Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, njëherësh kryesues i radhës i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, Bujar Osmani, u bëri thirrje të premten Kosovës dhe Serbisë të zgjidhin sa më parë mosmarrëveshjet në një kohë kur bota po përballet me ndryshime gjeopolitike.
Ai i bëri këto komente një ditë pasi Kosova dhe Serbia zhvilluan takime në Bruksel me të dërguarin e posaçëm për bisedimet, Miroslav Lajcak, pas të cilëve palët nuk qenë në gjendje të raportojnë ndonjë përparim.
“Ne inkurajojmë autoritetet e Kosovës që të vazhdojnë përpjekjet për të mbyllur temat e mëdha në rajon për shkak se zhvillimi i gjeopolitikës në përgjithësi nuk shkon në favor të vendeve të rajonit. Prandaj ky do të ishte mesazhi im edhe si kryesues i OSBE-së, edhe si ministër i një vendi anëtar të NATO-s, një vend që negocion me Bashkimin Evropian, që t’i inkurajoj pra palët të shfrytëzojnë këto momente të rëndësishme gjeopolitike”, tha zoti Osmani.
Takimet së enjtes pasuan shtimin e përpjekjeve perëndimore për të përshpejtuar zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, duke i kërkuar Prishtinës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ndërsa Beogradit njohjen de fakto të Kosovës.
Sulmi nga një grup serbësh të armatosur kundër policisë së Kosovës më 24 shtator, që është cilësuar si përshkallëzimi më i rëndë në marrëdhëniet Kosovë Serbi i viteve të fundit, ka shtuar shqetësimet për qëndrueshmërinë në rajon mes frikës se Rusia mund të përdorë Beogradin për të nxitur konflikte etnike në Ballkan, për të tërhequr vëmendjen e botës nga agresioni i saj në Ukrainë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të enjten se ka informacione që Rusia mund të përpiqet të nxis një konflikt në Ballkanin Perëndimor.
I pyetur rreth këtij shqetësimi, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha të premten se blloku është i ndërgjegjshëm se Rusia po përpiqet të bëjë krejt cfarë është e mundur për të shfrytëzuar paqëndrueshmërinë politike për të rritur ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit.
“Ne i mbikëqyrim këto veprimtari të Rusisë tashmë për një kohë dhe e dimë se çfarë po përpiqet të bëjë Rusia. Prandaj po punojmë shumë me partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor për t’i përgatitur ata që të përballen me to. Kjo është edhe një nga çështjet e ngritura të hënën gjatë diskutimeve ndërmjet vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Stano.
Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që u shpall më 2008 me mbështetjen e fuqive perëndimore dhe ndonëse synon integrimet evropiane, ruan lidhje të ngushta me Moskën, duke refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë./ VOA
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se i...
Jozef Puska vrau në mënyrë makabre mësuesen Ashling Murphy...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenb...
Një djalë 2 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e temperat...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, një ditë më pa...
Drejtori i spitalit kryesor të Rripit të Gazës i basti...
Një qytet i vogël Whittier në Alaska është tejet i veç...
Nuk janë premisa të mira për vizitën e presidentit tur...
Një gjykatës i Apelit në Nju Jork ka anuluar përkohësisht ...
Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së për Çështjet...
Një ish-oficer ushtarak argjentinas ka ndërruar jetë për s...
Marrëdhëniet turko-gjermane kanë arritur një pikë të ulët....
Kandidatët e partisë demokrate, të cilët mbështesin të dre...
Pedro Sanchez ka fituar një mandat të dytë si kryemini...
Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit turk vonoi një...
Më 18 nëntor, Finlanda do t’i mbyllë katër prej nëntë pika...
Familjet e rreth 240 pengjeve që besohet se po mbahen ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten kanë futur në li...
Nëse jeni duke menduar të nisni studimet për mjekësi p...
Kryeministri Albin Kurti duhet të gjejë një zgjidhje p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...