Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja u kundërpërgjigj pas sulmeve prej disa javësh të rebelëve jemenas ndaj anijeve në Detin e Kuq. Ç'përfaqësojnë rebelët huthi dhe çfarë duan të arrijnë ata?
Pas operacionit "Prosperity Guardian” ndaj rebelëve huthi gjendja po përshkallëzohet ndjeshëm. Me sulmet e tyre ndaj anijeve rebelët po demonstrojnë prej javësh mbështetjen e tyre për kauzën palestineze dhe radikalët islamikë Hamas në Rripin e Gazës. Ata deklaruan se do të vazhdojnë të sulmojnë çdo anije që shkon për në Izrael, derisa ushtria e Izraelit të heqë bllokadën e Rripit të Gazës dhe të lejojë dërgimin e ushqimeve dhe të furnizimeve të tjera të nevojshme për jetesën.
Menjëherë pas sulmeve të udhëhequra nga SHBA dhe Britania rebelët huthi u përbetuan për hakmarrje. "Beteja do të zgjerohet shumë përtej imagjinatës dhe pritshmërive të amerikanëve dhe të britanikëve," citoi nga agjencia e lajmeve AP, Ali al-Kahumin, një zyrtar i lartë Huthi.
Origjina dhe identiteti
Huthit i përkasin një grupi fisnor nga një zonë malore në Jemenin verior që kufizohet me Arabinë Saudite. Nga pikëpamja fetare ata u përkasin zaidëve, një drejtim brenda grupit të myslimanëve shiitë. Ndryshe nga shumë shiitë të tjerë, zaidët nuk besojnë në kthimin e një imami të fshehur, të ashtuquajturit Mehdi. Megjithatë përkatësia e huthive ndaj islamit shiit është një bazë e rëndësishme për lidhjet e tyre të mira me Iranin, i cili e sheh veten si supremaci dhe përfaqësues i interesave të shiitëve në rajon. Në Jemen zaidët përbëjnë një të tretën e popullsisë.
Huthit dhe lufta civile
Që nga e ashtuquajtura Pranvera Arabe e vitit 2011 huthit e kanë akuzuar gjithnjë e më shumë qeverinë qendrore të Jemenit në Sana për margjinalizimin e zaidëve dhe shtypjen e të drejtave të tyre. Po ashtu e e akuzonin qeverinë jemenase se ishte jashtëzakonisht e afërt me Izraelin dhe SHBA-në. Mbi bazën e këtyre akuzave huthit u ngritën në vitin 2014 kundër qeverisë së presidentit të atëhershëm Abed Rabo Mansur Hadi. Ai mundi të qëndronte në detyrë vetëm falë një aleance ushtarake ndërkombëtare të udhëhequr nga Arabia Saudite. Aleanca lufton kundër rebelëve huthi që nga viti 2015 - por pa ndonjë sukses.
Qeveria e mbështetur nga Arabia Saudite kontrollon jugun e vendit, ndërsa huthit kontrollojnë veriun. Ata mbështeten nga Irani. Kjo është arsyeja pse lufta civile në Jemen konsiderohet gjithashtu edhe një luftë përfaqësuese midis Arabisë Saudite dhe Iranit. Huthit kanë tanke, automjete dhe raketa llojesh të ndryshme, të cilat ata thonë se kryesisht i kanë grabitur nga ushtria e rregullt jemenase.
Ideologji radikale antiizraelite
Kursi ideologjik i rebelëve huthi mund të kuptohet nga motoja e tyre: "Allahu është më i madhi, vdekje Amerikës, vdekje Izraelit, mallkim hebrenjve, fitore për fenë islame". Në territorin e tyre në Jemenin verior ata kanë vendosur një rend të rreptë islamik. Ata e kombinojnë militantizmin fetar me një kurs të rreptë antiperëndimor dhe antiizraelit. Emri që huthit përdorin për veten e tyre - "Ansar Allah" (ndihmës i Allahut, mbështetësi i Allahut) - pasqyron gjithashtu këtë frymë.
Marrëdhënie të ngushta me Iranin
Huthit konsiderohen si aleatë të ngushtë të qeverisë iraniane. Ata e shohin veten si pjesë e të ashtuquajturit "bosht rezistence" kundër Izraelit dhe SHBA-së, i cili përfshin edhe Hezbollahun libanez, milici të ndryshme irakiane dhe regjimin sirian, shpjegon në bisedë me DW politologu Hamidreza Azizi nga Fondacioni i Shkencë dhe Politikë (SWP) në Berlin. Megjithatë huthit ndryshonjë nga partnerët e tjerë të Iranit. Nga njëra anë, ata janë më pak të varur nga Teherani sesa, për shembull, Hezbollahu libanez, dhe nga ana tjetër, ata nuk janë drejtpërdrejt në varësi të sistemit të komandës dhe të kontrollit iranian, thotë Azizi./ DW
I dërguari i SHBA-së për klimën, John Kerry, po planif...
Ky vit do të jetë një sprovë madhore për demokracinë, ndër...
Turqia arrestoi këtë muaj dhjetëra persona nën akuzat se s...
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka treg...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha të shtunën se me...
Turqia tha të shtunën se forcat e saj kishin "neutralizuar...
Analistët vlerësojnë se mediat në Malin e Zi janë të ngark...
Një bombol gazi ka shpërthyer këtë të shtunë në në fsh...
Ministri i ri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, e si...
Votuesit tajvanezë zgjodhën si president kandidatin e Part...
Izraeli vazhdoi bombardimet në Rripin e Gazës të shtunën, ...
Turqia kreu sulme ajrore ndaj militantëve kurdë në shtetet...
Ushtria amerikane e sulmoi edhe një fushë tjetër të kontro...
Videoja e publikuar nga "BBC" tregon momentin kur turi...
Procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (...
Së paku 10 njerëz kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë zh...
Nuk ndodh shpesh që një procedurë ligjore e Gjykatës N...
Të premten marina amerikane paralajmëroi anijet me flamur ...
Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron konflikt me Iranin, pavarësi...
Presidenti Joe Biden ka propozuar sërish emrin e David Kos...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...