"Inkurajoj qeverinë të trajtojë shqetësimet e qytetarëve"/ Marta Kos flet për protestat në Tiranë
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos gjatë konfer...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos gjatë konfer...

Kancelari Olaf Scholz u shfaq i hapur ndaj një ndalimi të mundshëm të shitjes së shërbimeve seksuale në Gjermani. Këtë kërkesë kanë dërguar në Bundestag partitë CDU/CSU.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se do të dëshironte të shihte kufizime të mëtejshme ligjore për shërbimet seksuale në Gjermani, duke shtuar se shitja e shërbimeve të seksit është "e papranueshme" dhe nuk duhet të jetë diçka "normale".
"Unë nuk mendoj se është e pranueshme që burrat të blejnë gra," tha Scholz në Bundestag. "Është diçka që më ka shqetësuar gjithmonë moralisht”, shtoi Scholz. "Unë mendoj se ne duhet të shikojmë ligjin dhe të shohim se si mund të zgjidhet kjo çështje më së miri," shtoi kancelari gjerman gjatë një debati në të cilën ai iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në Bundestag.
Kristiandemokratët dhe kristiansocialët nga partitë e Unionit CDU/CSU, grupit më të madh parlamentar opozitar në Bundestag, paraqitën një kërkesë për ndalimin e blerjes së shërbimeve seksuale sipas të ashtuquajturit "Modeli nordik". Sipas këtij propozimi, makrotë dhe klientët duhet të ndëshkohen, shtëpitë publike duhet të ndalohen. Në të njëjtën kohë, prostitutat duhet të mbrohen për t'u mundësuar atyre që të dalin më lehtë nga ky mjedis. Partitë CDU dhe CSU bën thirrje për rregulla të ngjashme si në Suedi, Norvegji, Islandë, Kanada, Francë, Irlandë dhe Izrael.
Gjermania: qendër e shfrytëzimit seksual?
"Fatkeqësisht, Gjermania është kthyer në një qendër shfrytëzimi dhe abuzimi seksual," tha nënkryetarja e grupit parlamentar të CDU/CSU, Dorothee Bär, përgjegjëse për familjen dhe kulturën.
Ajo vuri në dukje se 25.000 gra në Gjermani merren me prostitucion. Ajo kërkoi nga kancelari gjerman që të mbështetë propozimin e kristiandemokratëve dhe kristiansocialëve për të ndaluar shitjen e shërbimeve seksuale.
Scholz nuk iu përgjigj drejtpërdrejt kësaj kërkese, por tha se shpesh lidhet me abuzime, me dhunë dhe me strukturat kriminale. Ai shtoi se do të mirëpriste një diskutim se si të luftohen fenomene të tilla.
A është e ligjshme puna seksuale në Gjermani?
Qendra Eros në FrankfurtFotografi: Schöning/IMAGO
Parlamenti Evropian votoi gjithashtu për ndalimin epunës seksualebazuar në të ashtuquajturin "modeli nordik". Javën e kaluar, ministrja gjermane e Familjes Lisa Paus e Partisë së Gjelbër tha se qeveria federale nuk po planifikon asnjë ndryshim në Aktin e Mbrojtjes së Prostitutave në Gjermani. Ajo shtoi se ligji i vitit 2017, i cili ka hyrë në fuqi me qëllim të forcimit të pozitës ligjore të punonjësve të seksit, është në fuqi dhe do të rishikohet deri në vitin 2025.
Puna seksuale ka qenë gjithmonë e ligjshme në Republikën Federale të Gjermanisë, por promovimi i kësaj pune konsiderohej si vepër "imorale" dhe penale deri në vitin 2002.
Në RDGJ (ish-Gjermania Lindore), puna seksuale ishte e paligjshme dhe zyrtarisht nuk ekzistonte. Në shtator të vitit të kaluar, shoqata gjermane "Shërbimet Seksuale" u shpreh kundër të ashtuquajturit model nordik dhe tha se diskutimi po lëvizte "në dëm të një shoqërie tolerante dhe të drejtave të individëve" dhe se në këtë debat nuk janë përfshirë personat e prekur./DW
Presidenti amerikan, Joe Biden, duke folur për kohën p...
Lufta mes Hamasit dhe Izraelit vijon në Gaza, ndërsa numri...
Senatori republikan i Teksasit, Ted Kruz është përball...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Rusia syn...
Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje të posa...
Franca do të dërgojë më shumë furnizime mjekësore dhe një ...
Lumir Abdixhiku është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Dem...
Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë në një...
Gjermania, Franca dhe Italia kanë arritur një marrëves...
Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, tha se Ukraina ës...
Moti i keq me erëra të fuqishme ka goditur Bullgarinë ...
Të paktën 30 foshnje të lindura para kohe janë evakuua...
36 spitale ekzistojnë në Rripin e Gazës, por sipas të dhën...
Në vitin 2024 shpenzimet ushtarake të Rusisë tejkalojn...
Këshilli i Ministrave të Bosnje e Hercegovinës nuk ka marr...
Agresioni i Rusisë në Ukrainë vë në pah urgjencën dhe rënd...
Elon Musk kërcënoi të shtunën se do të padisë organizatën ...
Ish-drejtori i Policisë së Malit të Zi Slavko Stojanoviç ë...
Turqia do të bëjë përpjekje për të rindërtuar infrastruktu...
Pacientë, personel mjekësor dhe palestinezë të zhvendosur ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...