhe në Ballkanin Perëndimor.
“Pra, po, ky është shqetësimi që ne e ndajmë dhe ky nuk është shqetësim i ri, por shqetësim që ka qenë me ne për një kohë. Ne në këtë pikë pajtohemi me presidentin e Ukrainës dhe e dimë që Rusia po bën gjithçka që mundet që të mbjellë pakënaqësi, jo stabilitet politik, ndikim të huaj, manipulim informatash dhe tjera”, deklaroi Stano të premten, më 17 nëntor.
DASH tha se Uashingtoni po punon me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe me partnerët evropianë, që të avancohet qeverisja, sundimi i rendit dhe ligjit dhe të kryen reformat kundër korrupsionit “që do të pakësojnë mundësinë për ndikimin malinj rus dhe të sjellin paqe afatgjatë, stabilitet dhe prosperitet për rajonin”.
“Sanksionet e shpallura nga Departamenti i Shtetit dhe i Thesarit të enjten synojnë pikërisht këtë problem, ndërlidhjen e ndikimit malinj rus dhe korrupsionit. Që të dyja këto pengojnë përpjekjet e rajonit për të lëvizur drejt anëtarësimit në BE dhe drejt një të ardhme më prosperuese”, tha zëdhënësi i DASH-it në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë.
Ai iu referua sanksionimit të dhjetë personave dhe disa kompanive nga Ballkani Perëndimor të lidhur me ndikimin e Kremlinit në rajon. Në mesin e tyre janë Savo Cvijetinoviç, Petar Gjokiç dhe Dushko Peroviç nga Bosnja e Hercegovina; Miodrag Davidoviç dhe Branisllav Miqunoviç nga Mali i Zi; Ratka Kunoska Kamceva, Irina Samsonenko dhe Sergey Samsonenko nga Maqedonia e Veriut; dhe Misha Vaciç e Nenad Popoviç nga Serbia.
Edhe në të kaluarën, SHBA-ja ka sanksionuar individë në Ballkanin Perëndimor për lidhjet e tyre me Rusinë.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurtin e vitit të kaluar. Përveç Serbisë, të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, u janë bashkuar sanksioneve evropiane të vendosura ndaj Moskës për shkak të luftës ndaj Kievit. Ndë
Autoritetet në Kosovë në të kaluarën kanë akuzuar Rusinë se po e nxit aleaten e saj, Serbinë, që të destabilizojë Kosovën. Por, këto akuza janë hedhur poshtë nga Moska.
Po ashtu, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se autoritetet po hetojnë përfshirjen e mundshme të Rusisë në këtë sulm, që Kosova e konsideron terrorist dhe e fajëson Serbinë për të.
Sveçla ka deklaruar se armë ruse dhe dokumente të tjera që janë gjetur në Banjskë, sugjerojnë për përfshirjen ruse në sulmin ku u vra një polic i Kosovës. Gjatë përleshjeve u vranë edhe tre sulmues serbë./ REL
Elon Musk kërcënoi të shtunën se do të padisë organizatën ...
Ish-drejtori i Policisë së Malit të Zi Slavko Stojanoviç ë...
Turqia do të bëjë përpjekje për të rindërtuar infrastruktu...
Pacientë, personel mjekësor dhe palestinezë të zhvendosur ...
Koordinatori për Lindjen e Mesme në Këshillin e Sigurisë K...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje preside...
Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës po zhvillojnë n...
Zimbabve ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kry...
Ndërkohë që trysnia ndaj Izraelit po shtohet për shkak të ...
Ministria e Drejtësisë e Rusisë ka paraqitur një mocio...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka përmendur të prem...
Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet nënshkruan të premte...
Ministria për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lo...
Shiu i meteorëve Leonid do të ndriçojë qiejt mbi Mbret...
Papa Françesku pritet të takohet javën e ardhshme me të af...
Trupat ukrainase kanë kryer një sërë operacionesh të s...
Qeveria e Kosovës i ka thënë të premten Radios Evropa e Li...
Një zyrtar i OKB-së për të drejtat e njeriut i ka kërk...
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, njëherësh k...
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se i...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...