Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha të shtunën se me armatimin e mëtejshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës nga vendet e NATO-s, po synohet jo vetëm largimi i gjurmëve të Serbisë në Kosovë por edhe largimi i serbëve nga atje.
Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Agjencinë e sigurisë ushtarake, pak ditë pasi Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh.
Presidenti serb i cili paralajmëroi se vendi i tij do t’i shpenzojë rreth 740 milionë euro vetëm këtë vit për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe armatimeve, tha se Serbia duhet të kuptojë se çfarë po ndodh rreth saj dhe duhet ta ruaj paqen, qëndrueshmërinë dhe të forcojë ushtrinë.
“Ne e dimë që me krejt këto po udhëheq Amerika. Këtë po e bëjnë ekspertët e mëdhenj. Ata (Forca e Sigurisë së Kosovës) do të jenë si mendërisht, fizikisht dhe në organizim tepër të gatshëm. Amerikanët dhe NATO-ja këtë po e bëjnë në mënyrë jashtëzakonisht serioze dhe të përgjegjshme. Ata po e bëjnë këtë dhe do të formojnë forca jashtëzakonisht të fuqishme, ashtu siç i kanë formuar në Kroaci dhe vende tjera”, tha presidenti serb.
Të enjten Departamenti amerikan i Shtetit, tha se Kosova ka kërkuar blerjen e 24 sistemeve dhe 246 raketave Javelin FGM-148F.
Në këtë shitje do të përfshihen gjithashtu edhe elementët logjistikë të stërvitjes dhe përdorimit të tyre dhe vlera e përgjithshme llogaritet të jetë 75 milionë dollarë.
“Kjo shitje e propozuar do të mbështeste synimet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.
Tani kërkesa i shkon Kongresit amerikan që shqyrton shitjen e armëve për vendet e huaja.
“Shitja e propozuar do të përmirësojë kapacitetin afatgjatë të mbrojtjes së Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe tërësisnë e saj tokësore duke përmbushur nevojat e saj të mbrojtjes kombëtare”, thuhet në njoftimin e agjencisë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Sipas njoftimit, shitja e propozuar e sistemeve Javelin nuk do të ndryshojë ekuilibrin ushtarak në rajon.
Presidenti serb Vuçiç tha se armatosja e Kosovës po ndodh në kundërshtim me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.
“Shkatërrimi i rendit ndërkombëtar me armatimin e mëtejshëm të të ashtuquajturave Forca të Sigurisë së Kosovës... po ndodh pothuajse çdo ditë nga disa shtete, në radhë të parë nga Turqia, por edhe vende të tjera të NATO-s, siç e kemi parë dje edhe Kroacinë dhe vende të tjera, synon që në kundërshtim me Rezolutën 1244 të OKB-së, jo vetëm të heqë plotësisht çdo gjurmë të ekzistencës së Serbisë nga territori i Kosovës por të largojë edhe popullin serb”, tha ai.
Ai tha se Kosova ka buxhetin me rritjen më të shpejtë për ushtrinë dhe policinë, dy sektorë që sipas tij nuk guxon të ekzistojnë.
Ai tha se Ushtria e Serbisë do të vazhdojë të armatoset por sipas tij mundësitë e Serbisë janë të vogla në krahasim me superfuqitë si Shtetet e Bashkuara, Turqia, dhe vende të tjera.
Në dhjetor të vitit 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth 5 mijë trupa paqeruajtëse në Kosovë, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë./ VOA
Turqia tha të shtunën se forcat e saj kishin "neutralizuar...
Analistët vlerësojnë se mediat në Malin e Zi janë të ngark...
Një bombol gazi ka shpërthyer këtë të shtunë në në fsh...
Ministri i ri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, e si...
Votuesit tajvanezë zgjodhën si president kandidatin e Part...
Izraeli vazhdoi bombardimet në Rripin e Gazës të shtunën, ...
Turqia kreu sulme ajrore ndaj militantëve kurdë në shtetet...
Ushtria amerikane e sulmoi edhe një fushë tjetër të kontro...
Videoja e publikuar nga "BBC" tregon momentin kur turi...
Procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (...
Së paku 10 njerëz kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë zh...
Nuk ndodh shpesh që një procedurë ligjore e Gjykatës N...
Të premten marina amerikane paralajmëroi anijet me flamur ...
Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron konflikt me Iranin, pavarësi...
Presidenti Joe Biden ka propozuar sërish emrin e David Kos...
Partia Popullore Evropiane (PPE) ka kundërshtuar kërke...
Gjermania është vendi i fundit evropian i goditur nga ...
Sulmet me dronë dhe raketa mbi anijet e ngarkesave në Deti...
Forcat e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë kryer sul...
Deputetja britanike Alicia Kearns në një deklaratë për...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...