Aksidenti me dy viktima në Cërrik/ Policia me reagim zyrtar
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...

Një gjykatës i Apelit në Nju Jork ka anuluar përkohësisht vendimin për kufizimin e komenteve të Donald Trump lidhur me pjesëtaret e gjykatës që po shqyrtojnë çështjen ndaj tij. Gjykatësi ngriti shqetësime për lirinë e fjalës.
Vendimi i gjykatësit David Friedman e lejon ish-Presidentin që të komentojë lirshëm për stafin e gjykatës ndërsa zhvillohet një proces më i gjatë apelimi.
Gjykatësi Arthur Engoron, i cili po shqyrton çështjen ndaj zotit Trump për mashtrime financiare, dha urdhër më 3 tetor për kufizimin e komenteve të ish-presidentit pasi ky i fundit bëri komente të rreme në median sociale në lidhje me një punonjëse të gjykatës.
Pas kësaj, gjykatësi e gjobiti zotin Trump për shkelje me 15,000 dollarë dhe e zgjeroi gjobën edhe për avokatët e tij pasi ata ngritën pikëpyetje në lidhje me rolin e punonjëses së gjykatës te çështja ndaj zotit Trump.
Ndërsa mori vendimin në një seancë urgjente të enjten, gjykatësi Friedman vuri në dyshim autoritetin e gjykatësit Engoron për të kontrolluar komentet e zotit Trump jashtë sallës së gjykatës.
Gjykatësi Friedman tha se vendimet për të mos komentuar zakonisht merren për çështje penale, kur ekziston frika se komentet mund të ndikojnë te juria e çështjes. Gjyqi civil ndaj zotit Trump nuk ka juri.
Avokati i zotit Trump, Christopher Kise, tha se gjykatësi i apelit “mori vendimin e duhur dhe e lejoi Presidentin Trump që të përfitonte plotësisht të drejtat e tij kushtetuese që ofron Amendamenti i Parë, të drejtat për të folur për njëanshmërinë në gjyqin e tij, atë që ai po sheh dhe po dëshmon në gjyqin e tij, i cili duhet të ndiqet nga të gjithë”.
Një tjetër avokate e zotit Trump, Alina Habba, tha se ajo nuk ka në plan që ta këshillojë ish-presidentin që të heshtë në lidhje me punonjësen e gjykatës.
“Unë nuk shoh arsye për kufizime sepse zonja James po vazhdon ta diskreditojë klientin tim”, tha zonja Habba, duke iu referuar Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, e cila i ka ngritur akuzat. “Të dyja palët duhet të jenë në gjendje të flasin”.
Vendimi i gjykatësit Friedman vlen edhe për avokatët e zotit Trump si dhe të tjerët e përfshirë në çështje.
Zoti Trump dhe avokatët e tij e kanë kritikuar shpesh punonjësen e gjykatës, Allison Greenfield. Ata pretendojnë se ish-kandidatja demokrate për një post gjykatëseje është një zë politik në veshin e gjykatësit Arthur Engoron, megjithëse edhe ai është demokrat.
Gjykatësi Engoron e ka mbrojtur rolin e saj në sallën e gjyqit, duke urdhëruar që të mos komentohet rreth punonjësve të gjykatës dhe duke e gjobitur zotin Trump 15,000 dollarë, për atë që gjykatësi e konsideroi shkelje.
Javën e kaluar, gjykatësi Engoron u kërkoi avokatëve të çështjes që të mos komentonin rreth “komunikimeve konfidenciale” midis tij dhe ekipit.
Avokatët e zotit Trump, të cilët kërkuan pavlefshmërinë e gjykimit të hënën, thonë se urdhrat e gjykatësit Engoron po shtypin në mënyrë jokushtetuese fjalën e lirë./ VOA
Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së për Çështjet...
Një ish-oficer ushtarak argjentinas ka ndërruar jetë për s...
Marrëdhëniet turko-gjermane kanë arritur një pikë të ulët....
Kandidatët e partisë demokrate, të cilët mbështesin të dre...
Pedro Sanchez ka fituar një mandat të dytë si kryemini...
Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit turk vonoi një...
Më 18 nëntor, Finlanda do t’i mbyllë katër prej nëntë pika...
Familjet e rreth 240 pengjeve që besohet se po mbahen ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten kanë futur në li...
Nëse jeni duke menduar të nisni studimet për mjekësi p...
Kryeministri Albin Kurti duhet të gjejë një zgjidhje p...
Njerëzit me aftësi të kufizuara që duan të udhëtojnë n...
Qiproja ndodhet afër Izraelit, Sirisë, Turqisë dhe Egjipti...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë p...
Vizitën e tij të parë në postin e Sekretarit të ri të ...
Forcat izraelite kanë njoftuar se kanë sulmuar shtëpinë e ...
11 persona janë arrestuar dhe 16 të tjerë janë shpallu...
Autoritetet italiane kanë raportuar për një shpërthim ...
Ditën e sotme do të zhvillohet në Bruksel takimi i radhës ...
Tetori 2023 në mbarë botën ishte muaji më i nxehtë i m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...