Gaza, luftë për spitalet
36 spitale ekzistojnë në Rripin e Gazës, por sipas të dhën...

Të paktën 30 foshnje të lindura para kohe janë evakuuar nga spitali kryesor në Gazë të dielën dhe do të transferohen në Egjipt, tha Ministria e Shëndetësisë në këtë territor, përderisa dhjetëra pacientë të tjerë në gjendje kritike vazhdojnë të jenë në spital, tri ditë pasi forcat izraelite hynë në ndërtesën e këtij institucioni shëndetësor.
Fati i foshnjave të sapolindura në spitalin Shifa mori vëmendje globale pas publikimeve të imazheve që shfaqën mjekët duke tentuar që t’i mbanin ngrohët bebet. Për shkak të mungesës së rrymës, inkubatorët dhe pajisjet e tjera dolën jashtë funksionit, përderisa mbaruan furnizimet me ujë, ushqim dhe ilaçe në kohën kur forcat izraelite luftonin jashtë ndërtesës së spitalit me Hamasin – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të shtunën vizitoi spitalin Shifa dhe tha se 291 pacientë ishin ende aty, përfshirë 32 foshnje në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, pacientë me plagë jashtëzakonisht të infektuara dhe ata që kanë lëndime në shtyllën kurrizore dhe nuk mund të lëvizin.
Medhat Abbas, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, konfirmoi për AP-në evakuimin e foshnjave, duke mos dhënë më shumë detaje. OBSH-ja ende nuk ka konfirmuar evakuimin e foshnjave.
Afër 2.500 persona të zhvendosur, pacientë dhe pjesëtarë të stafit mjekësor u larguan nga spitali Shifa të shtunën, tha OBSH-ja, duke shtuar se 25 pjesëtarë të stafit shëndetësor vazhdojnë të qëndrojnë së bashku me pacientët.
Izraeli për një kohë të gjatë ka pretenduar se Hamasi ka një qendër komanduese brenda dhe nën Shifa. Izraeli e ka përshkruar spitalin si cak kyç të luftës së tij për t’i dhënë fund sundimit të Hamasit në Gazë, pas sulmeve të grupit ekstremist në jug të Izraelit gjashtë javë më parë, sulme që nxitën luftën.
Hamasi dhe stafi i spitalit mohojnë këto pretendime.
Mbi 11.500 palestinezë janë vrarë, sipas të dhënave të paraqitura nga autoritetet shëndetësore palestineze. Edhe 2.700 të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe të cilët besohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Në shifrat e viktimave, të paraqitura nga autoritetet shëndetësore në Gazë, nuk bëhet dallimi midis civilëve dhe luftëtarëve të Hamasit. Izraeli ka thënë se ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit.
Ndërkaq, afër 1.200 persona janë vrarë në Izrael, shumica civilë, gjatë sulmeve të 7 tetorit të Hamasit. Hamasi po ashtu ka kapur pengje afër 240 persona. Ushtria izraelite ka thënë se gjatë luftës i janë vrarë 52 ushtarë./ Rel
36 spitale ekzistojnë në Rripin e Gazës, por sipas të dhën...
Në vitin 2024 shpenzimet ushtarake të Rusisë tejkalojn...
Këshilli i Ministrave të Bosnje e Hercegovinës nuk ka marr...
Agresioni i Rusisë në Ukrainë vë në pah urgjencën dhe rënd...
Elon Musk kërcënoi të shtunën se do të padisë organizatën ...
Ish-drejtori i Policisë së Malit të Zi Slavko Stojanoviç ë...
Turqia do të bëjë përpjekje për të rindërtuar infrastruktu...
Pacientë, personel mjekësor dhe palestinezë të zhvendosur ...
Koordinatori për Lindjen e Mesme në Këshillin e Sigurisë K...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje preside...
Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës po zhvillojnë n...
Zimbabve ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kry...
Ndërkohë që trysnia ndaj Izraelit po shtohet për shkak të ...
Ministria e Drejtësisë e Rusisë ka paraqitur një mocio...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka përmendur të prem...
Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet nënshkruan të premte...
Ministria për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lo...
Shiu i meteorëve Leonid do të ndriçojë qiejt mbi Mbret...
Papa Françesku pritet të takohet javën e ardhshme me të af...
Trupat ukrainase kanë kryer një sërë operacionesh të s...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...